Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori akuzohet për tentativë vrasjeje
Iu bë atentat, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e Salman Rushdie, rrezikon të humbë njërin sy 13 Gusht, 1...
Iu bë atentat, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e Salman Rushdie, rrezikon të humbë njërin sy 13 Gusht, 1...
Plagosja e Admir Bejos, policia: 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën 13 Gusht, 21:04 EM...
Masakra në Malin e Zi, autorin e vrau një qytetar, mes viktimave janë dy fëmijë 12 Gusht, 22:19 Masak...
Plagoset me armë zjarri punonjësi i IMT-së në Tiranë 12 Gusht, 17:50 DETAJE/ Qani Muça që...
TIRANË– Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi ditën e sotme kandidaturën për kryetar të Autoritetit të Konkurrencës. Kandidati Denar Biba ka zgjedhur që të mos jetë i pranishëm sot në mbledhje, duke shkaktuar debate mes maxhorancë dhe opozitës.
Edhe pse nuk ishte prezent, Biba mori miratimin e Komisionit të Ekonomisë për t’u zgjedhur në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Emri i tij pritet t’i shkojë Kuvendit, për të zëvendësuar në krye të Autoritetit të Konkurrencës Luljana Latifin. Biba mori 4 vota kundër, atë të Erion Braçes, Alfred Rushaj, Edmond Spahos dhe Arbi Agalliut.
Rezerva shfaqi për këtë miratim, deputeti Erion Braçe, i cili është shprehur se Biba nuk ka qënë asnjëherë funksionar i Partisë Socialiste dhe as anëtar, deputet apo kryetar organizate.
“Denar Biba nuk ka qenë asnjëherë funksionar i PS, as anëtar i PS as deputet i saj as kryetar organizate. Detyra e kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve nuk është politike, është kushtetuese. Nëse gjykojmë nga ky aspekt, për mua ky zotëria nuk është njeri politik aq më tepër i PS. Zotëria ka qenë në një detyrë shtetërore dhe në këtë detyrë kam rezervat e mia, për të gjithë institucionin e Prokurimit Publik të asaj kohe që është shkarkuar i gjithi. Për mua kandidatura e zotërisë, nuk e kam votuar as kur u bë anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, njeh shumë mirë fushën e zgjedhjeve, të drejtën Kushtetuese, por në këtë lëmin për të cilin po e ngarkojmë me përgjegjësi, ashtu si në atë lëmin e Prokurimeve Publike që e ngarkuam me përgjegjësi, nuk ka njohje. Kam rezerva për integritetin e zotërisë”,
Po ashtu, kundër këtij propozimi ishte dhe opozita. Alfred Rushaj kërkoi që Biba të vinte vetë në Komision dhe të paraqiste para tyre platformën që ai ka dhe vizionin për ta drejtuar institucionin.
“Duam që zotëria të vijë, dhe të na paraqesë platformën e vetë dhe për të treguar vizionin e tij për të drejtuar këtë institucion. Institucioni i konkurrencës është shumë i rëndësishëm. Ne absolutisht nuk gjykojmë që zotëria do të ketë besimin e një pjese të mirë, jo vetëm të opozitës por edhe shoqërisë. Mos të harrojmë që është, jo vetëm me afërsinë politike, por të mos harrojmë që është personi që ka mbajtur një pozicion të lartë shtetëror që është akuzuar nga një anëtar i Gjykatës së Strasburgut. Kur keni qenë ju në opozitë, keni pasur një post. Ka uzurpuar pozicionin e anëtarit që e ka mbajtur opozita.”, tha Rushaj.
Autoriteti i Konkurrencës (AK) është institucioni publik i ngarkuar nga ligji për të mbrojtur konkurrencën e lirë dhe efektive në Shqipëri. Ky institucion ka për qëllim të mbrojë konkurrencën në vetvete, si një e mirë publike. Në këtë mënyrë, mbrojtja e konkurrencës efektive i shërben interesit publik.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Një rast i tmerrshëm i dhunimit të kafshëve ka ndodhur në Kolonjë të Lushnjes. ‘Joq’ ka ndarë një video në të cilën shihet një ma...
TIRANË– Ora 23:00 duhet që të gjejë në shtëpi çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, përveç të ‘fiksuarve’ pas lojrave të fatit. Kazi...
TIRANË – Prej 2 javësh efektivët e policisë nga drejtoritë e gjithë qarqeve në vend po i nënshtrohen analizës së gjakut dhe urinës me qëllim identifi...
TIRANË– Ramazan Raja, i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Lezhë, ku i riu së bashku me dy miqtë e tij u futën brenda një lokali duke kërku...
LAÇ– Rikthehet në skenë Ramazan Rraja! Nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrajës është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi ...
DURRËS – Një video sa gazmore aq edhe për të vënë duart në kokë është publikuar në rrjetet sociale, teksa shihet se si rrugët në qytetin e Durrësit j...
ITALI– Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur në me thikë mbrëmjen e së dielës, në Firence, pas një sherri për motive të dobëta me disa italianë.Një...
Presidenti Ivan Duque e quajti atë “goditjen më të rëndë” ndaj trafikut kolumbian të drogës këtë shekull, e krahasueshme vetëm me arrestimin e bosit të drogës, ...
SHKODËR– Dëshmia e bashkëshortes të së ndjerit Pashko Ujka është ndërruar disa herë kur ende nuk është mbushur java nga vrasja e ish-kryekomunarit të...
GREQI – Vetëm një ditë më parë u publikuan disa informacione, të cilat hodhën më shumë dritë në lidhje me skandalin e pajisjes së kriminelëve të superkërk...