LIVE UPDATES
Aktualitet

21 Tetor 2019, 11:32 Nga DOSJA

Është diçka që dihet dhe që të gjithë e kemi provuar. Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara plane me orar fiks. Dhe nëse ia del të gjesh parkim në një rrugicë, së pari duhet të kesh bërë disa xhiro boshe. Nëse do kesh fat dhe parkimi është i pazënë, aty mund të ketë karrige, të cilat të paralajmërojnë që ai vend është bosh vërtet, por është i zaptuar, ose mund të gjesh blloqe provizore apo edhe bidonë uji. Këto sende janë ‘tabelat’ joshtetërore që një shofer i lexon po aq mirë sa edhe tabelat paralajmëruese të mësuara përpara se të pajiset me patentë. Por pa llogaritur parkingjet private, idealja është parkimi pa mundim, mjafton të gjesh bosh vendin dhe çdo gjë varet nga një tekst mesazhi ku duhet të shkruash targën e automjetit, në numrin e bashkisë 050500. Për këtë opsion, parkimi nis dhe numërohet me orë, skadimi i të cilave të njoftohet në telefon. Shtojini këtyre vështirësive sa më sipër edhe disa palë polici, polici rendi , polici rrugore dhe polici bashkiake që janë në kërkim të kundërvajtësve.

Dhe pikërisht në mes të këtij stresi përpjekjet për të siguruar parkimin e makinës sjellin edhe shkaqet për sherre mes të rinjve, ose më së paku mes shoferëve. Siç rezulton, përveç sherreve mes të rinjve për femra, grindjet për parkimin e makinës janë një motiv më tepër për grushte dhe fjalosje.

Parkova dhe e gjeta makinën në mes të rrugës

Duhet të ketë qenë vërtet stresuese dhe çorientuese gjendja me të cilën është përballur një i ri, që pak përpara se të përfundonte orarin zyrtar e ka gjetur automjetin as të parkuar dysh dhe as si të fortët. Por në mes të rrugës.

Rubin Shehu, (Drejtori i Sapoemeruar i Doganes ne Durres) pas mosmarrëveshjes me një zaptues parkimi nuk zgjodhi sherrin alla “me mua e ke?”, por  pasi nuk u kuptua as me policinë që e kishte gjobitur për “parkimin e guximshëm në mes të rrugës”, e nxori stresin dhe inatin me një kallëzim po në polici .

Rubini deklaron gjithë itinerarin që kur doli nga shtëpia për të shkuar në punë  dhe se si e gjeti automjetin në mes të rrugës.

Rubini: Kam parkuar automjetin me targë Tr 76.. R , model “Volkswagen polo” me ngjyrë të bardhë pas Ministrisë së Arsimit, në rrugën “Mihal Duri”. Ky automjet është në përdorim prej meje. Pasi parkova e sigurova mjetin dhe u largova për në punë. Në orën 16.14 minuta u njoftova nga një familjar në lidhje me vendndodhjen e mjetit, i cili gjendej në mes të rrugës. U nisa menjëherë, duke lënë punën për të shkuar te makina, pasi kisha parkuar në anë të rrugës dhe nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur. Kur kam arritur te makina, gjeta trafik që ishte shkaktuar nga automjeti im që kishte bllokuar pothuajse të gjithë aksin. Gjithashtu gjeta edhe një gjobë te xhami i përparmë. Mora makinën duke e spostuar dhe duke e parkuar në vendin ku e kisha parkuar në mëngjes, ku në krahun e djathtë gjendej në lokal si edhe një servis celularësh. U habita pasi mjetin nuk e kisha lënë në mes të rrugës, por e kisha parkuar rregullisht. Aty nuk ndodhej asnjë tabelë. Në këtë moment që po përpiqesha të kuptoja çfarë kishte ndodhur, pronari i lokalit me ton indiferent më paralajmëroi: “Mos parko më para lokalit”.

Kallëzuesi i tha policisë përgjigjen që i dha pronarit të lokalit, se nëse kjo është shkelje për këtë veprim janë institucionet që merren me këtë punë. Por edhe pas këtij reagimi “pronari i parkimit” ka lëshuar të njëjtin paralajmërim “mos parko më para lokalit”.

Kuptova, shton i zoti i makinës që parkimi i automjetit kishte shkaktuar shqetësim dhe ndaj ka vazhduar të kërkojë sqarime. Por situata është agravuar, pasi pronari ka reaguar: Nëse e lë makinën para lokalit tim atëherë kam të drejtë ta cenoj.

Fjalë pas fjale, kur asnjëri nga ata të dy nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët, Shehu ka telefonuar policinë, e cila nga ana e saj ka kërkuar shpjegime nga shoferi se përse e kishte parkuar automjetin në mes të rrugës.

Polici: Je bërë shkak për bllokimin e rrugës, ndaj edhe ke marrë gjobën maksimale, pasi je bërë shkaktar për bllokimin e rrugës.

Pasi ka dëgjuar pretendimet e të riut, siç tregohet më tej në dinamikën e ngjarjes edhe policia i ka thënë shoferit t’i drejtohet policisë  për të shpjeguar se si kishte lëvizur automjeti nga parkimi në mes të rrugës.

Sherri për parkimin po hetohet nga Komisariati numër. 3 për dyshimet se pronari i lokali ka kryer vetëgjyqësi, duke zhvendosur mjetin nga parkimi në rrugë. Sido që të jetë derisa të gjejë se kush mban përgjegjësi penale, kallëzuesi ka një gjobë për të paguar, të prerë nga efektivët rrugorë.

Të rinjtë përpos për femra grinden edhe për parkimin e automjeteve. Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rubin shehu sherr per parkimin tirane rubin shehu sherr per parkimin tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj