LIVE UPDATES
Politike

16 Shtator 2020, 15:09 Nga DOSJA

TIRANË- Deputeti Adriatik Alimadhi, në një postim në rrjtetet sociale i është përgjigjur akuzave të Myslim Murrizit duke iu shprehur se nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në reagimin e tij në ‘Facebook’, Alimadhi ka publikuar fotografitë e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit teksa i është drejtuar Murrzit me fjalët fyese duke i thënë që të mos “guxojë të kakarisë si zhabë kanalesh”.

Ndër të tjera ai i ka thënë atij se atij në vitin 1990 iu mohua e dtrejta e studimit, duke qenë se asokoher i thonin se Alimadhi është armik i popullit dhe është tradhtar, e ndërkohë Murrizit nuk iu mohua drejta e asgjëje. Deputeti u shpreh se e ka kuptuar se nga vijnë këto shpifje dhe Murrizi ka rënë pre e thashethemeve të kurdisura nga partia e tij.

Reagimi i plotë

Pergjigje  Myslim Murrizi! Une nuk kam qene kurreee bashkepunetor i sigurimit te shtetit dhe per kete lexoni me poshte. Te dashur miq. Ne seancen plenare te dates 30 korrik kam kerkuar te respektoheshin parimet e kushtetutes, gjithashtu kam kerkuar te mbroja parimet e ligjit per partite politike; Ne kushtetute, neni 9, thuhet: 1. Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet te perputhet me parimet demokratike. Ne ligjin per partite politike, neni 1, thuhet: «Partite politike jane bashkime vullnetare te shtetasve mbi bazen e ideve, te bindjeve e te pikepamjeve ose te interesave te perbashket politike, te cilet synojne te ndikojne ne jeten e vendit nepermjet pjesemarrjes ne zgjedhjet dhe perfaqesimit te popullit ne organet e zgjedhura te pushtetit. » I pandikuar nga askush dhe i paperdorur per te folur ne emer te te tjereve, por vetem ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave demokratike,  politike te subjektit, dhe kjo ne baze te kushtetutes dhe ligjit per partite politike, mora fjalen. Vetem kaq u desh qe Myslim Murrizi te shperthente me fjalorin e tij si konia i parlamentit. E keni degjuar fjalimin e tij me goje te shthurur, ku ka perdorur çdo fjale pavend dhe pa fakte, dhe eshte munduar qe te me beje pis. Fjalet e tij ne kete seance plenare do ngelen ne histori, te cilat ne thelb kane hequr  parimet dhe lirite demokratike politike ne shqiperi. Kjo tregoi qartazi marreveshjen e Myslim Murrizit me kryetarin e mazhorances. Personalisht mendoj se ai podium dhe ajo salle plenare eshte per te folur burra dhe gra deputet, per ide dhe parime te lira dhe  demokratike, dhe per te bere ligje ne dobi te shoqerise shqiptare dhe jo per te bertitur ndaj njeri tjetrit. Eshte vendi ku flasin burrra dhe jo ku kakarisin kone. Ne fjalorin tend te shthurur, te piste dhe plote djallezi ndaj meje the: z. Alimadhi, para se te flasesh me mua te pakten shko merre nje cop leter te Genta Sula! Je shitur per vende pune zv/minister, me the se firmen time e ke hedhur ne kazan te fasuleve dhe se firma ime bije ere… .Sa here qe e degjoj me krijon bindjen se ju Myslim e keni bere qellimisht per te bere pis personalitetin tim, te cilin ne fakt nuk mund ta beni dot kurrreeee. I ndodhur ne keto kushte me duhet t’ju sqaroj ju dhe te gjithe ata miq dhe shqiptar qe ngriten dyshimet per personalitetin tim per ate çka ju thate per mua, se ato nuk jane aspak te verteta por genjeshtra. Me te drejte te gjithe ata qe e degjuan fjalimin tend  mundet te kene krijuar mendim se te gjitha keto qe ju shprehet ndaj meje mundet te jene te verteta por ne te vertet ato jane vetem shpifje. Me kete fjalor me detyrove qe me daten 03-08-2020 ti  drejtohem Autoritetit te Dosjeve dhe sot me date 16-09-2020 mora pergjigjen per ju z. Myslim. Le t’i marrim me radhe ateher. Doje te ashtuquajturen copen e letres nga zonja Genta Sula? E mora kete cope leter! Lexoje mire! Ju me akuzonit si bashkpuntor i sigurimit te shtetit! Ju paralajmerova me pare qe do shkoja dhe ju nuk kishit te drejte pa pasur argumentin apo faktin qe te me akuzonit. U bindet? Binduni mire tani Myslim. Por une e kuptoj shume mire gjuha juaj, gjuhe komunistesh sepse ashtu jeni edukuar, gjuhe per te fyer dike tjeter pa te drejte. Perse bertisje, apo per te mos kuptuar marreveshjen qe arrite me Ramen? Lexoje mire dhe mos, mos guxo me te kakarisesh si zhabe kanalesh! As kam qene kurre, e as kam bashkepunuar kurre me keto organe famekeqe. Perkundrazi, prej atyre institucioneve kriminale kam pasur vetem viktima, pushkatime, vrasje, burgje, tortura, biruca, persekutime qe ti nuk mundet as t’i mendosh. Keshtu ndodh kur flete pa menduar mire. Nje shrehje popullore nga anet tona thote: Po hodhe do te presesh. Kurre nuk mundem te akuzoj apo shpif per njeri, aq me keq te flas i pamenduar por ju i meritoni sot keto fjale nga une. Fjalet e tua me renduan sepse ishin shpifse, genjeshtra te ulta, ishin te padrejta, ishin pa kandar ndaj meje. E ndaj kujt? Ndaj nje njeriu qe e ka vuajtur ne palce sistemin kriminal komunist. Ne vitet e mija ne politike e kam kuptuar nga vinin keto shpifje, edhe ti e di mire, por ti re viktime e atyre thashethemeve te kurdisura nga partia jote. Besoj se une me kete argument dhe me fakte kam te drejten t’ju drejtohem publikisht  dhe tju pyes, sesi ju e moret te drejten e studimit para viteve 1990. Sepse kur ju ishit student une isha ne internim, pra jam internuar 4 vjeç nga Tirana dhe jam kthyer ne Tirane pas internimit, ne mars te vitit 1991. Pa na thuaj pak si e more ti te drejten e studimit para viteve 1990, kur mua me peshtynin me gelbaza ne rruge para viteve 1990? Nuk me linin te flisja as edhe nje fjale dhe nuk mundet te merrja kurre te drejte studimi. A’e dini pse? Sepse une isha armik i popullit, Ballist, bashkpuntor, tradhetar, kulak, e gjithçka tjeter e nuk flitej per tu arsimuar. Na thoni ju si e moret kete te drejte studimi? Se demek na hiqesh si antikomunist me shume se une? Keshtu eshte kur ne e kemi shume te tepruar kulturen dhe miresjelljen ndaj te tjerve, keshtu fituan edhe kriminelet komunist ndaj Ballit Kombetar, per shkak te sjelljes dhe sinqeritetit te tepruar  vellazerore qe kishin per komunistet, por ti nuk e meriton respektin tim. Ta dish mire ti e kushdo tjeter, se une e kam marre te drejten e studimit ne vitin 1992, nga Shoqata e te Burgosurve Politik. Kush ia u dha studimet e larta? Sigurisht partia. Ndofta edhe per sjellje te mire ndaj saj, se ndryshe nuk ta jepnin sepse kishte kritere partia komuniste, kurse per mua nuk diskutohej asaj kohe. Ndofta  mos e perfituat nga te paret tuaj? Nuk mbulohet dielli me shosh, e realizuat lojen e radhes, ashtu siç keni bere edhe me dushkun e famshem. Se fundmi, personalisht jam krenar per te shkuaren time, kam qene kunder sistemit kriminel komunist me mendje me arem? dhe shyqyr zotit nuk kam asnje ne fisin tim komunist, e jo te ishim bashkpuntor te atij sistemi kriminal.

Krenar qe s’kam asnje ne familje jo e jo, ne vellazeri jo e jo, ne fis jo e jo! Ktheje mbrapsht ate fjali sepse nuk ia kam lejuar askujt. Ne qofte se je pak bur mundohu te me kerkosh te falur. Une nuk i meritoj ato fjale. Dhe per kete ka fakte. Nuk mundesh kurre ti te besh pis kontributin patriotik dhe atdhetar te nje fisi me permasa kombetare.

Dua tju sqaroj se nuk mundet kurre te jeni antari i partise Balli Kombetar po te keni qene komunist apo aq me keq bashkpuntor i sigurimit te atij sistemi kriminal, e kemi ne statut kete Myslim, e jo me te jesh kryetar i partise Balli Kombetar, madje e kam amanet nga te paret e mi, qe sa te jem kryetar i kesaj partie do mundohem qe kurre te mos e beje pis, por t’i sherbej me pasterti dhe devotshmeri interesit kombetar, partise se shqiptarizmes dhe partise se  ekzistences  shqiptare.

Me the qe bej foto sa te mundesh, fjalor rrugaçi Myslim. Nuk kam shume qef te beje foto ne ate parlament me komuniste dhe bije komunistesh, kush me njeh mire me ka kuptuar.

Ju keni qef te dukeni duke folur, madje nuk keni lene  funksion pa marre ne ate parlament. Duke pasur keto funksione keni filluar ti joshni edhe te tjeret. Dilni ne çdo studio dha kakarisni duke thene qe shqiperia ka shume parti, po kjo partia jote qe do krijosh ti nuk eshte e tepert?

Te besova si burrat nenshkrimin tim per te ndryshuar sistemin zgjedhor dhe jo te benit lojra politike. Fjalori yt vazhdon duke me thene se nenshkrimin tim e ke hedhur ne kazan te fasuleve dhe se bije ere…

Nuk kam nenshkrim qe hidhet ne kazan te fasuleve apo te mbaje ere, por kam nenshkrim dinjiteti, sepse di çfare kerkoj dhe perse e kerkoj, dhe asnjehere per lojera politike. Nuk shitet nenshkrimi i nje nacionalisti, sepse ai nenshkrim  ka ere te kendshme burrerie. Por, ti siç zakonisht shpejton…sepse ti fasule je i teri, dhe i teri bije ere.

Me keni thene gjithashu se jam shitur dhe blere sepse kam qene zv/minister i transporteve. Po, po kam qene dhe e kam per nder qe i sherbeva ne ate funksion te larte vendit tim, dhe per kete ju kam thene mos shpejtoni dhe mos flisni pa fakte dhe prova.

Por qe ta bej te besueshem per ju po ju them publikisht, ejani prane nje noteri publik t’ju autorizoj me nenshkrimin tim (qe bije ere) per te kerkuar ne çdo arkiv apo institucion te shtetit dhe ne qofte se e gjeni nenshkrimin tim te ndytur diku neper tendera apo marrje ryshfeti per te verifikuar sesa i shitur dhe i zhytur jam ne korrupsion.

Laje gojen me mua Myslim, nuk ka burra dhe jo me kone qe kakarisin dhe te bejne pis personalitetin tim te vendosur me shume djerse dhe gjak.

Prandaj mos fol si komunistet, prandaj mos u beje konia i pavend i parlamentit qe mundohesh t’i besh te tjeret pis kur per vete bene pazare. Kete fjalor vetem ne kohen e komunizmit e kam ndjere, por e pranova kete detyre zv/ministri per t’i bere nje sherbim te radhes demokracise ne shqiperi, jo per t’u shitur.

Mos u hiqni i paster Myslim, na thoni pak sa diploma i keni shitur shqiptareve me universitetin tuaj, nga sa leke apo euro ua u ke shitur pa u paraqitur fare ne leksione apo seminare ne universitetin tuaj?

Pse e mbyllet universitetin? Apo u ngope me para?

Edhe diçka Myslim, ngele ne çdo seance apo studio televizive duke thene jam student i dhjetorit, aman mos na i kujto me studentet e dhjetorit, sepse te gjithe shqiptaret e dine  qe ju mblodhi me kokrra ramis alia sepse ishit bijte e nenes parti dhe se ishit te porositur nga ramiz alia per ta marre ju pushtetin dhe jo opozita reale e asaj kohe qe i doli me ide dhe me arem sistemit kriminel komuniste dhe kauza e tyre ishte vetem interesi kombetar, kurse ju studentet e dhjetorit vetem u pasuruar ne kurriz te shqiptareve.

Po mire, ti si student i dhjetorit ia arrite qellimit sepse nje leje per universitet e more, e u pasurove me leket e shqiptareve, prandaj mos u hiq i paster. Po te dime edhe historine se sa demokrat je, por ti nje gje ke ne jeten tende ; pazarin e rradhes, keto i njeh dhe i bene mire.

Ke folur se merr vota me shume se partia ime, po i merrje, me te vjedhur, te ka mesuar partia jote. Mos harro se te gjitha votat e Ballit Kombëtar ti i vidhje dhe ia çoje partise tende me komisioneret e semure. Ti ke qene tmerri per vezhguesit tane, te vrisje per pd, me votat tona i mburreshe  pd-se, prandaj ne kemi aq vota sepse aq vota na lije ti Myslim.

Do te shohim tani me partine tende sa vota do marresh dhe sa do te vleresojne shqiptaret.

Por te shperbleu pd te beri deputet, te beri gjithçka me keto votat e vjedhura, dhe ti ke filluar te vjellesh vrer, gjuhe komunistesh kjo Myslim.

U kenaqe tani  me copen e letres? Kerko ndjese qe te therras ne emer Myslim tani e tutje,  sepse ta solla copen e letres, ta dhash te drejten te kerkosh çdo gje per personin tim, po te pres Myslim.

Une kurre nuk kisha menduar se ti do shpreheshe me kete fjalor ndaj meje edhe per faktin se  kishim pak njohje midis njeri  tjetrit, kemi folur si burra dhe kam menduar disi ndryshe, kemi bashkbiseduar disa here per procese te ndryshme, po kurre nuk te kam fyer, nuk kam shpifur kurre ndaj personit tuaj, nuk e kam ne kulturen time te flas me gjuhen tuaj.

Qe te arrije deri sa te me perbaltje padrejtesisht nuk te lejoj kurre, te kane adresuar gabim Myslim, s’kane lindur burra te maten me mua, me gjithçka, ti je i vogel fare fare fare para meje, nuk mendoj se jeton. adriatik alimadhi.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi myslim murrizi adriatik alimadhi myslim murrizi


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit