LIVE UPDATES
Politike

Mori mbi 5 mijë e 400 vota, Luljeta Bozo: Nuk kisha zyrë elektorale, takimet i bëra në rrugë…nuk pendohem për ato që ka

30 Prill 2021, 15:04 Nga DOSJA
Mori mbi 5 mijë e 400 vota, Luljeta Bozo: Nuk kisha zyrë elektorale,

TIRANË– Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila ishte pjesë e listës fituese të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi rezultatin që arriti.

Ajo tha se nuk e priste që të merrte 5.435 vota, e shtoi se fushatën e ka bërë në rrugë, jo në zyra elektorale e takime me njerëz të grumbulluar. Ajo shtoi se çdo ditë takohej me njerëz dhe shumica prej tyre, i premtonin mbështetjen. Sakaq, ajo komentoi edhe deklaratat e bëra disa kohë më parë, kur ka thënë se koha e regjimit komunist ka pasur element të mira. Bozo theksoi se nuk është bërë pishman për atë deklaratë, sepse asokohe sipas saj, të gjithë qytetarët kanë punuar me ndershmëri për vendin.

Inxhinierja e njohur nënvizoi se ka dëshirë që edhe pensionistët të përfshihen në sektorë të ndryshëm, ku kanë potencial për të ndihmuar dhe të ndihen të dobishëm. Gjithashtu shtoi, se do të ngre zërin në Parlament për ta, sa i përket, rritjes së pensioneve.

E prisnit rezultatin?

Luljeta Bozo: Nuk prisja, isha kandidate pa zonë, mua më votonte i gjithë Qarku i Tiranës. Mua më votonte një qytetarë nga Kavaja, e deri në Paskuqan e Kamëz. Këtu kishte një paqartësi, sepse janë mësuar se do të kishe një zonë. Ishte herë e parë që nëse në çdo votim, sepse janë bërë shumë pas ’90-ës këtë herë votohej për kandidatin, kjo është e mirë. Elektorati nuk e dinte se kush ishin kandidatët. KQZ duhet të vijonte më shpejt dhe të bombardonte cilat do të ishin votat e vlefshme, ato tre raste të fiksoheshin, do të kishte vota më të vlefshme. Më thoshin ku e ke zyrën, i thoja e kam në rrugë. Takimet i bëj gjatë gjithë ditës, sepse takoj shumë. Njerëzit përveç që ishin shumë të gëzuar që kisha pranuar, më qanin hallin e tyre. Ata thoshin problemet e tyre. Nga tërmeti më njohu e gjithë Shqipëria, por problemet që shfaqen janë nga më të ndryshmet, për brezin e tretë është problem pensionet, ajo duhet zgjidhur se s’bën, është problemi që të rinjtë të mos na ikin jashtë. Ne kemi mundësi ti mbajmë këtu, duhet bërë një propagandë e tillë, jashtë s’është fushë me lule, i mungon klima dhe ambienti që je këtu, toka që të ushqen rrënjët dhe lulëzon.

Po me pensionet çfarë problemesh kishte?

Luljeta Bozo: Janë disa pensione që janë tepër të ulëta, ne i mbajmë lidhjet familjare dhe s’ka fëmijë të lë prindërit për bukën e gojës. Me aq sa marrin një pjesë të pensionistëve, nuk ia dalin. Rimbursimi i ilaçeve është gjë tjetër, duhet cilësi e fortë për ilaçet që futen. Me pensionistët duhet bërë që të kenë mundësi, sepse ka disa prej tyre që kanë qenë profesionistë dhe këtë gjë duhet ta transmetojnë. Shteti ndoshta s’i paguan, por unë kam dëshirë që ata që kanë bagazh, duhet të kontribuojnë për të mirën e vendit. Në lëmin e profesionit të ndryshme, profesioni i ndërtimit është kryesori. Këtë eksperiencë ata duhet ta transmetojnë, sepse ata do të ndihen të dobishëm dhe mund të paguhen me një shifër të vogël nga shteti. Janë idera, që i kam në mendjen time dhe kur mendoj që do të ngre një problem në Parlament, sepse kështu thotë Luljeta, jo, por sepse janë probleme të shoqërisë. Unë zhvillova disa emisione, aty më njohën, ne kaq jemi në Shqipëri, po të gërmosh ne dalim të njohur, kushërinj ose krushq. Daljet e mia gjatë kohës së tërmetit, që qetësova njerëzit, më pas takimet gjatë këtyre, më pas edhe rrjeti im shoqëror. Kam nxjerrë rreth 4 mijë 5 mijë inxhinierë, e ruajnë dashurinë për mua. Por edhe fis i madh. Kanë ndikuar të gjitha.

Problemet për komunizmin, ju ndikoi në vota. Patët probleme?

Lujeta Bozo: Nuk pata probleme, është e vërtetë që nuk mohohet, arritjet që u bënë atë kohë nuk mohohen, janë arritje e të gjithë popullit. S’bëhem pishman që i kam thënë, sepse janë fakte. Unë s’kam rrjete sociale, por në shtyp i lexova dhe dhashë përgjigje koncize të shkurtër, sepse nuk doja të futesha në debat. Besoj që ajo s’më ka ndikuar me vota.

Kishte një lajm që fliste për shëndetin tuaj, keni pasur probleme?

Luljeta Bozo: Unë s’kam pasur probleme, e bëra direkt përgënjeshtrimin që jam shëndoshë e mirë.

Pse dolën këto lajme?

Luljeta Bozo: Asnjë gjë s’del kot. Është mosha, atë kanë kapur vetëm, sepse s’kanë ç’të gjenë tjetër. Mosha iku sepse s’doli gjë, thanë hajde të nxjerrim që është sëmurë. Sepse më kishin bërë që jam sëmurë me zemrën, me tension të lartë. Më xhiroi djali dhe e çuam gjithë andej.

Ju vjen keq që emra të njohur të PS mbetën jashtë?

Luljeta Bozo: Do të jetë herë e parë që do të shkoj në Parlament, ata që bëjnë listën, kanë pasur një qëllim, diçka që të fusin një element të ri, që ka nevojë se s’bën. Ata futën në listën e parë dy rastet që janë zënë. Emrat e tjerë që janë futur janë shumë energjikë, të tërë nuk mund të jenë në Parlament, por kontributin mund ta japësh. Parlamenti ka një detyrë të shenjtë që është Kuvendi. Ka qenë dikur Kuvendi i pleqve, do njerëz të mençur që kanë idera, mundësia, që të hartojnë rregulla që rregullojnë sferat e jetës tonë. Ky është funksioni i Parlamentit. Ai që është poshtë kësaj vizës janë tepër të mirë, por nëse ai që është poshtë ka punuar mirë, do të thyente herësin.

I keni dëgjuar akuzat për manipulime, që do të dërgohen në SPAK. Cili është komenti juaj?

Luljeta Bozo: Unë mendoj që në këtë rast të këtyre zgjedhjeve, kishte shumë pak mundësi për manipulim. Sepse listat u shpallën një muaj e pak para zgjedhjeve. Nuk shkonte Luljeta të shkonte nëse nuk ishin kartat e ID, sepse regjistrohej. Ishte e pamundur. Akuzat të vërtetohet, nëse kanë fakte, të dënohen përgjegjësit sipas ligjeve që kanë. Nëse ne mbaruam numërimin në X qendër, e mbasi u numëruan të gjitha votat dhe u bë procesverbali dhe komisionerët kanë firmosur, ku është manipulimi këtu? Këtë s’e kuptoj. Janë të gjitha të skanuara, të filmuara.

Ata thonë janë gjetur mënyra të tjera?

Luljeta Bozo: T’i faktojnë, nuk ka manipulim, sepse ishte diferencë e madhe votash. Populli ka ditur të gjykojë dhe të bëjë balancë si kanë punuar palët. Çfarë janë premtuar. Njerëzit janë të mençur dhe ata që ishin të sajuara dhe shoqëruan me humbje jete ku vranë doktorin, i prishën punë opozitës. Njerëzit e bënë këtë dhe duhet ta zbulojë drejtësia. Njerëzit duan paqe, qetësi dhe punë.

E prisnit dorëheqjen e Meta?

Luljeta Bozo: Nuk m’u duk shumë e besueshme kur e tha, emocioni, acarimi. Nëse e thua një fjalë duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur e jep fjalën.

Presidenti tha që do e jap dorëheqjen më 24 korrik në 2022?

Luljeta Bozo: Unë s’jam marrë fare me politikën, Parlamenti i ri mblidhet në shtator, deri në shtator, nuk e di si funksionon. Unë s’jap dot opinion sepse s’kam shumë njohuri në këtë fushë.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luljeta bozo zgjedhjet 25 prill 2021 luljeta bozo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 30 Prill 2021, 12:28

‘Suksesi elektoral’ i të riut Rakipi i dedikohet babait të tij, një biznesmen i zgjedhur fillimisht deputet në Elbasan në vitin 2013 për Partinë Drejtësi, Integ...

Politike 30 Prill 2021, 11:58

TIRANË– Lefter Koka ka reaguar pas fitores së mandatit të deputetit në Durrës. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Koka shkruan se nuk gjen dot fj...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim