LIVE UPDATES
Aktualitet

“Morgu është mbushur plot”, infermierja shqiptare tregon çfarë po ndodh në SHBA: Të infektuarit me koronavirus po rrit

6 Prill 2020, 16:25 Nga DOSJA
“Morgu është mbushur plot”, infermierja shqiptare tregon

TIRANË -Infermierja shqiptare Valbona Ishmaku, e cila punon në Nju Jork të Amerikës, në një intervistë për “News 24”, duke folur për gjendjen nga koronavirusi në atë shtet amerikan, deklaroi se punon në një spital , ku gjendja e pacientëve me Covid-19 paraqitet e rëndë.

Kam 8 vjet që punoj si infermiere këtu në Amerikë. Dhe, gjithë kësaj kohe kam punuar për një spital Montefiore Medical Center ne Bronx, NeëwYork. Unë kam punuar në Departamnetin e Kardiologjisë, por tani na kanë mobilizuar për t’u kujdesur për pacientë të infektuar me COVID 19 që prej 2 javësh.

Puna në spital është shumë e stresueshme, sepse shumë nga ne infermierët jemi lëvizur, shpërngulur nga pozicioni ynë dhe tani duhet t’i shërbejmë këtyre pacientëve të sëmurë, pa pasur as trajnim të mjaftueshëm për pozicionin e ri.

Nga ana tjetër, stresi është gjithashtu se këta pacientë kalojnë në gjendje kritike shumë shpejt, nga një broknopleumoni për tre ditë kalojnë në falimentim të mushkërive, ku kanë nevojë për ventilim artificial.

Orari i infermierëve është nga mëngjesi në darkë. Me një fjalë 12 orë e gjysmë punë. Spitali ku punoj unë na jep vetëm një maskë në ditë. Kjo e ben shumë të vështire punën, sepse heqja dhe veshja e një maske të përdorur e rrit rrezikun e kontaminimit dhe të infeksionit me këtë virus.

Shumë infermierë dhe doktorë janë infektuar me këtë virus. Disa infermierë kanë humbur dhe jetën, kurse disa të tjerë janë të shtruar në spital në gjendje kritike”, tha infermierja shqiptare.”

Më tej, infermierja Valbona Ishmaku tregoi sesi një doktor ka ndërruar jetë në Spitalin ku ajo punon.

Një nga mjekët që spitali ynë ka humbur është Dr. James Goodrich. Ky doktor ka orkestruar operacionin e ndarjes së dy binjakëve të ngjitur në kokë në spitalin tonë. Një grua më tha që të marr të bijën e saj në telefon dhe t’i tregonte se ishte shtruar me koronavirus. E mora dhe vajza e saj më tha se e donte shumë nënën e saj. Kur vajza erdhi, nëna ra në koma në mënyrë të pavetëdijshme. Nga ky virus po humbin jetën njerez te pazëvëndësueshëm, jo vetëm për familjen e tyre po dhe për komunitetin mjekësor.

Dua të theksoj se shumë nga infeksionet e punonjësve të shëndetësise ka ndodhur në javët e para të fluksit të pacientëve të infektuar, kur testimi nuk ishte i gatshm për të gjithë pacientët dhe rezultatet vononin nga tre katër ditë. Gjatë kësaj kohë spitali, meqenëse kishte pak maska dhe “personal protective equipment” thoshte të mos përdoren, që të shpërdorohen maskat derisa të vinin rezultatet e testimin. Gjatë kësaj kohe shumë veta u infektuan në krye të detyrës.

Në spitalin ku punoj unë numrat e djeshëm të 5 Prillit janë 1662 raste të konfirmuara të njerëzve të shtruar në spital të infektuar me këtë virus. Në pavionin ku punoj unë ka 57 njerëz të shtruar.

Në Nju Jork numri total i njerëzve të testuar pozitivë deri në 4 Prill është 122 031 , me pjesën jugore të shtetit të NY me numrin më të madh të rasteve, dhe vetëm në këtë ditë kemi pasur 8327 njerëz që kemi testuar pozitivë. Interesante është që nga numri i njerëzve të testuar pozitivë, 55% janë burra dhe 44% gra. Dua tëë theksoj se megjithse ky virus ka sëmurë më shumë njerëz që janë pleq ose njerëz që vuajnë nga sëmundje të tjera, ky virus nuk i kursen as të rinjtë. Ka pasur shumë raste kur njerëz të rinj që nuk kanë vuajtur nga asnjë sëmundje kanë humbur jetën nga ky virus. Shumë doktorë mendojnë që është një predispozim gjenetik që i bën këta njerëz me vunerabël ndaj këtij virusi”, u shpreh Ishmaku.

Infermierja nga Shqipëria deklaroi po ashtu se morgu në spital është mbushur plot dhe se numri i pacientëve me koronavirus po rritet në një mënyrë dramatike.

Lajm i mirë është se 74% të njerëzve që janë shtruar në spital nga infektimi me këtë virus janë shëruar dhe e kanë kaluar. Në spitalin ku punoj unë, një ilac është duke u testuar për pacientë që kanë probleme në mushkëri nga ky virus. Emri i ilacit eshte REMDESIVIR. Është akoma në testim, megjithëse është duke ju dhënë pacientëve, nuk kemi data për të dhënë në këtë kohë për efektin e këtij ilaci.

Stresi në spitalin tonë është se shumë punonjës të Shëndetësisë, duke përfshirë dhe infermierët, pa folur për numrin e lartë te pacientëve, janë shumë vetë të sëmurë dhe të infektuar me këtë virus. Kjo ka bërë që në pavione ku kujdesi nuk është kritik, si në pavione intensive, raporti të jetë 1 infermiere me 10 pacientë dhe në pavione ku shërbimi është intensive, raporti është 1 infermiere me 4 pacientë.  Këto raporte më përpara kanë qenë 1 me 6 dhe 1 me 1 ose 1 me 2 respektivisht. Stresi është që mos të kontaminosh veten, dhe pastaj ta sjellësh virusin në shtëpi e të infektosh njerëzit më të shtrenjtë të jetës. Pastaj puna e infermierit është punë që jo vetëm nga ana fizike është e lodhshme, por dhe nga ana mendore dhe emocionale. Nuk ke vetëm pacientin e sëmurë, për të cilët të vjen keq por dhe familjet e tyre.

Ditën e kaluar kur isha në punë, familja e një pacienti në gjendje kritike në ventilator merrte në telefon, vajza, djali, gruaja, thoshin duam të flasim me të. Ai nuk ishte në gjendje të fliste, ishte në ventilator duke luftuar për jetën e tij. Tani në spital familja nuk lejohet të vijë e ta shohë pacientin. Shumë nga këta njerëz që janë të semurë kritikë mund të mos ta shohin më kurrë familjen e tyre mbasi shtrohen në spital. Morgu është i mbushur plot. Tani dhe varrimet janë pezulluar sepse mbledhja e njerëzve sjell rrezik infektimi me COVID-19”, përmbylli Ishmaku.

Marrë nga:Ballkanweb

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne new york valbona ishmaku koronavirusi ne new york valbona ishmaku

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Prill 2020, 09:57

TIRANË – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar drejtorin e burgut ‘313’, Eduart Strugën, duke e lënë në masën “ar...

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale