Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
SHKODËR– Dy mjekët e QSUT-së, të cilët morën para për operacionin e Elmidin Dylit, Gjykata Shkodër, janë lënë në burg. Ka qënë babai i Elmidin Dylit, i riu i cili u plagos në ‘Masakrën e Velipojës’ i cili i dha para mjekut kirurg ortoped Serdi Meminit, dhe mjekut anestezist reanimator, Ervin Sulaj.
Ervin Sulaj i cili ka qenë i pranishëm në sallë ka mohuar se ka lidhje me marrje ryshfeti duke thënë se ai dhe kolegu i tij janë marrë vetëm me operacionin e të plagosurit Elmedin Dyli.
Ndërkohë mjeku tjetër kirurg Serdi Memini nuk ka qenë i pranishëm në sallë për shkak se është i shtruar në spital në Tiranë dhe nuk është në gjendje shëndetësore të mirë ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij.
Përpos dy mjekëve të cilët u lanë në burg, Gjykata e Shkodrës caktoi detyrim paraqitje për Fatbardh Dylin, babai i Elmidin Dylit.
Si u zbulua korrupsioni i mjekëve?
Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dyli ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër Diellë Macaj duke i thënë asaj se do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit por pa përmendur emrin se cilit prej tyre.
Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”.
Policia ka lënë në burg dy mjekët dhe ka dhënë masën e sigurisë për infermieren në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli i cili u lirua me masën “detyrim paraqitje” për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.
Çfarë ndodhi më 27 qershor në Velipojë?
Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LUSHNJE– Një situatë e tensionuar është krijuar në ambientet e jashtme të Bashkisë së Lushnjes, në momentin kur policia po bënte arrestimin e një prej punonjësv...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar momentin kur mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës zyrtarët dhe biznesmenët që u prangosën në Lushnje paraditen e sotm...
LEZHË- Një i ri 24-vjeçar me iniciale A.B ka përfunduar në spital pas në zënke me të dashurën e tij me iniciale B.P 27 vjeç. Policia ka njoft...
LEZHË– 33-vjeçarja nga Lezha, e cila ra pre e dhunës nga kunata dhe vjehrri i saj, ka rrëfyer ditën e sotme për mediat tmerrin e përjetuar në sy të ...
TIRANË- 4 anëtarët e familjes Gjoka që pësuan djegie të shumta në zjarrin e të dielës në hotelin e tyre në Velipojë kanë shkuar për trajtim mjekësor në Ita...
GJIROKASTËR- 1 hektarë toke buqësore është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lunxhëri të Gjirokastrës. Mësohet se zjarri ka rënë shumë pranë banesave, ...
TIRANE- Ka qenë shkelja e barazisë në tendera që sipas SPAK është arsyeja kryesore pse është bërë arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyr...
TIRANË– Konfindustria Shqiptare ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona, masakër e cila erdhi për shkak të...
TIRANE- Ka qenë shkelja e barazisë në tendera që sipas SPAK është arsyeja kryesore pse është bërë arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyr...