LIVE UPDATES
Aktualitet

Monedha e Bitcoin, arsyet pse fshihen prodhuesit në Shqipëri

25 Mars 2021, 07:48 Nga DOSJA
Monedha e Bitcoin, arsyet pse fshihen prodhuesit në Shqipëri

TIRANË– Kadri Manaj me profesion programues dhe inxhinier prej disa vitesh ka çelur një platformë dixhitale ku asiston në mënyrë inteligjente aparaturat e prodhimit të bitcoin dhe monedhave të tjera virtuale. Platforma sinjalizon në çdo kohë, kudo ku janë këto paisje anembanë globit nëse ato janë fikur, kanë pamjaftueshmëri të energjisë elektrike, u është rritur temperatura dhe po prodhojnë jo mjaftueshëm, etj. Është një sistem i automatizuar pa qenë nevoja ti diagnostikosh paisjet në vend.

Manaj në platformën e tij ka 300 klientë prejt të cilëve një pjesë nga Shqipëria, Kosova dhe të tjerët nga vende të ndryshme të botës.
Kjo ishte njohja ime e parë me këtë lloj fushe. Pasi krijova këtë sistem, klientët e parë ishin ata që njihja, por u rrit shumë papritur kërkesa për ta përdorur këtë lloj sistemi , pas e lehtëson shumë punën dhe prodhon më shumë se një sistem normal sepse i mban paisjet në nivel optimal dhe i ndryshon monedhat në varësi të çmimit të tyre cila ka çmimin më të madh. Bën smart minining dhe ndryshon monedhat nga një në një tjetër në varësi të përfitimit.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.

Manaj konfirmon për Top Story që në Shqipëri prodhohet bitcoin dhe monedha të tjera virtuale. Pjesa më e madhe e tyre janë persona individualë të cilët kanë një 1- 3 paisje të cilët i mbajnë nëpër shtëpi, dyqane, mjedise familjare. Por ka edhe të tjerë të cilët kanë ferma të mëdha me 10-20 paisje e më shumë. Pjesa më e madhe e këtyre paisjeve është e zhvilluar në tregun e Kosovës sepse janë pak më të zhvilluar se individët në Shqipëri përsa i përket anës teknologjike.

Shumica e klientëve nuk tregojnë se ku i kanë fermat, për arsye të sigurisë nga frika e hakerimit, pasi mund të hyet në këto ferma dhe mund ti kthejnë në prodhim për interesat e tyre. Arsyeja tjetër e ruajtjse së anonimatit është frika nga shteti. “Fitimet normale janë shumë shumë të mëdha, pasi sa më shumë fuqi të kesh në rrjet, aq më shumë shpërblim merr nga rrjeti. E gjitha kjo vlerë nuk është se shkon në cash, pasi një pjesë shkon për të blerë paisje të reja, për të rinovuar paisjet, e mandje kthehen në të ardhura si çdo biznes. Mund të themi që ekziston ky lloj tregu, kjo lloj mënyre për të prodhuar lekë, unë e shoh nga platforma ime që ka një rritje të madhe këto katër muajt e fundit. Ka një rritje shumë të madhe dhe çmimet e paisjeve janë shumë të larta. Dhe njerëzit akoma kërkojnë.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.

Manaj është njohur me klientët e tij përmes internetit, pasi edhe kjo fushë ka grupet e veta si në facebook, telegram, e çdo lloj platforme të cilët flasin vetëm për këtë lloj teme; për problemet, përfitimet, si mund të përfitojnë më shumë, si të bëjnë që këto paisje të prodhojnë më shumë, të kalojnë atë kapacitetin minimal që kanë.

Ata që regjistrohen në platformën time përdorin emaile fallco. Nuk kam kontakt të drejtpërdrejtë me ta, por pjesa më e madhe janë njerëz që merren me teknologji, që janë të informuar se si funskionon kjo gjë, por ka edhe persona të cilët nuk dinë se si funskionon kjo fushë, por dinë që prodhohet dhe bëhen lekë dhe i futen.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.

Aktualisht vështirësia për të prodhuar bitcoin është rritur sepse monedha është e kufizuar ndryshe nga paraja fizike që prodhohet nga bankat qendrore sipas politikës monetare në fuqi. Deri më tani janë prodhuar 19 mln bitcoin teksa kufiri maksimal është 21 mln të tillë. “Prodhimi është më kufizuar. Shembulli: nëse marrim një kamion që është mbushur me kuti të njëjta , këto janë blloqe të prodhuara nga blockchaini dhe ato duhet të futen në një magazinë; në ditën e parë blloku i parë ka qenë shumë i shpejtë. Për të mbushur nëj sasi të caktuar mund të bëhet shumë shpejtë, kur kalon koha për ti çuar këto kuti në fund të magazinës do të duhet shumë më shumë kohë dhe sasia e caktuar e kutive për ti shkarkuar është më e gjatë.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.

Marrë nga Top Channel 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bitcoin ne shqiperi bitcoin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më