LIVE UPDATES
Aktualitet

9 Korrik 2019, 08:44 Nga DOSJA

Tiranë-Shkrimtari Musa Ramadani për romanin ‘Profeti nga Praga’ i cili dy vite më parë fitoi çmimin “Kadare”,  nuk ka marrë ende paratë që i takonin. Sipas kontratës, pas marrjes së çmimit shkrimtari duhet të marrë 10 mijë euro nga “Fondacioni Pashko”, por ende kjo shumë nuk është marrë nga ana e tij.

Nuk kanë munguar edhe polemikat mes shkrimtarëve dhe analistëve në lidhje me këtë çështje.  Ardian Vehbiu në një shkrim së fundmi ka theksuar se të gjithë duhet të merren me faktin, për mënyrën sesi e kanë livruar honorarin prej 10 mijë eurosh. Vehbiu ka reaguar edhe ndaj Alda Brdhylit, gazetares kritike duke i theksuar asaj: “Pyes më në fund: po si nuk më kritikuan një herë seriozisht, të gjithë këta entuziastë dhe traktorë të Kadaresë, xhanëm? Si nuk më goditën një herë me një dajak që nuk ka qenë i porositur?”.

Kjo e fundit në një shkrim të fundit ka theksuar se analisti mohon çdo gjë lidhjet me emrin e Kadaresë.

“Për një studiues të letërsisë e shkrimtar si Vehbiu, analiza mbi bilance financiare e jo mbi analiza mbi prurjet e këtij çmimi, pasi janë 5 romane të botuara në këto vite nga ky konkurs, thjesht konfirmojnë qëndrimet e tij të njohura për të mohuar çdo gjë që lidhet me emrin e Kadaresë.”

Shkrimi i plotë:

Para dy ditësh, publikova te Peizazhet një shkrim ku argumentoja nevojën për transparencë, në lidhje me honorarin e Çmimit Kadare që u është dhënë realisht fituesve (Me këtë çmim fitojnë të gjithë).

Ky shkrim mbështetej dhe referohej mbi një informacion të përcjellë nga mediat në Tiranë dhe në Kosovë, se njërit prej fituesve, Musa Ramadanit, nuk i është dhënë honorari (p.sh. (këtu dhe këtu).

Aty përsëritja edhe një qëndrim timin të shprehur edhe më herët, se emërtimi i një çmimi letrar sipas një autori që është i gjallë dhe aktiv, si Kadareja, është gabim.

Tani shoh se ndaj këtij shkrimi paska reaguar Alda Bardhyli te Gazeta Liberale, me një përgjigje që rrëshqet menjëherë në ad hominem, siç edhe mund të pritej.

Ndërhyrja ime e fundit kontekstualizohet tani si në vazhdën e “qëndrimeve të mia të njohura për të mohuar çdo gjë që lidhet me emrin e Kadaresë.”

A thua se fakti që një ent privat ka vendosur ta quajë një çmim me emrin e një shkrimtari me prestigj, e mbroka këtë çmim nga kritikat, sepse përndryshe u “mohoka” emri përkatës.

Sipas së njëjtës logjikë, mund të ngrihej dikush dhe të thoshte se emrin e Kadaresë në fakt e ka përdhosur ai ent që ia ka dhënë emrin një çmimi tani të përfolur keqaz.

Por unë refuzoj të jem pjesë e kësaj komedie ku po duan të më tërheqin pa arsye.

Kur më cilëson si “detraktor të vjetër të Kadaresë” (mos e humbisni këtu epitetin të vjetër – si në ca tablo sinoptike që i dimë, qëndrimet e mia të tanishme i kanë rrënjët që në Vitet e Luftës Nacional-Çlirimtare) Alda Bardhyli vetëm sa e fut vullnetarisht veten në një grup njerëzish që duan të ndërtojnë status dhe reputacion, duke i ndenjur me leckë në dorë statujës prej kartoni që ia kanë ngritur shkrimtarit.

Le të mos harrojmë se ç’u bë shkas për këto radhë: lajmi se çmimi “Kadare” nuk i është paguar njërit prej fituesve, Musa Ramadanit.

Pyes: a është sulm dhe “detraksion” ndaj Kadaresë të kërkosh transparencë në lidhje me këtë çmim?

Pyes: çfarë do ta “detraktonte” Kadarenë e Bardhylit dhe të Institutit Pashko, më shumë se insinuata e shprehur publikisht – nuk po them mundësia – që këta mund të mos kenë qenë tërësisht transparentë me çmimin e tyre?

Them publikisht, sepse thashetheme që honorari i çmimit Kadare nuk u ishte paguar fituesve qarkullonin prej kohësh në Tiranë – por deri kur doli lajmi për Ramadanin, i kisha gjykuar si pa bazë dhe si të padenja për vëmendje. Por tani jo më…

Pyes: çfarë i pengon këta njerëz, duke filluar nga Bardhyli, që të japin një shpjegim të qartë të mënyrës si e kanë livruar honorarin prej 10 mijë eurosh të çmimit në vite, në vend që të përshkruajnë tani pa lidhje aktivitete anësore dhe public relations?

Pyes: pse vallë po e shpërndajnë vëmendjen, duke nxjerrë nga sirtari këta “canards” të vjetër, të A.V. “detraktor” të Kadaresë?

Lajmin për Musa Ramadanin nuk e dhashë unë, as e nxora unë në faqet e para të mediave të Tiranës. Apo mos vallë unë duhet t’i kisha qëndruar larg këtij muhabeti, për shkak të rrezikut se mos më akuzonin sërish si “detraktor”, siç edhe bëri tani Bardhyli?

Pyes: ç’dreqin hyj unë në këtë katrahurë?

Vetë Kadareja, në një reagim që jep për KultPlus, ndaj lajmit se Ramadanit nuk i është dhënë honorari, distancohet nga e gjithë kjo, duke shpjeguar:

Obligimi i jurisë dhe i entit që e jep çmimin, është që fituesi të shpërblehet me shumën e shpallur. Në qoftë se kjo nuk kryhet, mund të thuhet se mungon kryekëput serioziteti.

Të kërkosh transparencë, për një çmim letrar, nuk ka lidhje me “detraktimin” e Kadaresë. Ngaqë Alda e njeh mirë qëndrimin tim ndaj veprës së Kadaresë dhe predisponimin tim miqësor ndaj njeriut Kadare – meqë kemi bashkëpunuar më se një herë në këtë lëmë – e kuptoj sa ngushtë do të jetë ndier, kur ma ka vendosur këtë etiketë tani.

Më kërkohet nga Gazeta Liberale që të shkruaja qoftë edhe një rresht për “vlerën letrare të çmimit në fjalë, për librat fitues apo autorët pjesëmarrës.”

Mirëpo “Peizazhet” ka botuar një seri shkrimesh kritike (jo recensione), nga Oltion Kadaifçiu, kushtuar të gjitha veprave fituese të çmimit Kadare (me përjashtim të kësaj të fundit). Ku ka ndodhur kjo gjetiu?

Pa çka se për peshën letrare të çmimit vetë është herët për t’u shprehur.

Përkundrazi, ka qenë honorari prej 10 000 eurosh që e ka shquar këtë çmim nga të tjerët – meqë shkrimtari shqip ka gjithnjë nevojë për mbështetje të tillë financiare. Çmimi Kadare nuk të bën gjë automatikisht pasardhës a trashëgimtar të Kadaresë, por 10 000 euro janë 10 000 euro.

Dhe është sofizëm i madh ta lidhësh peshën kulturore të çmimit me emrin “Kadare” – sepse ky nuk ka qenë ndonjëherë nismë e Kadaresë vetë dhe as e ndonjë institucioni që i është përkushtuar emrit dhe prestigjit të këtij autori.

Përkundrazi, është dhe mbetet përgjegjësi kulturore e Institutit Pashko – dhe ndoshta edhe e Alda Bardhylit e cila ka një përgjegjësi administrative në procedurat e organizimit dhe të dhënies së çmimit – që të kujdesen për të mos ia cenuar prestigjin emrit që kanë zgjedhur për çmimin.

Gjithsesi, s’kam asnjë lidhje me këtë komedi – dhe as jam tunduar ndonjëherë të marr pjesë, si autor, në konkurrim.

Përpjekja e Bardhylit dhe e gazetës “Liberale” për të zhvendosur vëmendjen dhe për t’u kthyer te klisheja e mjerë e A.V. si “detraktor i vjetër” i Kadaresë është thjesht patetike.

Kam treguar gjithnjë interes për veprën e Kadaresë. Vetëm kohët e fundit kam botuar në Peizazhe esetë që vijojnë:

Dy pjesë të një interpretimi të ri të romanit “Pallati i ëndrrave”, në kontekstin shqiptar të viteve 1980; kondensim i pjesëmarrjes sime në një seminar në The Bernard & Anne Spitzer School of Architecture, The City College of New York, në dhjetor 2018, kushtuar atij romani.

Edhe këto, “Qëndrime të mia të njohura për të mohuar çdo gjë që lidhet me emrin e Kadaresë?” Lexoji, Alda, pastaj eja të më akuzosh sërish për detraktor të njohur dhe mohues total… Po pak cipë, xhanëm?

Prapë një interpretim i ri i prozës së njohur së Prometeut – ku Kadareja jo vetëm nuk mohohet, por edhe pohohet me një mënyrë dhe nivel që Instituti Pashko nuk e ka bërë dot dhe as mund ta bëjë, sado flamuj të tundë dhe sado emra të mëdhenj të shkruajë në mur. Lexojeni, o lejfenë të kulturës – por pa e kopjuar në doktoratat tuaja madhështore!

Dy analiza zero-jargëshe të poemës “Në mesditë byroja politike u mblodh”. Një analizë tekstologjike e dorëshkrimit të poemës “Në mesditë byroja politike u mblodh”.

Lexoji, Alda, lexoji! Kam ende shpresë, tek Alda e revistës Saras, që më kërkonte dikur bashkëpunim dhe që i kam besuar shkrime të miat nga më të mirat…

Gjithashtu janë publikuar, në “Peizazhe” analiza shumë të mira të veprës së Kadaresë nga kolegë dhe bashkëpunëtorë të revistës (Ilir Yzeiri, Eda Derhemi, Agron Alibali, Arb Elo dhe të tjerë).

Le të gjykojnë dhe të flasin lexuesit dhe kolegët për natyrën dhe cilësinë e këtyre kontributeve të mia dhe të kolegëve në revistën e drejtuar prej meje, për të kuptuar më mirë veprën përkatëse.

Materialet janë publike dhe në dispozicion të së gjithëve.

Me dhjetëra mijëra vizitorë dhe lexues, sidomos nxënës të shkollave dhe studentë të universiteteve, i shfletojnë ato falas çdo ditë – ndryshe nga, bie fjala, arkivat e gazetës “MAPO” (deri dje, seli qendrore e Çmimit Kadare), që sot i kanë zhdukur nga rrjeti, siç ndodh rregullisht me arkivat në mediat e Tiranës.

Jam marrë prej vitesh me këtë vepër sepse e kam gjetur me interes dhe jo për t’i bërë kujt qejfin; pa u financuar nga njeri, madje edhe i sulmuar hap pas hapi nga njerëz që – kushedi pse – e kanë shpallur veten si kalorës e shqytarë të Kadaresë.

Unë preferoj të merrem me veprën – jo me hagjiografinë e këtij autori; sepse hagjiografia nuk më intereson.

Pyes më në fund: po si nuk më kritikuan një herë seriozisht, të gjithë këta entuziastë dhe traktorë të Kadaresë, xhanëm? Si nuk më goditën një herë me një dajak që nuk ka qenë i porositur?

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fondacioni “pashko” musa ramadani shkrimtari s'merr çmim fondacioni “pashko” musa ramadani shkrimtari s'merr çmim

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit