AktualitetKulture

‘Avullojnë’ 10 mijë euro, Fondacioni “Pashko” s’i jep shkrimtarit kosovar çmimin, ‘plasin’ polemikat, Kadare: S’kam ndikuar te juria, s’duhet abuzuar

  • “Mohon çdo gjë për Kadarenë”, polemikat për “avullimin” e çmimit 10 mijë eurosh, Vehbiu: Si s’më kritikuan njëherë seriozisht
  • Fondacioni "Pashko" ende nuk i ka dhënë 10 mijë euro shkrimtarit Musa Ramadani, pasi ky i fundit mori në 2017 çmimin 'Kadare' me veprën ‘Profeti nga Praga’. Ismail Kadare është shprehur se nuk ka ndikuar aspak te juria dhe ka theksuar se shkrimtarët duhet të kërkojnë të drejtën e tyre.
    Featured image of article: ‘Avullojnë’ 10 mijë euro, Fondacioni “Pashko” s’i jep shkrimtarit kosovar çmimin, ‘plasin’ polemikat, Kadare: S’kam ndikuar te juria, s’duhet abuzuar Shkrimtarët Musa Ramadani dhe Ismail Kadare

    Tiranë- Shkrimtari Musa Ramadani për romanin ‘Profeti nga Praga’ i cili dy vite më parë fitoi çmimin “Kadare”,  nuk ka marrë ende paratë që i takonin. Sipas kontratës, pas marrjes së çmimit shkrimtari duhet të marrë 10 mijë euro nga “Fondacioni Pashko”, por ende kjo shumë nuk është marrë nga ana e tij.

    Ky lajm fillimisht është bërë publik nga Agron Gashi, një profesor në Prishtinë, i cili jka deklaruar me ironi se çmimi ‘avulloi’. “Pra, shkrimtari ynë, i sëmurë, vetëm ata që e njohin e dinë, shkoi për t’u nderuar, por edhe për t’i nderuar, në Tiranë, çmimin e mori, iu dha edhe kontrata, por ‘pjesa tjetër e çmimit’, u avullua.”, shprehet Gashi ndër të tjera.

    Për këtë çështje ka reaguar edhe vetë shkrimtari i njohur Ismail Kadare në një intervistë për KultPlus. Kadare është shprehur se pavarësisht se ky çmim mban emri e tij, lajme të tilla nuk janë të gëzueshme për askënd. Ai ka theksuar se nuk ka ndërhyrë asnjëherë te juria për këtë çështje.

    Lidhur me këtë rast të pakëndshëm që ka ndodhur me Musa Ramadanin, ai duhej të na brengoste të gjithëve. Dua të theksoj këtu se kjo nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nënçmim të letrarëve të Kosovës. Ne e dimë fare mirë, dhe ju e dini po aq mirë sa ne, se botimi i shkrimtarëve të Kosovës në Shqipëri është pritur me shumë vëmendje dhe vlerësim. Unë vetë dhe kolegët e mi në Shqipëri kanë pasur dhe kanë lidhje miqësore me shumë autorë të Kosovës. Respekti dhe mirëkuptimi midis nesh ka qenë i ndërsjellët. Më vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Nuk kam informata që kjo ka ndodhur edhe me të tjerët. Gjithsesi kjo është tepër delikate dhe nuk duhet abuzuar kurrsesi, duke i detyruar autorët të kërkojnë atë se iu përket. Dua të përsëris edhe një herë se nuk kam ndërhyrë në asnjë rast për të ndikuar te juria. Për të dhënë një shembull, po ju them se zotin Musa Ramadani pata rastin ta njoh dhe të pija një kafe me të për herë të parë, pas shpalljes së çmimit’, është shprehur Kadare.

    Nuk kanë munguar edhe polemikat e shumta në rrjet, pasi shkrimtari ka tashmë dy vite që nuk merr çmimin e njohur.

    J.V/Dosja.al 

    Një Koment në “‘Avullojnë’ 10 mijë euro, Fondacioni “Pashko” s’i jep shkrimtarit kosovar çmimin, ‘plasin’ polemikat, Kadare: S’kam ndikuar te juria, s’duhet abuzuar

    1. Ceku i bardhe

    Shto Koment