LIVE UPDATES
Aktualitet

Opozita rifillon protestat kombëtare ”Rama ik”, asnjë akt dhune

9 Korrik 2019, 07:09 Nga DOSJA
Opozita rifillon protestat kombëtare ”Rama ik”, asnjë akt

TIRANË- Opozita rifillon protestat kombëtare „Rama ik”, asnjë akt dhune

Në Tiranë opozita ka rifilluar në mbrëmjen e së hënës, (8.07.2019) serinë e protestave kombëtare antiqeveritare, duke shënuar protestën e dhjetë që nga shkurti i kaluar.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore pa asnjë akt dhune.

Mijëra mbështetës të opozitës, të drejtuar nga Partia Demokratike, (PD) kërkuan përsëri largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij me parullën  „Rama IK”, mbizotëruese në protestat e tyre në pesë muajt e fundit.

Kjo është protesta e parë kombëtare antiqeveritare ku sllogani„Rama IK” u shoqërua me parulla që stigmatizonin Zgjedhjet Lokale 2019, të zhvilluara më 30 qershor, që opozita i cilëson si „ farsë dhe të manipuluara” dhe që pjesëmarrja e ulët  e zgjedhësve në votime tregoi „braktisjen e regjimit të krimit”.

Sipas opozitës vetëm 15% e zgjedhësve votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa rezultati zyrtar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  (KQZ) lidhur me pjesëmarrjen është 21,6 %.

Opozita akuzon qeverinë Rama për manipulim të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat rezultuan me fitoren e kandidatëve të PS për kryezarë bashkie në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Sipas gjetjeve të OSBE/ODIHR-it , në 30 bashki, kandidatët e PS për kryetarë bashkie nuk patën asnjë konkurrent dhe ndaj votuesve u ushtrua presion nga të dyja palët: PD për të mos marrë pjesë në votime, kurse PS për të kundërtën.

Basha: Zgjedhjet e 30 qershorit referendum kundër së keqes

Në fjalën e tij para protestuesve, para Kryemnistrisë, kreu i PD dhe lideri I opozitës,Lulzim Basha  iu tha atyre, se së bashku ” do të rrëzojnë qeverisjen antipopullore dhe anti kombëtare të Ramës”. Ai i cilësoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit” referendium i së keqes”.

” Në 30 qershor refuzuam të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin. 30 qershori është një referendum kundër së keqes. 30 qershori është dita kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Ramës. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës,” tha Basha.

Opozita i quan zgjedhjet lokale të 30 qershorit”farsë. moniste dhe të paligjshme”. Kryetarët e 27 Bashkive, të fituara nga PD në Zgjedhjet Lokale 2015, kanë deklaruar që nuk do t’ua lirojnë zyrën kryezarëve socialistëc që fituan në Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit, ku PD dhe partitë e tjera opozitare jashtë parlamentit, nuk morrën pjesë, gjë që mbart rrezikun e një përplasjeje potenciale mes palëve.

Protesta e së hënës në mbrëmje nuk pati asnjë incident dhune.

Mbrëmjen e djeshme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019 lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet