LIVE UPDATES
Bota

Modernizimi masiv! Gjermania blen avionë amerikanë F-35, francezët të pakënaqur

19 Mars 2022, 08:28 Nga DOSJA
Modernizimi masiv! Gjermania blen avionë amerikanë F-35,

Modernizimi masiv i forcave të armatosura gjermane ka nisur. Koncernet gjermane të armatimit marrin porosi, Gjermania blen avionë amerikanë F-35, francezët të pakënaqur, shkruan Auron Dodi.

Kthesa historike në politikën e mbrojtjes dhe të energjisë të Gjermanisë krijon kushtet për një peizazh të ndryshëm industrial në Gjermani. Koncernet gjermane të armatimit pritet të luajnë një rol më të madh në prodhimin industrial të Gjermanisë. Deri tani Gjermania ka qenë një nga eksportueset e mëdha të armëve në botë. Por në prodhimin e përgjithshëm të Gjermanisë, industria e armatimit ka pasur peshë jo të rëndësishme.

Përfaqësues të industrisë gjermane të armatimit, si të koncernit Rheinmetall u thanë këto ditë mediave perëndimore se jo më larg se disa muaj më parë, në Gjermani ata i shikonin shpesh si industri „të dëmshme”. Kjo shkonte aq larg sa firmat e armatimit ndonjëherë e kishin të vështirë të merrnin kredi në bankat gjermane.

Jörg Vollmer, komandanti i “Allied Joint Forces Command” të NATO-s në Brunssum tha se me aneksimin e Krimesë dhe me luftën në Donbass, transformimi i forcave të armatosura gjermane nisi. Por ky transformim”nuk qe i mjaftueshëm”.

“Bum porosish për armatime”
Kurse tani situata është krejtësisht e ndryshme. Vetëm këtë vit Gjermania do të shpenzojë 100 miliardë Euro shtesë për mbrojtjen, kurse prej mot më shumë se 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Gjermania vendosi të kthehet në fuqinë e tretë në botë, pas SHBA dhe Kinës, për investimet për mbrojtjen.

Koncerni gjerman i armatimit Rheinmetall, me qendër në Dyseldorf, i tha dje revistës „Der Spiegel” se pret një bum porosish për armatime e pajisje. Vetëm ky koncern me 24.000 punonjës, pret një rritje prej 20 përqind të porosive. Ai po përgatitet të shtojë 1500 deri 3000 punonjës në fabrikat në Gjermani, në Angli dhe në Australi.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Rheinmetall-i i ofroi qeverisë gjermane një paketë afatgjatë produktesh, me vlerë 42 miliardë Euro. Paketa përmban oferta për tanke, municione, kamionë ushtarakë dhe mallra të tjera. Rheinmetall prodhon edhe armë dhe sisteme kundërajrore.

Oferta qeverisë i kanë bërë edhe koncerne të tjera gjermane të armatimit, si p.sh. specialisti i sensorëve për radarë dhe kamera Hensoldt, si dhe ndërtuesi i nëndeteseve Thyssenkrupp. Por nuk mungojnë as sipërmarrje më të vogla, si p.sh. Jensoptik, që prodhon dylbi për pushkët.

100 miliardë euro shtesë për mbrojtjen
Sipas medieve, fondet shtesë këtë vit do të përdoren për pasardhësit e avionëve Tornado, për helikopterë transporti dhe për avionë shtesë, Eurofighter. Kështu, 15 miliardë Euro janë parashikuar për avionët F-35 dhe avionë të tjerë, 5 miliardë Euro do të jepen për helikopterët e rinj të transportit të rëndë. 2.5 miliardë Euro do të investohen për zhvillimin e mëtejshëm të avionit Eurofighter. 20 miliardë Euro për municion. 3 miliardë Euro do të përdoren në digjitalizimin e trupave, operacionet e tyre në tokë, dhe për pajisje dhe poste komanduese. 1,1 miliardë do të përdoren për modernizimin e sistemit tokë-ajër Patriot. Do të blihen edhe drona të armatosura, korveta dhe fregata për marinën.

Pse do të blejë Gjermania avionë F-35

Në vitin 2019 Gjermania vendosi të blejë avionë amerikanë F-18 të prodhuesit Boeing. Këta avionë, që do të përdoreshin për të transportuar armë bërthamore, do të shërbenin si zgjidhje kalimtare deri sa të niste prodhimi i avionëve luftarakë evropianë të brezit të ri, New Generation Fighter, pjesë e sistemit Future Combat System, që po zhvillohet nga Gjermania, Franca dhe Spanja.

Por për një sërë arsyesh, Gjermania tani hoqi dorë nga ky plan. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht deklaroi se Gjermania do të blejë avionë amerikanë F-35.

Arsyet janë nga njëra anë ushtarake, nga ana tjetër ato kanë bëjnë me ecurinë e bashkëpunimit gjermano-francez për zhvillimin e avionit New Generation Fighter. Një faktor i rëndësishëm është edhe fakti se avioni amerikan F-35 po kthehet në standard të ushtrive evropiane.

Arsyet ushtarake janë se avionët amerikanë F-35, të prodhuesit Lockheed Martin, janë thuajse të padiktueshëm nga radari. Sipas ekspertëve ushtarakë gjermanë, avionët F-35 mund të dallojnë më tej objektiva në largësi dhe t’i asgjësojnë, më mirë se çdo avion tjetër aktualisht në tregun botëror.

Gjermania ka vendosur të blejë 35 avionë F-35 për të transportuar me ta armë bërthamore. Vetë Gjermania nuk ka armë bërthamore. Por në Perëndim të Gjermanisë, në Büchel, janë të vendosura prej dekadash armë bërthamore të SHBA. Në rast rrezikimi, Gjermania mund t’i transportojë këto armë në destinacion.

Me avionët F-35 Gjermania do të zëvendësojë avionët gjermanë Tornado. Gjermania ka 93 avionë të tillë, që janë përdorim që në vitin 1980.

Një pjesë e avionëve Tornadove janë të aftë që të transportojnë armë bërthamore. Të tjerët luftojnë radarët dhe përdoren për zbulim.

Avioni F-35 po kthehet në standard evropian, sepse atë e përdorin shumë vende të NATO-s. Si p.sh. Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika. Edhe Polonia ka vendosur ta blejë këtë avion. Spanja po e shqyrton blerjen. Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Zvicra tashmë e kanë F-25 pjesë të flotës së tyre ajrore. Ky fakt e bën më të lehtë bashkëpunimin evropian.

Vendimi i Gjermanisë për ta modernizuar masivisht ushtrinë u mirëprit në mediat franceze. Por vendimin për blerjen F-35, francezët e pritën me zhgënjim. Francezët e shohin F-35 si simbol të pushtetit të SHBA në NATO. Analistë francezë thanë se për të zhvilluar një sovranitet evropian në mbrojtje, Gjermania duhet të ishte përqendruar në politikën evropiane të armatimit. Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

Gjermania do të blejë tani edhe 15 avionë të prodhimit evropian Eurofighter Typhoon, për t’i përdorur në luftën elektronike. Me ta ajo do të shtojë flotën e 140 avionëve Eurofighter që ka.

Së dyti, Gjermania nuk po e braktis avionin supermodern luftarak, New Generation Fighter, që do të ndërtohet së bashku me francezët dhe spanjollët. Ky avioni është elementi kryesor i Future Combat System, sistemit luftarak të ardhshëm. Në këtë sistem avionët do të komunikojnë me drona dhe satelitë. Ata mund të kenë edhe armë me lazer.

Francezët nuk ofruan qasje teknologjike për gjermanët
Por sipas planeve, ky avion i ri duhet të kalojë në prodhim jo para vitit 2025 ose 2026. I gjithë sistemi Future Combat System vihet në përdorim në vitin 2040. Ndërsa bashkëpunimi me francezët ka pasur fërkime.

Koncerni francez Dassault, që do të zhvillojë dhe administrojë sistemin e drejtimit të avionit të ri evropian, nuk i lejoi gjermanët të kenë qasje në teknologji.

Në shkurt 2021, në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes gjermano-francez, kancelarja Angela Merkel tha se “zhvillimi i avionit është nën drejtimin francez, por industria gjermane duhet të jetë në gjendje të marrë pjesë në një nivel të kënaqshëm.” Gjermania ka premtuar miliarda Euro për këtë projekt dhe është e kuptueshme që kërkoi qasje për industrinë e saj.

Në qershor 2021, Gjermania dhe Franca bënë një bilanc të zbatimit të Traktatit të Ahenit, të miqësisë midis dy vendeve. Në të Presidenti francez Emmanuel Macron tha se mosmarrëveshjet ushtarake me Gjermaninë qenë zgjidhur. Por burime të tjera thanë në janar 2022 se përsa i përket avionit të ri, mosmarrëveshjet kanë vazhduar.

Megjithatë, Berlini bëri së fundi një deklaratë për ta qetësuar frikën franceze se me blerjen e avionëve F-35 Gjermanisë nuk i nevojitet më Future Combat System. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha se tani buxheti ushtarak i Gjermanisë është i mjaftueshëm që të vazhdojë investimi edhe për projektin me francezët. Edhe për tankun e betejës të brezit të ri, i cili do të prodhohet nën drejtimin gjerman, bashkëpunimi me francezët do të vazhdojë sipas planifikimit./DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota avione gjermani avione gjermani

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik