Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Mjeku Skënder Brataj ka sqaruar deklaratën e bërë pak ditë më parë ku tha se mjekët nuk mund të quhen kriminelë sepse marrin 50 mijë lekë. Ai nis shkrimin me titujt që u shkruan me media dhe portale në vend, duke shtuar më pas komentet negative që mbërritën në adresën e tij personale.
Brataj përmend rastet kur janë liruar me arrest shtëpie, individë që kanë kryer vepra të rënda, duke rrezikuar apo rëndë duke shkaktuar vdekjen e personave të tjerë, teksa kanë qenë në timon. Në statusin e tij Brataj përmend edhe rastin e Jehon Breçanit, 19-vjeçarit që i këputi këmbën të resë në Tiranë, dhe më pas u la nga gjykata nën masën “arrest shtëpie”.
Ai nënvizon se është kundër ryshfetit dhe legalizimit të tij por me shëndetësinë dhe mbrojtjen e jetës për të lehtësuar dhimbjet e të sëmurëve. Në fund të shkrimit të tij, mjeku bën të ditur se komentet nuk e kanë prekur, madje u thotë qytetaravë që të vazhdojnë sërish nëse kanë komente të tjera.
REAGIMI I PLOTË:
HERONJ APO KRIMINEL! Marrë shkas nga një intervistë e imja e tre ditëve më parë, ku gazetar apo media për pëlqime, përfitime apo për të denigruar si gjithmonë njerëzit e punës, i kanë shtrembëruar ose shkurtuar sipas dëshirës pjesë të kësaj interviste! Pikërisht në datë 09.07.2021 disa prej tyre do të publikoheshin artikuj si: Brataj i revoltuar: “Mjeku s’mund të futet në burg për 50.000 lekë, as të shihet si kriminel”.
“Mjekut s’mund ti vihen prangat për 500.000 mijë lekë!
“Shfryhet Brataj, mjeku s’mund të futet në burg për 50.000 lekë, as të shihet si kriminel!”
“Habit shefi i urgjencës, Brataj: S’mund të arrestohet mjeku për 50.000 lek”.
Reflektime!
Shoqëri e sëmurë, shoqëri sipërfaqësore, shoqëri e qytetëruar, shoqëri e detyruar apo SHOQËRI E POLITIZUAR? Mendoj pak nga të gjitha!
Dy muaj sapo kishte filluar pandemia, Shqipëria dhe pothuajse e gjithë bota mbushi ballkonet me duartrotikje dhe me lule për ata,”HERONJTË E HESHTUR”! Ata që ishin të parët që ishin të terrorizuar për jetën e tyre, ata që humbën jetët e tyre, ata që panë terror çdo ditë të pandemisë me humbjet e jetës së pacientëve në krahët e tyre! Ata që ikën nga shtëpitë e tyre dhe morën me qera shtëpi të tjera për të mbrojtur familjarët e tyre, disa prej tyre u infektuan u sëmurën, humbën jetën dhe nuk i panë më fëmijët, gruan, burrin, prindërit apo miqtë dhe shokët! Ata që natën nuk fjetën asnjëherë, ata që ëndrrat i shikonin dhe vazhdojnë ti shohin vetëm me Covid, ata që edhe sot nuk janë mirë psikologjikisht, ata që nuk e harrojnë dot kurrë këtë vit:
NUK JANË KRIMINIEL!
Janë ata që ishin kokë ulur, të detyruar dhe të përkushtuar për të qëndruar në vijën e parë. Janë ata që kudo shkonin ju i linit radhën, janë ata që i falenderonit dhe i uronit “Zoti ja u shpërbleftë”.
SA SHPEJTË U BËMË KRIMINEL!
Mendoj se kjo shoqëri është e sëmurë sepse jeton me thashethemet e momentit, me memorjen e shkurtër. Shoqëri sipërfaqësore sepse nuk shikon përmbajtjen e problemit, por i mjafton një titull gazete dhe nga këto ka plot çdo ditë. Shoqëri e qytetëruar? Një shoqëri që kërkon fajtor, që tregon vetëm gishtin, kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit, ka shumë pikëpyetje! Një shoqëri ku intelektuali ka frikë të shprehet sepse masa profilesh fallco do ta denigrojnë. Intelektual shqiptar, çfarë pret? Shoqëri ku pseudointelektualët me dy-tre diploma në xhep, ku vitet që kanë jetuar u dalin më pak se diplomat e tyre, të mësojnë shkencën dhe kulturën. Shoqëri ku analistët sipas ngjyrës që preferojnë të bëjnë biografinë, madje janë profesionist më të mirë se ty! Një shoqëri që kërkon vetëm ndëshkim, burg, burg, burg në këtë agoni 30 vjeçare ka shumë për të pritur!
Shumë njerëz kanë kaluar abetaren dhe kanë shkuar te këndimi, por pa arritur asnjëherë te edukata!
Komente nga e gjithë bota e internetit, shqiptarë me fjalor që të vjen turp ta thuash me mendje, jo më ta shkruash! Do më falni ju të tjerët, që nuk mendoni si këto kategori, por sot edhe unë do ti shkruaj disa nga këto komente të tyre:
Bastard, krimininel, kurvar, i degjeneruar, hajdut, pis, fëlliqësirë, i biri i kurvës! Ti do varur, ti do vrarë, ti do hequr zvarrë, ti do djegur, ti do lidhur me litar pas makinës!
Çfarë ju bëra? Nuk kam të drejtë të flas, të shpreh mendimin tim professional? Kë vrava për të merituar këto dënime? Sigurisht që lista nuk përfundon kurrë!
Fëmijët tuaj, nipërit tuaj, çfarë edukate do të marrin? Një përqindje shumë të madhe të të qenurit tuaj, jeni modeli i fëmijës, nipit dhe mbesës suaj! Prandaj kjo shoqëri do të pres!
Në media gjatë gjithë pandemisë e kam cituar se si në çdo fushë edhe në mjekësi ka pasur përfitues. Si mjek, infermier, farmacist apo personel tjetër, këto janë fenomene të kësaj shoqërie të sëmurë që përmenda më lart.
Njerëz të indinjuar pa masë tre ditë më parë !!!PSE?
Sepse ti Dr. Skënderi the që jam me mjekët! Ti the mos arrestoni mjekët pa prova! Mos denigroni mjekët dhe pastaj i nxirni nga burgu të pafajshëm! Ata janë mjek, janë prindër, janë bashkëshortë/e, janë gjyshër, janë shok, janë miq, ata janë NJERËZ si ju! Ti the që një person që vret katër veta me makinë në rrugë doli në arrest shtëpie, ti the që një person që i preu këmbën me makinë një 18 vjeçareje në trotuar doli me arrest shtëpie, (normal që askush nga këta nuk ka paguar!) Ku jeni ju të indinjuar nga padrejtësitë?
Ti the që si ka mundësi që për 50.000 lekë arrestohet mjeku dhe këta dalin me arrest shtëpie!
Ti the: unë Dr.Skënder Brataj NUK JAM ME RYSHFETIN!
Ti the: nuk jam për legalizimin e ryshfetit, nuk jam për detyrimin e asnjë pagese.
Ti the: Po, unë Dr. Skënder Brataj jam me mjekët! Jam me shëndetësinë, jam për mbrojtjen e jetës, jam për të lehtësuar dhimbjen e të sëmurëve. Jam për të thënë, boll e masakruat shëndetësinë!
Çfarë the ti, ju që as më njihni, as më keni parë dhe as nuk e dini kush jam dhe pse jam kthyer në Shqipëri pas 25 vitesh?
Ti qytetar që lexon një titull gazete dhe më ofendon pa pikën e edukatës!
Ti emigrant që ke ikur kur të hoqën ofiqet e pushtetit dhe kërkon që luftën politike ta bësh nga atje ku shpenzon lekët e vjedhura!
Ti emigrant që më shikon me ngjyrën e simpatisë politike, por nuk e njeh fare realitetin shqiptarë.
Ti profesionist i indinjuar, që mendon se Shqipëria nuk ecën përpara se unë jam me mjekët shqiptarë.
Ti pseudopatriot që nuk ke kontribuar asnjë ditë për vendin tënd më bën moral për atdheun!
Ti analist që paguhesh për të më baltosur, të paktën mos dëmto, mir që nuk punon!
Ti politikan që më shikon si armik sepse Urgjenca funksionon, por kur kishe nevojë e çave telefonin tim!
Ti koleg që kërkon ryshfet, mos guxo. Ti nuk na përfaqëson ne, ti nuk je si ne të tjerët, ti je futur aty për të përfituar, jo për të shëruar pacientët! Ti nuk je bluzë e bardhë!
Ti i pa edukuar, i pa kulturuar nuk shkruhen ata fjalë të ndyra!
Ti që zgjedh fotografinë time dhe e vendos ku dhe kur të do qejfi, aty ku jeton, nuk do të guxoje kurrë!
Ti që e do shumë Shqipërinë, që tu dogj shpirti për të, luaj vendit dhe hajde kontribuo me aq sa mundesh pë të!
Nuk të lejoj të më ofendosh, nuk të lejoj të më prekësh familjen, nuk të lejoj të më prekësh pastërtinë, nuk të lejoj të më prekësh mjekët, infermierët, personelin mjekësor. Nuk të lejoj sepse në këtë moment ata i ke atje në vijën e parë, i ke në trauma, urgjencë, sallat e operacionit, në diellin përvëlues duke vaksinuar. Ata i paguajnë taksat si ty! Ti po shtrihesh plazheve duke bërë komente me pa edukatën tënde!
Edhe ti, ju, do të vini në duart e tyre, lerini të punojnë të qetë, lerini të shpëtojnë jetët tuaja dhe familjarëve.
Ju të gjithë, ju që ankoheni, pse jeni bërë pjesë e korrupsionit? Pse keni paguar? Ku jeni drejtuar nëse ju kanë kërkuar lekë? Sa kallëzime ka?
Sigurisht që familjari juaj duhet të kalojë para të tjerëve, sigurisht që duhet ti bëjë vizitat dhe analizat para të tjerëve, sepse ju paguani! Të gjithë e kanë fajin, ti, ju, jo nuk keni faje, sepse paguani! Ju nuk bëni korrupsion! Ju komentet këtu, me dhe pa fytyrë mund ti bëni, ju mund ti përgjithësoni mjekët si KRIMINEL!
Jo, ne nuk jemi kriminel, por jemi MJEK, jemi personel mjekësor, jemi pjesa e shëndoshë e mjeksisë shqiptar që jemi për shëndetin tuaj! Nuk jemi as heronj as kriminel, jemi njerëz si ju!
Nuk më ulin entuziazmin komentet tuaja me apo pa qëllim, vazhdoni të bëni komente, disa media i lejojnë, ose ndoshta disa prej jush janë pronarë apo drejtues të tyre!
Ju që ju përfshiva këtu lart ju them se unë Dr.Skënder Brataj kam 6 vjet që kontribuoj për vendin tim! Unë jam për të kontribuar për SHQIPËRINË!
Bëje dhe ti me vepra, jo me llafe, jo me komente, jo me profile fallco! Dr.Skënder Brataj
Çfarë ka thënë Brataj?
Tre ditë më parë, Brataj komentoi protestën e bluzave të bardha, duke u shprehur se nuk mund të trajtohen si kriminelë. Ai tha se nuk ka mjekë që presin t’i paguash, pa të dhënë ndihmën e nevojshme.
“Në çdo fushë ka njerëz që janë tipik ndaj një gjëje, për dy kolegët e arrestuar nuk kam dëgjuar ndonjëherë, ndaj nuk jam dakord me mënyrën si janë trajtuar. Nuk mund të akuzosh një mjek për 50 mijë lekë, ndërkohë që për gjëra më të rënda i lë të lirë.’-tha Brataj.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR– Një person është proceduar nga policia pasi iu janë gjetur paund të fshehura në mjetin e tij. Ky shtetas, ishte duke kaluar në pikën kufitare ...
TIRANË– U parashikua, që dita e sotme dhe e nesërme do të ishin me temperatura ekstreme, ndaj bëhuni gati të ‘arratiseni’ në bregdet. Sot parashikohet që t...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Një 34-vjeçar me inicialet O.S ka përplasur me motor një grua, 65 vjeçe. Mës...
TIRANË– Një 47-vjeçar, me iniciale I.XH., ka ndërruar jetë pasi ka rënë ndë kontakt me rrymën elektrike. Sipas Policisë, viktima vuante nga pr...
Në muajin Mars të këtij viti në emisionin “Stop” është publikuar rasti i një vajze nga Kukësi, e cila në Shtator të vitit të shkuar ka konkurruar për t’u bërë p...
Në emisionin “Stop” sot është transmetuar historia e Griseld Gjishtit, i cili ka arritur që të fitojë konkurin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe në f...
ITALI– Policia e Modenas arrestoi një 28-vjeçar shqiptar, duke e akuzuar për dhunë ndaj një funksionari pupblik. Gjatë natës që sapo kaloi, teksa në qyte...
FIER- Një tjetër rast i rëndë i dhunës ndaj kafshëve është shënuar sot në Seman të Fierit, ku një makinë tërheq zvarrë një qen. Pamjet janë publikuar nga JOQ, n...
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi ka folur me detaje mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline” në News24 për çmimin e uniformave të tenderuara nga Min...
BRITANI E MADHE- Një adoleshent shqiptar, i mbyllur për 8 muaj në një “shtëpi bari”, është prangosur nga Policia britanike. Drilon Zelaj, 19 vje&cce...