"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Mjekja shqiptare tregon si e mposhti koronavirusin: Ende nuk ndjej asnjë lloj arome, por e kalova me lëhtësi. U infektova nga
26 Mars 2020, 20:20Nga DOSJA
TIRANË– Mjekja shqiptare në Itali, Blerta Resuli, që u infektua me koronavirus ka treguar në lidhje me luftën që sapo kaloi. Në një lidhje me Skype për emisionin ‘Opinion”, Resuli tha se fillimisht kishte vetëm dhimbje koke dhe hundët e zëna, më pas humbi të shijuarin dhe nuhatjen. Mjekja shtoi se mund ta ketë marrë nga kolegët e saj, shumë prej të cilëve ishin të infektuar.
“Shumë kolegë të mitë janë të infektuar. Unë u diagnostikova më datë 11 mar. Kisha pak shqetësime por duke qenë se shumë prej kolegëve ishin të infektuar, e bëra dhe unë testin. Unë jam onkologe. Besoj se e kam marrë nga kolegët, por nuk e përjashton mundësinë që mund të jem infektuar dhe nga ndonjë pacient. Fillimisht kisha vetëm dhimbje koke dhe hundët e zëna. Më pas humba shijen dhe nuhatjen. Ende nuk ndjej asnjë lloj arome. Për mua ishte lehtësisht i përballueshëm. Por nuk është realish një grip i thjeshtë. Simptomat janë më të forta, por për grup moshën time është më e përballueshme. Edhe kolegët e mi kishin pak a shumë të njëjtat simptoma, por njëri është në gjendje të keqe. Lodhja e trupit ka qenë shumë e fortë për të gjithë. Ende s’e kam marrë përgjgjen, por besoj do dal mirë,”– tha ajo.
Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjekët e spitalit të Hasit i janë drejtuar sot qytetarëve me disa mesazhe sensibilizuese që ata të qëndrojnë në shtëpi. Në një video të shpërndarë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur në mënyrë të tërthortë akuzave në lidhje me ndihmat dhe pakot me ushqime që janë shpërndarë nëpër shtëpitë...
SHKODËR– Burri nga Puka që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dyshohet të ketë infektuar edhe gruan e vajzën e tij, pasi këto dy të fundit kanë dalë p...
TIRANË– Prej disa ditësh kryeminsitri Edi Rama publikon video nga qytete të ndryhsme të Shqipërisë ku shfaqen punonjësit e bashkive teksa dërgojnë pako me ...
SPANJË– Një grup të rinjsh shqiptarë bëjnë apel për ndihmë për t’u kthyer në Shqipëri, pasi kanë mbetur prej disa ditësh të bllokuar në Spanjë.Të rin...
BURREL- Amnistia e bërë nga qeveria për 600 të burgosur ka sjellë dhe probleme. Gazetari Enver Doçi raporton se në një situatë kur i gjithë vendi është i...
TIRANË– Drejtori i Urgjëncës Kombëtare Skënder Brataj që aktualisht po kurohet nga Covid-19 është emocionuar nga mesazhet që ka marrë dhe shkruan se ky poz...
VLORË– Gjykata Ndërkombëtare, mesa duket ka ndëshkuar Bashkinë e Vlorës me 15 milion euro gjobë, për prishjen e njëanshme të një kontrate. Avokati Kujtim C...
TIRANË– Armiku i padukshëm (Covid-19) që nuk kursen as të rinjtë dhe as fëmijët, për të cilën nuk kemi gjetur ende armët e duhura dhe mund të na sjellë vde...
VLORË– Qyteti i Vlorës ka treguar solidaritetin Italinë, vendi i cili po vuan humbjet e mëdha të qytetarëve të saj nga koronavirusi.Teatri ”Petro Mar...