"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Misteri me eshtrat në Pukë! Biznesmeni Davide Pecorelli u zbulua pasi tërhoqi para në bankomat, për tetë muaj fshihej pas
19 Shtator 2021, 12:53Nga DOSJA
ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet që çuan në zbulimin e biznesmenit Davide Pecorelli, tetë muaj pas zhdukjes së tij. Mësohet se Pecorelli i kishte marrë të gjitha masat për të bërë një jetë të dytë, pasi kishte ndryshuar identitetin dhe siguruar dokumente rumune. Por, mbetja pa para, do të bënte që 45-vjeçari të drejtohej në bankomat për të tërhequr të hollat që i duheshin.
Për herë të parë pas tetë muajve, më 12 shtator karta e kreditit e Davide Pecorelli u aktivizua. Për këtë gjë u informua partnerja e tij me anë të një mesazhi nga banka dhe bashkëpunëtori shqiptar, duke qenë se të dy kishin akses në këtë llogari. Bashkëpunëtori shqiptar i biznesmenit vuri në dijeni autoritetet për lëvizjen e llogarive dhe i orientoi ata drejt ishullit Giglio.
Pas disa ditësh nën vëzhgim, biznesmeni do të përballej me një tjetër telash. Motori i gomones që ai kishte marrë me qira si rumun mori flakë dhe 45-vjeçari u detyrua të kërkonte ndihmë. Personi i parë që e pa, e njohu me njëherë dhe lajmëroi policinë. Kjo dëshmi ishte mjaft thelbësore dhe karabinierët prangosën Pecorellin një ditë më parë. Biznesmeni e kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino, por shenjat e gishtave që iu morën të nesërmen zbuluan inskenimin. Pecorelli është marrë në pyetje, por pritet që nesër pasdite të dalë para prokurorëve të Perugia-s, për të dhënë llogari në lidhje me identitetin fals që ka përdorur.
Gjëja e parë që ka thënë vetë Pecorelli kur është përballur me kamerat, është se duhet të takonte fëmijët. Në momentin që gazetari i TGCom afrohet për ta pyeturr, Pecorelli, i veshur me një palë pantalloa të shkurtra, kapuç, syze dhe maskë anti-Covid, largohet me nxitim, duke thënë se duhet të shkojë tek fëmijët.
45-vjeçari u zbulua nga autoritetet e ishullit ku gjendej në Itali, pasi iu dogj motori i gomones që kishte marrë me qira. Pecorelli u identifikua përmes shenjave të gishtërinjve, pasi bazuar në dokumentet e reja që kishte, rezultonte shtetas rumun.
Kjo histori ka ende një çështje të pazgjidhur, eshtrat e gjetura brenda mjetit “Skoda Fabia”. Mbetjet kockore që u gjetën brenda makinës së biznesmenit 45-vjeçar u nisën drejt Italisë më datë dhjetë shkurt të këtij vitit, thuajse një muaj pas zhdukjes së Pecorellit. Mostra e eshtrave të gjetura do të krahasoheshin me AND-në e të vëllait të biznesmenit, Antonello Pecorelli, por kur kanë kaluar më shumë se shtatë muaj, ende nuk ka një përgjigje për analizën e tyre.
Duke qenë se Pecorelli i gjet gjallë në Itali, kujt i përkasin këto eshtra? Kë la të shkrumbuar në Shqipëri biznesmeni Italian?
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Një 77-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë aksidentalisht nga banesa e tij. Mësohet se personi që ka humbur jetën ë...
DIBËR– Aktivisti Dhimitër Koleci ka denoncuar ndërtimin e HEC-eve në parkun e Lurës. Në një lidhje telefonike për FaxNews, aktivisti e quan katastrof...
TIRANË– Ekspozita World Press Photo 2021, që prezanton gazetarinë vizive më të mirë të vitit të kaluar do të hapet në Sheshin “Skenderbej” në Tiranë,...
BULQIZË– Puna për gjetjen e minatorit Muharrem Plaku është vështirësuar pasi raportohet se në galerinë ku ai është bllokuar, janë regjistruar të tjer...