LIVE UPDATES
Aktualitet

Qytetarët kërkojnë ndalimin e rrënimit të Urës së Zogut, dalin në protestë me Organizatën Sebastia: E ka shkatërruar

19 Shtator 2021, 10:46 Nga DOSJA
Qytetarët kërkojnë ndalimin e rrënimit të Urës

TIRANË– Organizata Sebastia, e shqetësuar nga dëmtimi i rëndë që ka pësuar në vitin e fundit ura e Milotit, njohur gjërsisht si “Ura e Zogut” ka vendosur të zhvillojë një protestë ku kërkon mbrojtjen e dinjitetit të historisë shqiptare. Ura e Zogut, një nga asetet e trashëgimisë kulturore të Kurbinit, e ndërtuar në vitin 1927 rrezikon shembjen dhe banorët e kësaj zone, bashkë me anëtarët e organizatës, nuk e tolerojnë këtë gjë.

Me pankarta në duar me mbishrimiet “Mbro identitetin”; “Mos e zhduk historinë”; “Kush nuk reagon është bashkëfajtor në krim”, ata kërkojnë që autoritetet të reagojnë për urën mbi lumin Mat që dikur lidhte verilindjen me pjesën tjetër të vendit. Në deklaratën zyrtare të Organizatës Sebastia shkruhet se urën e ka shkatërruar babëzia e bosëve të kompanive të ndërtimit, që prej 3 dekadash shfrytëzojnë këtë lumë për të nxjerrë inerte për ndërtim, pa kontroll, ilegalisht dhe legalisht kur bëhët fjalë për kompanitë e kontraktuara nga shteti.

Deklarata e plotë:

Organizata Sebastia, e shqetësuar nga dëmtimi i rëndë që ka pësuar në vitin e fundit ura e Milotit, njohur gjërsisht si “Ura e Zogut”, Monument i Trashëgimisë Kulturore i Kategorisë së Parë shpallur në vitin 1999 nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe e mbrojtur me ligj, dhe njëkohësisht të ndjeshëm ndaj rrezikut që po i kanoset kësaj urë me rëndësi të madhe historike dhe arkitektonike, gjithashtu të indinjuar ndaj mosreagimit të institucioneve përgjegjëse, kemi vendosur të realizojmë këtë marshim sot, së bashku me qytetarë të tjerë Kurbinas dhe jo vetem. Ky është vetem një nga aktivetet që ne këmi ndërmarrë. Në janar të këtij viti kemi iniciuar një peticion online, për të cilin jemi të lumtur të komunikojmë që ka pasur mbi 3000 nëshkrime, por nuk jemi aq të lumtur kur komunikojmë që një numer i tillë qytetaresh nuk është marrë seriozisht nga Institucionet përgjegjëse. Plotësisht të vetëdijshëm se mbrojtja e trashëgimisë tonë është një detyrë qytetare dhe patriotike, gjykojmë dhe besojmë se këto aktivitete duhet të nxisin reagimin e institucioneve përgjegjëse në hartimin dhe zbatimin e një plani emergjent për ndalimin e shkatërrimit të urës.

Ura e Zogut, një nga asetet e trashëgimisë kulturore të Kurbinit, e ndërtuar në vitin 1927 rrezikon shëmbjen. Pjesërisht nga erozioni natyror, dhe rreshjet e shumta të dimrit që shkoi, dhe masivisht nga dora e njeriut. Urën mbi lumin Mat që dikur lidhte verilindjen me pjesën tjetër të vendit, nuk e shkatërroi vetem natyra, por babëzia e bosëve të kompanive të ndërtimit, që prej 3 dekadash shfrytëzojnë këtë lumë për të nxjerrë inerte për ndërtim, pa kontroll, ilegalisht dhe legalisht kur bëhët fjalë për kompanitë e kontraktuara nga shteti. Ura me Harqe, është ndërtuar dhe projektuar nga Inxhinieri Italian Z. Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga Italia.  Zbatimi i projektit të Urës së Zogut u bë nga inxhinieri i shquar shqiptar, Gjovalin Gjadri, inxhinier, i cili ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Turkut nëpër Mirditë.  Ura është ndërtuar brenda një viti dhe është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore.  Stili i harqeve të saj dhe detajet të tjera arkitekturore ishin një risi për kohën kur është ndërtuar dhe akoma sot në Universitetin e Inxhierisë trajtohet dhe studiohet stili inovativ i kësaj Urë. Në mënyrë të paligjshme kompani ndërtimi me lidhje deri në strukturat më të larta qeveritare kanë shfrytëzuar pa kriter shtratin e lumit Mat për të nxjerrë inerte.

Zhavorri i lumit është përdorur për ndërtimin e rrugëve nga kompanitë e ndërtimit të lidhura me qeveritë. Inxhinierë, kurator arti, historianë e ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe banorë të zonës duhet të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve për të shpëtuar Urën e Zogut, që të japin kontributin dhe ekspertizën e tyre për të shpëtuar këtë pasuri arkitekturore. Ura e Zogut do duhej të ishte një prej atraksioneve turistike në Qarkun Lezhë, me të cilën shqiptarët kanë mundësinë të njohin një pjesë të arkitekturës së viteve 30 në veprat publike.  Kjo urë është pjesë e memories së kombit, dhe përfaqëson një kohë kur orientimi i vendit ishte drejt Perëndimit, strehës natyrale të Shqipërisë.  Qeveria duhet të nxjerrë një vendim për ndalimin e kompanive të ndërtimit të shfrytëzojnë lumin Mat për nxjerrje inertesh. SPAK duhet të nisë një hetim lidhur me këto kompani që prej 3 dekadash kanë abuzuar me këtë pasuri publike.  Shfrytëzimi i lumit Mat për ndërtim HEC-esh ka pasur jo pak impakt në degradimin e urës së Matit dhe veprave të tjera publike përgjatë këtij lumi. Për gjithçka u tha më sipër, Organizata Sebastia dhe gjithë qytetarët që kanë firmosur peticionin për Mbrojtjen dhe rimëkembjen e saj kërkon nga Ministira e Kulturës, nga Instituti Kombëtar I Trashëgimisë Kulturore, nga Bashkia Kurbin dhe Bashkia Lezhë;

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per uren e zogut ura e zogut proteste per uren e zogut ura e zogut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet