Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Misteri i madh i coronavirusit, përqindja e ulët e vdekjeve në vendet e varfra të Afrikës dhe Azisë askush nuk po mund t’i shpjegojë
Përqindja relativisht e ulët e vdekshmërisë në vendet e varfra të Afrikës dhe Azisë, pavarësisht zvogëlimit të resurseve dhe sistemit të dobët të shëndetësisë në raport me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, është një prej mistereve më të mëdha.
Përqindja e vdekshmërisë nga virusi në këto dy kontinente, paraqet atë pjesë të asaj sa i përket çështjes së ngjarjeve të vdekshmërisë në Evropë dhe SHBA.
Siç shkruan në një reportazh të zgjeruar të New York Times, situata më herët ka qenë krejt ndryshe në situata të ngjashme të jashtëzakonshme për shëndetin publik. Rajonet e varfra kanë qenë më rëndë të goditura, siç është tani rasti në komunitetet në SHBA, ku jetojnë pakicat apo familjet e varfra.
Drejtori dhe shkrimtari i nominuar Sidarta Mukherde në një artikull të publikuar së fundmi në New Yorker, e ka quajtur situatën epidemiologjike të ngjashme me atë të një romani të detektivëve. New York Times ka vendosur ta hulumtojë këtë mister dhe t’i jep shpjegimet e mundshme.
A është fjala për fatamorganë? Pothuajse jo. Disa pjesë të shkakut sigurisht se janë rezultat i raportimit të dobët të rasteve të vdekjes, për shkak të sistemit të dobët shëndetësor. Por, shumë epidemiologë besojnë se shkaku përshtatet me numrat aktual.
Për shembull, në Indi shumica e qyteteve kanë statistika sa i përket numrit të përgjithshëm të vdekjeve, pavarësisht në këtë, dhe ajo është rritur shumë më pak sesa në shumë vende të pasura. Të dhëna të tilla sugjerojnë se në Delhi dhe Mumbai, kanë përqindjen e ulët të vdekshmërisë sesa në SHBA, ka thënë mjeku Prabat Dza, drejtori i Qendrës për hulumtime globale shëndetësore në spitalin Saint Michael në Toronto.
Në artikull Mukherde e ka përshkruar spitalin e përkohshëm që e kanë ndërtuar në lagjen e varfër Dharavi të Mumbait. Ajo është mbyllur menjëherë pasi është dëshmuar se më pak njerëz kanë vdekur sesa që ishte pritur.
Dihet që coronavirusi godet më rëndë të moshuarit: mbi 80 për qind e të gjitha rasteve të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, janë njerëzit më të vjetër se 65-vjeç.
Në mbarë Afrikën dhe pjesën e madhe të Azisë, popullata është e re. Lindin shumë fëmijë, kurse problemet tjera shëndetësore shpesh mbysin njerëz para se të arrijnë moshën e pleqërisë. Në Afrikën subsahariane, vetëm tre për qind e popullatës është mbi 65-vjeç. Në Pakistan, 4 për qind, kurse në Shtetet e Bashkuara kjo shifër arrin në 16 për qind e në Bashkimin Evropian në 20.
Një faktor tjetër interesant: shtëpitë e pleqve nëpër të cilat shpesh ka depërtuar virusi me pasoja vdekjeprurëse, e shumë më të shpeshta janë rastet në vendet perëndimore, por në vendet tjera jeta është ndryshe në familje me traditë ku fëmijët e rritur brengosen më shumë për prindërit.
Por, sërish duket se plakja e popullatës nuk është përgjigja e vetme e kësaj enigme.
Jeta e përditshme kryesisht zhvillohet jashtë në vendet e varfra afrikane, kurse hapësira për jetë është e ajrosur pasi që dritaret shumicën e kohës janë të hapura. Dihet që COVID-19 më lehtë bartet në hapësirat e mbyllura që shumë rrallë herë ajrosen.
Shumë shkencëtarë konsiderojnë, se një përgjigje e rëndësishme qëndron të fakti që imuniteti nuk është kudo i njëjtë. Nëse më herët coronaviruset janë përhapur në disa vende, imuniteti i njerëzve në ato vende ndoshta ka qenë më mirë i përgatitur për COVID-19.
“Ekzistojnë shumë dëshmi, por ende nuk kemi përgjigje përfundimtare”, ka deklaruar Salim Abdl Karum, epidemiolog jugafrikan.
Në të njëjtën mënyrë mendon edhe ekipi i shkencëtarëve indianë, që pretendojnë se përqindja e vdekjes është me ulët në vendet ku popullata e gjerë i është ekspozuar spektrit të gjerë të mikrobeve, shkruan BBC.
Pjesa e madhe e rasteve asimptomatikëve në Indi përputhen me këtë hipotezë, ka thënë për Financial Times, dr. Gagandeep Kang, virolog nga Vellorea.
E nëse kjo hipotezë është e saktë, do të mund të ndihmonte në shpjegimin e përqindjes së ultë të vdekjes në Afrikë dhe Azi sesa në Amerikën Latine.
Ruanda për shembull në mënyrë të shpejtë dhe agresive vendosi masat e distancës sociale, bartjen e maskave dhe gjurmimin e rasteve të kontaktit e testimet masive. Ngjashëm kanë vepruar edhe disa vende aziatike. Gana, Vietnami dhe vendet e tjera kanë vënë masat kufizuese për të gjithë ata që kanë hyrë në këtë vend. Konsorciumi i vendeve afrikane ka bashkëpunuar në shpërndarjen e maskave mbrojtëse dhe testeve të shpejta.
“Afrika shumë gjëra i bënë siç duhet, e pjesa tjetër e botës jo”, ka thënë Gale Smith, ish-zyrtare gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Barack Obama.
Megjithatë, duket se kjo nuk është arsyeja kryesore për numrin relativisht të vogël të vdekurve nga COVID-19. Disa vende aziatike dhe afrikane, përfshirë Indinë, kanë strategji të ndryshme në luftën kundër coronavirusit, siç edhe është rasti në SHBA dhe Evropë.
Qindra mijëra njerëz në mbarë Afrikën dhe Azinë kanë vdekur nga kjo sëmundje e tmerrshme, por shumë akoma jetojnë pikërisht për këtë arsye që të njëjtën kohë janë është e pashpjegueshme dhe e çuditshme.
Marrë nga: DW
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Ndryshimet rrënjësore të jetës së përditshme që solli pandemia COVID-19 disa me vullnet të lirë dhe disa të vendosura nga qeveria e kanë rritur ndërgjegjë...
SHBA- Prokurorët amerikanë thonë se do të jenë të paktën 100 persona të tjerë ndaj të cilëve do të ngrihen akuza në lidhje me sulmet e 6 janarit ndaj Kapitolit ...
SHBA- Miliona doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin qëndrojnë të magazinuara në temperatura të ulta në SHBA. Ato nuk mund të administrohen...
MAQEDONI E VERIUT- Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë bërë me dije se 15 persona kanë humbur jetën dhe 868 të tjerë janë infektuar me Covid-19...
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur të vaksinojnë rreth 35 milion persona plotësisht. The Guardian shkruan se vetëm ditën e sotme SHBA ka injektu...
AFGANISTAN– Një bombë e fuqishme me makinë pranë një stacioni policie ditën e sotme, vrau të paktën shtatë persona dhe plagosi më shumë se 50 të tjerë në provin...
QIPRO- Qipro ka ashpërsuar masat anti-Covid në vend për shkak të rritjes së numrit të infektimeve në vend. The Guardian shkruan se masat që janë marrë pritet që...
GJERMANI– Wolfgang Kirsch është njohur si njeriu më i tatuazhuar në botë mbi moshën 70 vjeç. Pensionisti ka mbuluar 98% të trupit të tij me tatuazh...
AUSTRALI- Ministrja e Mbrojtjes në Australi, Linda Reynolds i ka paguar një dëmshpërblim dhe i ka kërkuar falje publike një ish-punonjëse pasi e quajti ‘lopë të...