All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ministrja e Jashtme Baerbock: Duam ta bëjmë BE-në një lojtar të besueshëm global

10 Dhjetor 2021, 07:19 Nga DOSJA
Ministrja e Jashtme Baerbock: Duam ta bëjmë BE-në një lojtar
All - Paragraf - 1

BRUKSEL- Annalena Baerbock përcaktoi se BE duhet të jetë shtylla kurrizore e politikës së saj të jashtme dhe Franca miku i saj më i rëndësishëm. Në Bruksel dhe Paris, ministrja e re tregoi prioritetet e saj.

Annalena Baerbock kishte njoftuar se kishte ardhur në Bruksel për të dëgjuar, para vizitës së saj tek përfaqësuesi i BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell. Dhe ajo e bëri këtë gjerësisht. Në vend të kohës së planifikuar, takimi i mesditës me diplomatin e lartë të BE-së zgjati dy orë. “E dashur Annalena, urime,” tha spanjolli Borrell në gjermanisht. Ai është shumë i lumtur që ministrja e re e Jashtme ka ardhur në Bruksel në ditën e saj të parë të punës, vazhdoi Borrell në anglisht. “Kjo vizitë ka një rëndësi të madhe simbolike për BE-në”.
Borrelli pranoi se Baerbock kishte një “agjendë absolutisht pozitive” dhe e falënderoi atë për qëllimet e përbashkëta. “Ne ndajmë prioritetin e forcimit të sovranitetit të BE,” tha ai. Është hera e parë që një ministre e jashtme gjermane viziton jo vetëm Parisin, por edhe BE-në në ditën e saj të parë në punë – një veprim i qëllimshëm nga ministrja e re.

“Evropiane me gjithë zemër”

“Unë jam evropiane e vërtetë me gjithë zemër,” e siguroi Annalena Baerbock mikpritësin e saj, duke buzëqeshur para shtypit në anglishte të rrjedhshme. Sipas saj, qeveria e re federale beson se politika e BE-së duhet të jetë më shumë se shuma e 27 politikave të shteteve të ndryshme anëtare. “Ka probleme edhe brenda BE-së, por nuk duhet të harrojmë kurrë historinë e pabesueshme të suksesit të BE”, tha ministrja e Jashtme, pa specifikuar nëse i referohej konfliktit midis Polonisë dhe BE-së për sundimin e ligjit apo qëndrimeve divergjente për politikën ndaj Kinës. Gazetarët nuk u lejuan të bënin pyetje pas daljes së saj të shkurtër para shtypit.

Në ditët në vijim, Josep Borrell dhe Annalena Baerbock duan të vazhdojnë të diskutojnë, për tema të tilla si Bjellorusia, imigracioni, Ukraina, Ballkani Perëndimor, të cilat mund të preken vetëm të enjten. Ata do të takohen sërish këtë fundjavë në takimin e G7 në Birmingham, pastaj të hënën në takimin e rregullt të ministrave të jashtëm të BE-së. Në ditët e para të punës, ajo kalon më shumë kohë me Josep Borrell-in sesa me shefin e saj, kancelarin gjerman Olaf Scholz, tha me shaka politikania e Gjelbër.

Miqësi me Francën

Në një mënyrë po aq harmonike dhe ndoshta pak më konkrete u zhvillua edhe vizita prezantuese te ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, në mëngjes në Paris. “Çfarë ka më bukur për një Ministre të Jashtme sesa të jetë në Paris, mëngjesin e parë në postin e saj të ri?”, deklaroi Annalena Baerbock gjatë konferencës për shtyp me Le Drian.

Jean-Yves Le Drian, i cili tashmë ka njohur dy ministrat e jashtëm gjermanë, buzëqeshi i kënaqur. Është “një traditë e bukur” që ministrat e jashtëm gjermanë vijnë gjithmonë fillimisht në Francë, tha ai. Annalena Baerbock dhe Le Drian i drejtohen me “ti” njëri-tjetrit dhe sigurojnë njëri-tjetrin për miqësinë personale dhe miqësinë e vendeve të tyre. Për Gjermaninë, “nuk ka miq më të afërt se Franca”, tha Baerbock. Ajo tha se dëshironte “të investonte në lidhjen e ngushtë midis Berlinit dhe Parisit”.

Më pas Baerbock-u e lajkatoi pak më shumë mikpritësin e saj francez, duke shpjeguar se donte të frymëzohej nga Franca në çështjet e diplomacisë klimatike. “Nuk është rastësi që unë do të jem përgjegjëse për politikën ndërkombëtare të klimës në Ministrinë e Punëve të Jashtme”. Franca kishte vepruar tashmë në këtë mënyrë në samitin e klimës në Paris në 2015. Ishte një “moment i madh diplomacie”. Më vonë në Bruksel, përfaqësuesi i BE-së për punët e jashtme vlerësoi shprehimisht lëvizjen e diplomates gjermane. Diplomacia e klimës ka më shumë peshë. “Është një sinjal i mirë,” tha Borrelli.

Ministrja e Jashtme gjerman siguroi se Republika Federale do ta mbështesë Francën me të gjitha forcat gjatë presidencës së ardhshme të Këshillit të BE-së. “Mund të mbështeteni tek ne”. Konferenca evropiane për të ardhmen e Evropës, për të cilën është kaq i angazhuar Presidenti francez Emmanuel Macron, në mes të fushatës elektorale, “është “shumë e rëndësishme”.

Një “busull strategjike” e re e BE-së duhet të miratohet nën presidencën franceze. Kjo mbështetet nga ministrja e Jashtme, edhe nëse kjo përfshin ngritjen e një force të fuqishme ndërhyrëse ushtarake. Këtë e parashikon marrëveshja e koalicionit qeveritar gjerman.

Mosmarrëveshje për energjinë bërthamore

Pavarësisht nga harmonia e shfaqur, sigurisht që ka dallime, pranoi Baerbock në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. Franca, për shembull, dëshiron të ankorojë energjinë bërthamore në politikën klimatike të Bashkimit Evropian si një alternativë e gjelbër dhe neutrale ndaj klimës ndaj qymyrit, naftës dhe gazit. Politikania e gjelbër e sheh këtë në mënyrë kritike, pasi Gjermania po mbyll gradualisht termocentralet e saj bërthamore. Si kryetare e re e diplomacisë, ajo megjithatë u mjaftua duke deklaruar në Paris se “tani po flasim për këtë në të gjitha nivelet”. Ajo iu referua liderit të saj, kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili do të takohet me presidentin francez të premten dhe samitit të BE-së të javës së ardhshme në Bruksel.

Brenda qeverisë së re federale dhe midis Gjermanisë dhe Francës, ka ende diskutime për një “bojkot diplomatik” të mundshëm të Lojërave Olimpike Dimërore në Kinë. Shtetet e Bashkuara, Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe nuk duan të dërgojnë zyrtarë qeveritarë në Pekin. Annalena Baerbock dhe Jean-Yves Le Drian raportuan se ende nuk ishte marrë asnjë vendim dhe se vendimi duhej të merrej brenda kornizës së Bashkimit Evropian.

Solidaritet me Ukrainën

Dyshja më pas iu kthye krizës më urgjente të politikës së jashtme aktualisht në Evropë, përkatësisht vendosjes së trupave ruse, nga e cila Ukraina ndihet e kërcënuar. “Integriteti territorial i Ukrainës nuk është i negociueshëm”, theksoi Annalena Baerbock në drejtim të Moskës. “Rusia do të paguante një çmim të lartë politik dhe mbi të gjitha ekonomik”, tha ministria e Jashtme.

Ajo dhe ministri i Jashtëm francez janë dakord se duhet të shmanget sulmi i Rusisë në pjesë të tjera të Ukrainës. Marrëveshja e bllokuar e Minskut mbetet rruga përpara për të arritur qetësimin në Ukrainën lindore. Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina bashkohen këtu si pjesë e të ashtuquajturit formati i Normandisë. Megjithatë, samiti i fundit u zhvillua tashmë dy vjet më parë.

Josep Borrelli, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme dhe ish-ministri i jashtëm spanjoll, i uroi Annalena Baerbock-ut, e cila në moshën vetëm 41 vjeç, po merr rolin e saj të parë në qeveri, “shumë sukses dhe fat”. Megjithatë, ai tha se funksioni nuk do të sjellë shumë gëzim për shkak të krizave të shumta në botë.

Marrë nga:DW

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota annalena baerbock emmanuel macron annalena baerbock emmanuel macron

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 10 Dhjetor 2021, 07:14

Plani i Zelandës së Re për ndalimin e duhanit

ZELANDA E RE- Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në bot...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje