LIVE UPDATES
Politike

Ministrat në Dubai/ Reagon LSI, Vasili: Darkë që la një shije të hidhur, është më shumë se ç’keni parë

11 Janar 2021, 10:30 Nga DOSJA
Ministrat në Dubai/ Reagon LSI, Vasili: Darkë që la një

TIRANË– Darka e ministrave në Dubai, e bërë publike nga Dosja.al dy ditë më parë është kthyer në kryefjalën e mediave, politikanëve dhe qytetarëve në vend. LSI përmes një deklarate për mediat nga ana e Petrit Vasilit është shprehur se darka ishte më shumë seç  u pa.

Vasili u shpreh se gjatë darkës u nënshkrua një marrëveshje që shkel ligjin në mënyrë skandaloze. Më tej ai shtoi se në atë tavolinë janë diskutuar tre çështje: rizhvillimi i Portit të Durrësit, mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, bujqësisë dhe logjistikës së Vlorës, Sarandës, Ksamilit dhe e treta investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit.

‘Është rënë dakord që sipas marrëveshjes që kanë nënshkruar të dyja palët, të gjitha projektet, kontratat dhe gjithë çka lidhje me këtë marrëveshje nuk do t’i nënshtrohen asnjëherë prokurimit publik, tenderit publik, procedurës konkurruese publike apo ndonjë procedure tjetër të përcaktuar në legjislacionin kombëtar të Republikës së Shqipërisë.’- u shpreh Vasili.

DEKLARATA E PLOTË E VASILIT: 

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
I gjithë opinioni publikë është tronditur nga pamjet sigurisht të përshtira të darkës së famshme në Dubai, ku qeveri, bashki, oligarkë, gra të qeveritarëve e të tjerë, ishin shtruar në një darkë që la një shije të pashlyeshme e të hidhur në sytë e shqiptarëve. Megjithatë, kryesorja dhe mbi të gjitha, ajo që dua të ndaj me ju është që të kuptoni se cili ka qenë thelbi politik, ekonomik, shpërdorues dhe shkelës i ligjeve që simbolizoi në darkë, i cili ishte shumë më tepër sesa ajo që keni parë, pra ca ushqime të shtrenjta e të tjera.

Këta zotërinj dhe zonja të ulur atje, së bashku me personazhin kryesor që mungonte, e që ishte Edi Rama, pak javë më parë në fillim të dhjetorit kanë miratuar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara, ku kanë nënshkruar aktin më të rëndë në marrëveshjet që mund të bënte Shqipëria dhe shkeljen më skandaloze të ligjit që ajo mund të bënte dhe që një qeveri shqiptare mund të ketë bërë në këto 109 vjet shtet të pavarur shqiptar.
Që të jem shumë konkret, çfarë thotë marrëveshja? Për të gjithë ju ajo ndodhet në ekran, ashtu sikurse është firmosur dhe ka hyrë tashmë në fuqi, e votuar dhe nga Parlamenti i bashkë hajdutëve të qeverisë. Është rënë dakord që sipas marrëveshjes që kanë nënshkruar të dyja palët, të gjitha projektet, kontratat dhe gjithë çka lidhje me këtë marrëveshje nuk do t’i nënshtrohen asnjëherë prokurimit publik, tenderit publik, procedurës konkurruese publike apo ndonjë procedure tjetër të përcaktuar në legjislacionin kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Dhe konkretisht në tavolinën e darkës ka edhe një menu tjetër. Kjo është edhe menuja e vërtetë, që të dini se çfarë shqyen në atë darkë. Në atë darkë ishin 3 projekte, pikërisht pjesë e kësaj marrëveshjeje: rizhvillimi i Portit të Durrësit, mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, bujqësisë dhe logjistikës së Vlorës, Sarandës, Ksamilit dhe e treta investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit. Pra të gjithë këto zona me një potencial të jashtëzakonshëm turisti, me mundësi të jashtëzakonshme, që nëpërmjet garës së hapur, konkurrimit të ndershëm, themelit të një shoqërie demokratike, por që bën biznes të ndershëm, janë tashmë objekt ndarjeje e shitjeje, pa asnjë konkurrim e asgjë, dhurata reciproke që Shqipëria i bën kujt i intereson.
Për të kuptuar diferencën, dhe kjo është më e lehta në botë, po ju citoj sesi përcaktohet me marrëveshjen që ka pasur jo qeveria e Rilindjes, por qeveria e para vitit 2013, një marrëveshje e firmosur në vitin 2012, në 19 janar. Që në nenin 1, marrëveshja thotë qartë: Palët kontraktuese angazhohen që të zhvillojnë bashkëpunim ekonomik e tregtar ndërmjet dy vendeve, në pajtim me legjislacionin në fuqi në të dyja vendet. Pra marrëveshjet e qeverive të mëparshme, të përgjegjshme, respektonin një për një legjislacionin në të gjitha vendet. Ndërsa kjo marrëveshje siç e shikoni thotë: Ndani, hani, pini, vini në tavolinë dreka e darka, njëherë vini Ksamilin, njëherë që nga Vlora e deri në Sarandë, gjithë bregdetin e Jonit. Merrni të gjithë bukuritë e Përmetit e ndajini si të doni, pa konkurrim e pa garë. E këto kush i bën? Një vend kandidat i Bashkimit Europian, në një Europë e cila konkurrencën e ndershme, prokurimin publik të hapur e transparent, garën dhe shpirtin e saj që jep mundësi për të pasur investime sa më transparente, më të qarta, më të sigurta, më të mbrojtura, ja heqin Shqipërisë dhe u kthehen procedurave të grabitjes nëpërmjet një dore të vetme, një emri të vetëm dhe atje siç e patë, presin e shqyejnë ato që janë të gjitha pasuritë e Shqipërisë. Njëherazi, duhet të kuptoni dhe të jeni shumë të qartë që me marrëveshjen e bërë jo vetëm janë shkelur një tufë me ligje të Shqipërisë, jo vetëm janë tradhtuar interesat e Shqipërisë, jo vetëm Shqipëria në veprimet të tilla është vite larg nga Bashkimi Europian, i cili ka kërkuar për procese më të voglat dhe më të ngushtat, gara të hapura e transparente, të cilat evitojnë çdo lloj batakçillëku shtetëror, por kanë dalë si të tillë.
Njëherazi, është shumë e çuditshme dhe interesante, që mbyllja e marrëveshjes, për të kuptuar të nderuar qytetarë sesi vepron një mazhorancë politike e kapur nga interesat e saj korruptive të pafund, çfarë thotë në fund fare? Kjo marrëveshje thotë nuk do të ndikojë në përmbushjen e angazhimeve, zotimeve, programeve të punës dhe marrëveshjeve, përveç nëse bie dakord ndryshe me shkrim nga palët. Që të kuptoni, do të thotë që në qoftë se shteti shqiptar ka marrë përsipër të ketë marrëveshje të tjera që fillojnë që nga Bashkimi Europian, që vazhdojnë me kontraktorë të tjerë publikë, privatë e të tjera e të tjera. Të gjitha këto janë marrëveshje që palët bien dakord, mund t’i kundërshtojnë e t’i hedhin në tokë, e mund të përfundojnë në ato arbitrazhet e jashtëzakonshme ku humbasin miliarda, vetëm e vetëm që të realizohet interesi i momentit.
Por si ka qenë marrëveshja e dikurshme, dhe ju kështu kuptoni se sa e lartë është shkalla e korrupsionit, grabitjes së pafund e të pangopur shtetërore. Marrëveshja e mëparshme thoshte qartë: Dispozitat e kësaj marrëveshjeje nuk cenojnë të drejtat ose detyrimet që lindin nga marrëveshjet dhe memorandumet mirëkuptimit e në fuqi, që janë lidhur nga palët kontraktuese, ose me palë të treta, ose organizma ekonomikë, rajonale e ndërkombëtare. Pra e kuptoni shumë qartë dallimin ndërmjet transparencës, pushtetit që do të jetë në rregull me ligjet në fuqi dhe një shteti që ndan prenë dhe e shqyen. Duhet të kuptoni pra, që në darkën që keni parë nuk kanë qenë biftekët e mishit, gotat e verës a të tjera, por ka qenë Porti i Durrësit me gjithë qindra hektarë përqark, ka qenë vija bregdetare nga Vlora në Sarandë, keni parë gjithë bukuritë e Përmetit që do ndaheshin. Dhe kjo ka qenë darka e vërtetë, dhe ky ka qenë shkaku pse në darkë kishte ministra, përfaqësues bashkie, oligarkë, bashkëshorte e të tjerë e të tjerë. Ishte gëzimi i shqyerjes së Shqipërisë, pronës së saj dhe shitja pa garë, pa konkurrencë, në shkelje të çdo ligji, sepse kemi firmosur e vulosur vetë dhe ka votuar një Parlament maskarenj, që tregojnë si grabitet Shqipëria.
SPAK sot duhet të jetë në alert më shumë se kurrë. Asnjë deklaratë mbështetjeje për SPAK, në shqip apo në anglisht nuk ka asnjë vlerë në rast se ai nuk lëviz, nuk aktivizohet dhe nuk ngrihet në këmbë për të goditur këto paligjshmëri të cilat ulërasin e të cilat kërkojnë përgjigje. Po shqyhet Shqipëria, prona e saj publike, interesat e saj ditën për diell. SPAK ose vepron sot ose nesër do të jetë patjetër në bankë e të akuzuarit, së bashku me të gjithë këta që kanë kryer akte shumë të rënda dhe të cilat më e pakta do të ishte që të ishin përpara drejtësisë dhe mbrapa hekurave. Dokumentacioni nuk është as sekret, as i fshehtë, është në duart tuaja. I gjithë dokumentacioni që unë iu referova është publik. SPAK vepro tani! Shqiptarët do të vazhdojnë të jenë të vëmendshëm, opozita do të vazhdojë të jetë e vëmendshme, nuk do të falë, së bashku me mundësinë e jashtëzakonshme që më 25 prill të rikthejë interesat e Shqipërisë në duart e shqiptarëve, në duart e transparencës, në duart e biznesit, ngado që ai të shfaqet, në Europë, Amerikë e gjetkë, dhe asnjëherë në duart e shitjes nën dorë midis një qeverie dhe një të interesuari, për të ngrënë e shqyer darkën e radhës. Ju faleminderit të gjithëve!

Dosja.al publikoi e para pamjet e darkës luksoze në restorantit e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret në Dubai, ku ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku bashkë me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën po darkonin me milionerin shqiptar Samir Mane. Qeveria sqaroi se darka ishte shtruar nga investitorët arab, por rrjeti i ka “kryqëzuar” ministrat e Ramës që në kohën kur vendi është nën ujë, zgjedhin të darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta në botë. Kryeministri i mori në mbrojtje vartësit e tij, duke thënë se nuk është paguar asgjë cent nga taksat e shqiptarëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lsi petrit vasili qeveritaret ne dubai me samir manen lsi petrit vasili qeveritaret ne dubai me samir manen

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim