Akuzohen për korrupsion, arrestohen 7 pedagogë në Elbasan: Më paguaj që mos të ngel
1 Nëntor, 10:48
...
Aktualitet
Minatorët e Bulqizës zbarkojnë në Tiranë: Protestojmë kundër oligarkut dhe qeveritarëve
25 Janar 2020, 20:55Nga DOSJA
TIRANË– Minatorët e Bulqizës do të zbarkojën nesër në Tiranë për të zhvilluar një protestë. Sipas njoftimit zyrtar, në faqen e tyre në Facebook, minatorët do ët protestojnë kundër biznesmenit Samir Mane, pronarin e “Albchrome”, të cilin prej kohësh e akuzojnë për padrejtësitë e shkaktuara ndaj tyre.
Protesta do të zhvillohet përballë ministrisë së Financave dhe do të mbështetet nga Organizata Politike.
“Pas dy muajsh rezistence në Bulqizë, minatorët vijnë nesër në Tiranë për t’u treguar oligarkut dhe qeveritarëve fuqinë e të drejtës së tyre. Ata nuk kërkojnë privilegje, por punë të sigurt dhe të dinjitetshme. Me gjasë edhe nesër media do ta shpërfillë kauzën e tyre. Institucionet do të fusin kokën nën çarçaf, ndërkohë që partitë do të numërojnë paratë e Samir Manes. Prandaj nesër më shumë se kurrë është e nevojshme të bëhemi një me minatorët. E tyrja është përpjekja e çdo njeriu që dëshiron të jetojë ndershmërisht me punën e vet, e çdokujt që aspiron një shoqëri demokratike dhe me drejtësi shoqërore. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Organizatës Politike që nesër në orën 11 të bashkohemi te Ministria e Financave. Me minatorët sot e përgjithmonë!”- shkruhet në njoftim.
Pas këti njoftimi, ka ardhur edhe një reagim nga selia e Vetëvndosjes në Tiranë, e cila u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen me minatorët.
Problematikat në minierën e Bulqizës
Dosja.al ka raportuar hap pas hapi protestën e minatorëve, e cila ka nisur prej muajsh dhe vetëm në nëntor u krijua Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e themeluar nga disa të rinj. Vetëm pak ditë më pas, Elton Debreshi, u bë hashtag trend top 1 në Facebook pas shkarkimit të tij të beftë nga detyra si minator në Bulqizë për llogari të kompanisë ‘AlbChrome’. I riu, guxoi të bëhet kryetar i shoqatës që ka në fokus mbrojtjen e minatorëve përballë pronarëve, u përball me fuqinë e pushtetit 5 ditë pasi “çoi kokën”. Por minatorët e Bulqizës nuk u ndalën me kaq. Ata patën edhe mbështetjen e aktivistëve të Organizatës Politike, të cilët vetëm pak ditë më parë në qendrën tregtare TEG, zhvilluan një aksion simbolik kundër biznesmenit Samir Mane, ku shpërndanë fletushka të vogla. Vetë “AlbChrome”, në reagimin e saj u shpreh se protestat kanë në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët. Më pas Sindikata e Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edheInspektorati i Punës ka nisur hetimet. Deri më tani janë shkarkuar nga puna 4 minatorë, janë plagosur edhe dy tjerë por nuk janë marrë masa.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
HIMARË– Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe me fraktura të rënda në trup, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Dosja.al mëson se ngjarja ka nd...
TIRANË– Aleksandër Pema, kreu i grupit që u kap me 50 mln euro kokainë ishte i rrethuar edhe nga admirues të shumtë. Pavarësisht karrierës së tij të errët ...
KINË– Top Channel ka mundur të bisedojë me një studente shqiptare e cila jeton në Wuhan epiqendrën e gripit vdekjeprurës. Josilda Nreaj i tregoi gaze...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar emrin e shqiptarit që akuzohet nga Policia greke si koka e grupit të 1.2 ton kokainë që u sekuestruan sot, vlera e të cilës në...
GREQI– Policia greke gjatë një aksioni në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë sekuestruar 1.2 ton kokainë në fshatin Astakos të Agrinjos pranë Patras. Mediet gr...
Aktualitet25 Janar 2020, 18:07
GREQI– Policia greke ka zbardhur emrat dhe fotot e anëtarëve të grupit që u kapën me 1. Kokainë në fshatin Astakos të Agrinjos pranë Patras gjatë një aksioni në...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar edhe video që bëri xhiron e të gjitha mediave ku shihej Dritan Dajti që lëvizte në zonën e...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se ka pasur një indicie nga burgjet për lirimin e Endrit Dokles. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” n...
TIRANË– Gjykata franceze i vendos në dispozicion gazetës “Si” vendimin për shpalljen në kërkim të Faruk Baybesin, të cilin drejtësia atje pret që Shq...
TIRANË– Bashkia e Tiranës ka mbledhur nga vitit 2016 dhe deri në gusht të këtij viti rreth 6 miliardë lekë nga taksa e përkohshme e arsimit, por vendosja e...