LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkia Tiranë jep me koncesion ndërtimin e shkollave, kush e paguan koston shtesë

25 Janar 2020, 16:37 Nga DOSJA

TIRANËBashkia e Tiranës ka mbledhur nga vitit 2016 dhe deri në gusht të këtij viti rreth 6 miliardë lekë nga taksa e përkohshme e arsimit, por vendosja e kësaj takse shtesë banorëve të kryeqytetit nuk duket se ka shërbyer për të plotësuar nevojat për investime . Bashkia dha  në 11 nëntor 2019  me Partneritet Publik Privat, ndërtimin e katër shkollave në Tiranë, ndërkohë në studimin e fizibilitetit të kryer nga Bashkia,  parashikoheh të jepen me PPP,  17 shkolla.

Kryeqytetasit, të cilët që prej vitit 2016 kanë paguar një taksë shtesë, atë të arsimit, e cila ishte e dedikuar për ndërtimin e shkollave, duhet të paguajnë tani, jo vetëm fitimet që do të realizojë koncencionari, por edhe një interes prej 6. 5 % mbi vlerën e investimit për sipërmarrësin.

Pak kohë më parë u njoftua zyrtarisht fituesi për Koncesionin për Përmirësimin e Infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë. Tenderi është i firmës ‘PBOTM Projektim, Financim, Mobilim, Mirëmbajtje dhe Kolaudim’ për katër objekte arsimore. Fitues i këtij tenderi është bashkimi i 6 operatorëve të përbërë nga: ‘Alba Konstruksion’ shpk & ‘Fusha’ shpk & ‘Ed Konstruksioni’ shpk & ‘A&E Engineering’ shpk & ‘Son Engineering and Construcion’ shpk dhe ‘Erzeni/N’ shpk.

Fondi limit për ndërtimin e katër shkollave  është 1 miliard e 739 milionë lekë  . Oferta e vetme ishte bashkimi i kompanive, që u shpall fitues me vlerën 1 miliard e 738 milionë lekë, ose me 99.95% të fondit të vënë në dispozicion. Sipas të dhënave të tenderit, projekti parashikohet të përfundojë për 18 muaj.  Inestimi do të kryhet nga bashkimi i kompanive fituese. Në fund të kësaj periudhe do të fillojë edhe shlyerja e investimit nga Bashkia, e cila do të zgjasë 7 vjet. Gjatë këtij harku kohor institucionet e arsimit do të mirëmbahen nga kompania dhe në fund të 18 muajve, Bashkia do të paguajë përveç vlerës së investimit,  jo vetëm  fitimin e llogaritur, të pa publikuar ende nga kompania, por edhe një interes, i cili është llogaritur 6.5% në vit. Detyrimi që Bashkia i ka vënë vetes për të paguar interes, është parashikuar që në fazën e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e shkollave me Partneritet Publik Privat në Tiranë. Gjithashtu,  Bashkia do të mbuloje edhe shpenzimet për kompensimin e pronarëve ku do të ndërtohen shkollat, një shpenzim që nuk është bërë ende publik .  Detyrimet ndaj koncesionarit do të mbulohen me buxhet të siguruar nga taksa që paguajnë nga vitit 2016 (kur kjo taksë u aplikua për herë të parë) banorët e kryeqytetit për arsimin. Taksa paguhet me faturën e Ujësjellës Kanalizime dhe parashikohet të mblidhet deri në vitin 2022.

Shkollat me PPP
Institucionet që do të ndërtohen janë 4. Konkretisht: Dy objekte arsimore të vendosura në njësinë administrative nr. 8, një objekt arsimor i vendosur në njësinë administrative nr. 2 dhe një objekt arsimor në njësinë administrative Dajt.

Drejtuesja e “Open Data Albania”, Aranita Brahaj ka bërë një parashikim për ndërtimin e institucioneve të reja të arsimit me të ardhurat që do të mblidhte nga taksa e arsimit. “Në vitin

2016, kur ishin planifikuar koncesionet bashkia supozohet se nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për ndërtim vetë (me tender për punë publike, por jo formë koncesionare), e për këtë synonte formën PPP, ku para të Privatit të shlyheshin në 7 vite, ndërsa mblidhej taksa e arsimit. Në vitin 2019, 4 vite pas aplikimit të kësaj takse bashkia parashikohet të ketë buxhet nga taksa 4 miliardë lekë, por sipas të dhënave që kanë dalë nga vetë bashkia, janë kalaur pritshmëritë e saj, dhe janë grumbulluar 6 miliardë lekë. Realizimi i të ardhura nga taksa e arsimit në këtë nivel do të bënte të mundur ndërtim të shkollave pa injektim të parasë private, gjithashtu duke krijuar kushte që të mos aplikohet interesi prej 6.5% për privatin”, pohon Braha. Braha citon edhe studimin e fizibilitetit ku thuhet se financimi i ndërtimit do të kryhej nga të ardhurat e mbledhura  nga taksa.

“Financimi për shlyerjen e kostove të projektit do të sigurohet nga Taksa e përkohshme për Infrastrukturën Arsimore dhe nga transferta specifike të buxhetit të shtetit. Kjo taksë paguhet nga familjet, personat juridikë e fizikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë Tiranë.. Ndërsa në shtatë vite të pagesës së kostove të projektit, Ministria e Financave do të alokojë në formën e transfertave specifike vlerën 700 milionë lekë në vit”, thuhet në raportin e studimit të fizibilitetit.

Të ardhurat nga taksa e arsimit

Studimi i fizibilitetit

Projekti i realizuar nga Bashkia e Tiranës  parashikon ndërtimin e 17  institucioneve të reja arsimore, nga të cilat deri tani Bashkia ka dhënë me PPP katër prej tyre.  Institucionet arsimore që do të ndërtohen (sipas studimit te fizibilitetit) do të jenë në katër tipologji të ndryshme. Sipas  llojit ato ndahen në dhjetë (10) shkolla nëntëvjeçare dhe shtatë (7) shkolla të mesme. Studimi i fizibilitetit ka kategorizuar shkollat në katër tipe ku:

Tipi 1 i shkollave është me 20 klasa për nxënës parashkollor dhe shkollorë, dhe me një sipërfaqe ndërtimi prej 4 938 metër katror. Shkolla duhet të ketë edhe një kopsht prej 4 klasash, me një sipërfaqe prej 874 metër katror. Totali i sipërfaqes së ndërtimit për këtë tip shkolle është 5 812 metër katrorë. Shkolla të tilla do të ndërtohen dy, njëra në zonën administrative numër 8 dhe njëra në zonën administrative numër 9.

Tipi 2 i shkollave është përsëri nëntëvjeçar, me 30 klasa për nxënës parashkollor dhe shkollore dhe me një sipërfaqe ndërtimi prej 6 588 metër katrorë. Ky tip shkollash do të ketë një kopsht prej gjashtë klasash me një sipërfaqe kopshti 1 310 metër katrorë. Totali i sipërfaqes për këtë tip institucioni arsimor është 7 898 metër katrorë. Janë shtatë shkolla të këtij tipi që do të ndërtohen në kuadër të këtij projekti . Ato janë të shpërndara dy në njësinë administrative numër 2, një në njësinë administrative numër 5, dy në njësinë administrative numër 11 dhe dy të tjera në njësinë administrative Kashar.

Tipi 3 i shkollave, është arsim bazë rural, kopsht dhe shkollë me një sipërfaqe ndërtimi prej 4 041 metër katror. Është parashikuar vetëm një shkollë dhe kjo në Farkë.

Tipi 4 është i mesëm i lartë, për zonat urbane me 21 klasa dhe me një sipërfaqe ndërtimi prej 4001 metër katrorë. Janë parashikuar që të ndërtohen shtatë shkolla të Tipit 4. Do të ndërtohen një në njësinë administrative 2, një në njësinë administrative 7, një në njësinë administrative 8, një në njësinë administrative 9, një në njësinë administrative 11, një në Njësinë Administrative Dajt dhe një tjetër në Kashar.

Kostot për ndërtimin e shkollave, sipas studimit të fizibilitetit të Bashkisë Tiranë, janë parashikuar 4.7 miliardë Lekë (ose 34.7 milionë euro). Shkollat e Tipit 1, 2 dhe 3 kanë edhe klasa kopshti, ndërsa tipi 4 jo. Sipërfaqja për ndërtimin e shkollave është 88036 metra katrorë, ndërsa sipërfaqja për ndërtimin e kopshteve është 11729 metra katrorë. Çmimi mesatar për ndërtimin e një metër katror sipërfaqe shkolle është parashikuar 46 332 lekë, ndërsa për kopsht është parashikuar 54 381 lekë për metër katror. Kosto të tjera të investimit si ajo për Studim Projektimi, Mbikëqyrje të Punimeve, Kolaudimi, Oponenca Teknike, Mbrojtje ndaj Zjarrit, Leja Mjedisore, Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë  janë përllogaritur sipas Relacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike me numër protokolli  21407/2, datë 09. 08. 2016.

Mobilimi i 17 shkollave është parashikuar të kushtojë 502 378 milion lekë, prej të cilave 335 000 milion do të shkojnë për mobilime ndërsa 166 000 milion lekë do të kushtojnë pajisjet me laborator të shkollave ( Përllogaritjet janë bërë pa Tatim mbi Vlerën e Shtuar.)

Veç ndërtimit dhe kostove të ndërtimit, projekti ka edhe mirëmbajtje të objekteve arsimore për periudhën kohore shtatëvjeçare,  periudhë gjatë së cilës Bashkia si autoritet kontraktues do të paguajë investimin për privatin vit pas viti. Tek kosto të mirëmbajtjes, ky studim fizibiliteti, dokument në procesin e kontraktimit me tenderim për projektin koncesionar, përllogarit këto zëra: Kosto për mirëmbajtje të aseteve (ndërtesa, pajisje, mobile dhe sistem laborator IT), kosto për staf ku janë parashikuar personel roje, personel sanitare, personel sekretarie. Për këtë kategori kostosh, përllogaritjet janë bërë duke u bazuar tek të dhënat të kostove që aplikohen nga Drejtoria e Përgjithshme Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit, drejtori në vartësi të Bashkisë. Kostot vjetore të mirëmbajtjes për efekt llogaritjesh janë parashikuar deri në përfundim të PPP-së, pra në një periudhë shtatëvjeçare. Në total, Kostot e Mirëmbajtjes përllogariten se do të jenë 1,159,737,859 lekë pa TVSH.

Në përllogaritjen e kostove të drejtpërdrejta të investimit është përllogaritur edhe marzh fitimi për kontraktonin apo nënkontraktonin. Por në Studimin e Fizibilitetit parashikohet edhe nevoja për përllogaritje të interesit që do të paguajë bashkia për investitorin.  Kjo, pasi koncesionarit, vlerat e investuara për këtë qëllim do t’i mbulohen në harkun kohor të shtatë viteve. Në total Partnerët privat të këtij koncesioni do të marrin mbi fitimin kontraktor,  edhe një normë interesi vjetor  prej 6. 5 % mbi shumen e kontratës.

Sipas një përllogaritje del se bashkimi i kompanive që do të ndërtojnë më koncension 4 shkolla në Tiranë, përveç fitimit do të marrin edhe rreth 352 milion lekë interesa në shtatë vjet.

Shuma që do të paguajë në total Bashkia për ndërtimin e shkollave, vlera e kontratës, plus shuma e interesit për 7 vjet arrin në 2, 091 miliard lekë.

Marrë nga Porta Vendore

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane ndertimi i shkollave bashkia tirane ndertimi i shkollave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet