LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja e Eskobarit turk/ Kush e strehoi në Shqipëri gjatë viteve të arratisë dhe dëshmia e vajzës që hapi hetimet

25 Janar 2020, 17:13 Nga DOSJA
Dosja e Eskobarit turk/ Kush e strehoi në Shqipëri gjatë viteve

TIRANË– Gjykata franceze i vendos në dispozicion gazetës “Si” vendimin për shpalljen në kërkim të Faruk Baybesin, të cilin drejtësia atje pret që Shqipëria t’ia dorëzojë si rrjedhim i kërkesës për ekstradim. I dënuar me 30 vite burgim, ndaj Baybesin, sipas vendimit të gjykatës franceze të dorëzuar gazetës “Si”, thuhet se urdhri i gjykatës mban datën 13 janar 1998 dhe që atëherë nuk është bërë e mundur që të ekzekutohet. I konsideruar si anëtari i familjes Baybesin, një nga më shqetësueset në Europë për trafikun e heroinës që prej vitit 1990, Faruk u arrestua në kryeqytetin shqiptar. Arratia e tij zgjati për dekada të tëra, ndërkohë që nga vendimi i vendosur në dispozicion gazetës “Si” ekspozohen edhe emra të tjerë që ishin pjesë e rrjetit të narkotrafikantëve të pagëzuar prej vitesh të tëra si Eskobarët e Europës. Vendimi i përket Gjykatës së Nantës dhe në këto akte në gjuhën franceze grupi konsiderohet si një organizatë me koordinim të përsosur në fushën e krimit, ku bien në sy emra që më pas gjatë më shumë se dy dekada kanë qenë mjaft publikë në mediat europiane sa u takon çështjeve të narkotrafikut. Eskobarët kuptohet nga aktet e gjykatës të përkthyera nga gazeta “Si”, që funksiononin më së miri për të rekrutuar transportuesit e heroinës dhe nga ana tjetër edhe të milionave që fitoheshin nga shitja e drogës së fortë, apo edhe pastrimi i tyre, duke i depozituar si të ardhura të të dashurave. Në një nga këto fragmente dëshmitarët që hapën gojën dhe treguan shefat e mëdhenj, janë joshur për shpenzimet dhe makinat, ndërsa takonin njerëz shumë afër Hysein Baybesin, të cilët ishin caktuar të mbulonin çështjet e heroinës, njëri në Turqi, siç është Faruk Baybesin dhe i atij i tij në Madrid. Në dosjen që gazeta “Si” vendos në dispozicion të lexuesve, Faruk Baybesin përmendet si djali i kreut të një grupi kurd me shkurtimet P.K.K, që të në të vërtetë nuk është gjë tjetër veçse, një grup militant kurd dhe i shpallur si terrorist. Ky grup njihet me emrin Kurdistan Workers Party. Megjithatë edhe pse Mahmut Baybasin, babai i Faruk përmendet si një nga shefat e organizatës P.K.K (referuar dëshmisë së Sirin), drejtësia franceze vërtetoi ndaj tij vetëm përfshirjen në trafik ndërkombëtar të heroinës. Ndërkohë që i ati përfundoi në burg dhe vuajti heqjen e lirisë, Faruk gjatë shumë viteve i fshehur, për shkaqe që nuk i shpjegon askush, ai zgjodhi Shqipërinë për të vazhduar arratisjen e tij. Disa burime policore besojnë që Faruk Baybesin do pritej në Tiranë nga disa personazhe që veprojnë në fushën e narkotrafikut, dhe që janë të maskuar pas biznesve në dukje të ligjshme. Por këto të dhëna janë vetëm operative dhe të pavërtetuara nga policia shqiptare, e cila po shënon shifra të ulëta në goditjen e trafikut të heroinës dhe kokainës, ndonëse të dhënat janë shqetësuese.

Duke konsideruar veprimet proceduriale prokuroria franceze në dosjen që gazeta “Si” posedon përmend si vijon:

“Më 20 dhjetor 1995 shërbimet doganore greke arrestuan në kufirin greko-turk Hundi Mehmet dhe Loutier Karine, që të dy banues në Nantes. Ata po transportonin me automjetin e tyre 43 kilogramë heroinë që vinte nga Turqia. Hetimet e kryera në Nantes, bisedat telefonike ndërmjet Hundi dhe motrës së tij dhe të babait të Karine Loutier krijuan idenë për kryerjen e trafikut me shtrirje ndërkombëtare. Nantes mendohej si një nga vendet ku po ndodhte organizimi. Hetimet nxjerrin në pah Joseph Sirrin dhe Jerome Sarrasin, për realizimin e këtij trafiku”.

Për këto hetime prokuroria tregon se përmes një letërporosie në funksion të hetimeve të Francës është marrë në pyetje Karine Loutier, e cila këmbëngul se nuk dinte asgjë në lidhje me heroinën. “Kam shoqëruar mikun tim Mehmet Hundi në Turqi, pasi kishim planifikuar të fejoheshim dhe aty kam njohur Joseph Sirrin në hotelin Tashan në Stamboll ku qëndronte edhe Mehmeti, i prezantuar si një mik”. Hundi i kishte thënë që Sirrin i kishte paguar makinën, shpenzimet e udhëtimit dhe hotelin.

Nga ana e tij, Mehmet Hundi pranoi se Sarrasin dhe Sirin e kishin rekrutuar për të realizuar një udhëtim me tetë kilogramë heroinë për në Spanjë. Prokuroria përmend në aktet e përkthyera nga gazeta “Si” se makina Clio si dhe të gjitha shpenzimet për hotelin i ishin ofruar.  

Në akte thuhet se vajza e re ka qenë çelësi kryesor për këto hetime, pasi ajo ka pranuar më pas që kishte dijeni prej një viti për “përdorjen si transportues heroine të mikut të saj” edhe në Spanjë, dhe që sipas saj ajo kishte takuar edhe një person që e thërrisnin Tony. Por, ai më pas ishte arratisur për shkak të një vrasjeje të kryer atje. Gruaja ka pohuar emra të tjerë si Baulent që gjithashtu kishte kryer udhëtime heroine. Sipas dëshmitares, për një udhëtim kontrabandisti do paguhej 100 mijë franga, ndërsa Sirin dyfishin.

Në akte përmenden edhe shuma të depozituara në llogaritë e Jocelyne M, e cila deklaron: “Jam e vetdijshme që shumat e derdhura në bankë nga Sirin prej 144 mijë franga vijnë nga trafiku i drogës, pasi shoku im nuk ka të ardhura të rregullta”.

Pikërisht nga aktet kuptohet se në një hetim të duruar drejtësia franceze ka kthyer në krahun e saj edhe trafikantin Sirin, i cili është zbërthyer dhe tregon urdhëruesit dhe rekrutuesit.

Sirisin: Jam rekrutuar në vitin 1993 nga Mehmet Kazim me nofkën Tony (hetimet treguan që ky person është Mehmet Irmak) dhe që është ortak me Mehmet Ipek që qëndron në Spanjë. Për këtë organizatë kreva një udhëtim me 17 kg heroinë dhe drejtova një udhëtim të dytë nga Turqia në Spanjë të kryer nga Jerome Sarasin me 8 kilogramë.

Në aktet e vendosura në dispozicion gazetës “Si” theksohet se Sirin ka shkuar në Turqi me të dashurën e tij, dhe meqë droga nuk ishte gati ai ishte kthyer duarbosh. Duke qenë se nuk i ka marrë, ndërkohë 350 mijë frangat e premtuara prej të cilave, 100 mijë franga i përkisnin shoferit dhe 60 mijë franga ishin shpenzimet e operacionit, Sirin vendos të lidhet me një organizatë kurde.

Dosja përmend: Me të njëjtin parim dërgimin e heroinës nga Turqia në Spanjë që drejtohej nga Hysein Baybesin.

Në fakt, ky i fundit është një nga njerëzit më të lakuar sa u takon çështjeve të narkotrafikut dhe pikërisht ai është shkaku pse rrjeti mori emrin, duke u pagëzuar gjatë atyre dekadave si Eskobarët.

Sa i takon të arrestuarit në Shqipëri, në dosjen që gazeta “Si” disponon ekskluzivisht thuhet se:  

“Faruk siguronte furnizimin e lëndëve narkotike nga Stambolli. Pikërisht për llogari të kësaj organizate Sirin kishte rekrutuar Mehmet Hundi (i cili u kap në Greqi). Sirin deklaron ndër të tjera që Bulen Dikmen kishte transprortuar para me vlerën 33 mijë pesetas nga Spanja në Turqi për llogari të kësaj organizate kurde”.

Më tej evidentohet se në dhjetor të 1994-s, Dikmen nuk pranon të transportojë heroinë, por vetëm para dhe për këtë shërbim atij i paguhen 35 mijë franga. “Besoj që nga trafiku i bërë kam fituar rreth 400 mijë franga”, tregon në atë kohë i implikuari, të cilat më pas i depoziton në llogarinë bankare të mikeshës së tij, Jocelyne Le Mogne. Kjo e fundit ishte e informuar për origjinën e parave theksohet më tej në aktet e drejtësisë franceze. Mes dhjetëra veprimeve prokuroria shpjegon në akte se një nga urdhëruesit kryesor ishte Kazim Dogan, i cili përdorte një pasaportë holandeze në Spanjë nën identitetin Mehmet Irmak. Për këtë person transportuesi Sirin kujton në dëshmitë e tij se e kishte takuar në Madrit me Mahmud Baybasin, për të cilin ai besonte se ishte urdhëruesi kryesor dhe se Faruk Baybeson ishte kontakti kryesor në Stamboll.

Në bazë të dëshmive ku tregohen më tej pagesat e kryera, drejtësia franceze shpjegon se ka realizuar shkatërrimin e një rrjeti heroine të strukturuar në mënyrë të përsosur. Në aktet që gazeta “Si” përkthen nga dosja theksohet se “në qendër të trafikut ka prova që fajësojnë Mahmut dhe djalin e tij Faruk Baybesin, që qëndrojnë në krye të kësaj organizate. Nga Spanja dhe Turqia ata udhëhiqnin operacionet, furnizimin me drogë dhe pritjen në Spanjë”.

Për këtë arsye vijohet më tej ka arsye që veç personave të tjerë të përmendur më sipër, Faruk Baybasin ka kryer veprime të trafikut në kuadër të një bande të armatosur.

Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi i faruk baybasin escobari turk faruk baybasin ekstradimi i faruk baybasin escobari turk faruk baybasin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet