Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin prill i matur nga metodologjia e Eurostat (IHÇK) shënoi 2.1 për qind. Treguesi ishte 0.2 pikë përqindje më e lartë se matjet kombëtare të INSTAT. Rritja e çmimeve u udhëhoq nga ushqimet, shërbimet e transportit dhe ato të komunikimit.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,6 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” dhe “Komunikimi” me 3,4 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,3 %, “Shëndeti” 1,0 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u ulën me 0,1 %.
Në muajin Prill 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 1,7 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 1,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 % secili.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u ulën me 0,6 %, pasuar nga “Shëndeti” 0,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 % secili.
Eurostat azhurnon ndryshimet metodologjike në muajin janar të çdo viti. IHÇK shoqërohet me disa ndryshime metodologjike sipas metodologjisë ndërkombëtare të llogaritjes së këtij treguesi, të cilat konsistojnë në përditësimin e peshave, përditësimin e listës së mallrave dhe shërbimeve, përditësimin e listës së njësive tregtare ku mblidhen çmimet
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.
IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.
Në fillim të vitit 2017 për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.
Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.
Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).
Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.
Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).
Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës)./Monitor
MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Fotot e personave që kanë përdhunuar në grup 15-vjeçaren në Lezhë janë bërë publike në rrjetet sociale.‘Përdhunuesit kanë fytyrë dhe emër’ s...
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga reshje shiu dhe vranësira. Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe shira afatshkurtër e të pakët domin...
TIRANË- Azeta Shijaku është 51-vjeçarja e arrestuar dy ditë më parë pasi dyshohet se ka vjedhur kompaninë e akulloreve, ku ishte bashkëpronare, së b...
DURRËS– Një sasi e konsiderueshme parash është sekuestruar mesditën e sotme në Portin e Durrësit. Paratë, 124 mijë paund dhe 200 stërlina (176 milionë lekë...
DURRËS- Personi në foto është Olsi Sefolli, i cili u kap ditën e sotme në portin e Durrësit me mbi 100 mijë paund. 21-vjeçari me orgjinë nga Kukësi ...
TIRANË- Sezoni turistik ishte temë diskutimi në emisionin “Ekonomi Plus”. Të ftuar në diskutime, operatorët turistikë ngritën shqetësimet e tyre dhe pritsh...
PEQIN- Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi këtë të mërkurë rastin e qytetarit Ilirjan Petriti, i cili është denoncuar pa të drejtë nga ish-bashkëshortja për dhu...
Emisioni Stop në Tv Klan i është drejtuar qytetit të Peqinit, ku Ilirjan Petriti thotë se akuzohet padrejtësisht për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes. Ai ka...
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e Gjykatës së Tiranës me ish-kampionin e mundjes, Stefan Gjenerari (Gjenerali).Për 12 vjet me ra...
DURRËS- 123.460 paund dhe 280 sterlina janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit. Policia ka dhënë detaje në lidhje me shumën e sekuestruar, ku k...