LIVE UPDATES
Politike

Meta vlerëson figurat drejtuese të sportit shqiptar: Burim i përhershëm krenarie, kanë ndikuar për zhvillimin cilësor dhe

30 Mars 2021, 08:52 Nga DOSJA
Meta vlerëson figurat drejtuese të sportit shqiptar: Burim i

TIRANË– Presidenti Meta ka vlerësuar figura të shquara drejtuese të sportit shqiptar. Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” zotin Mehdi Bushati, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e tij të gjithanshëm në sport dhe në jetë. Figurë e shquar e sportit shqiptar; me cilësi të rralla si protagonist jo vetëm në fushën e lojës, por dhe si drejtues në funksionet më të larta sportive të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh”, Kreu i Shtetit dekoroi Azis Tahiri (pas vdekjes) “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh në zhvillimin dhe rritjen cilësore të veprimtarive fizkulturore dhe sportive në vendin tonë, duke punuar me përkushtim në përsosjen e organizmin e tyre”;

Zotin Kristaq Miço e vlerësoi me Titullin “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh në zhvillimin dhe reformimin e strukturës së edukimit fizik dhe sportit të futbollit, duke punuar me përkushtim për arritjen e rezultateve të larta, nëpërmjet përmirësimit e zbatimit të projekteve të reja”;

Ndërsa Lame Konomi (pas vdekjes) “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh dhe punën e shkëlqyer në rritjen e rezultateve të klubit sportiv ‘Tirana’ në të gjitha disiplinat dhe përmirësimin e kushteve në mjediset sportive përkatëse. Personalitet dhe shembull i spikatur për kujdesin e veçantë ndaj sportistëve për arritjen e rezultateve të larta”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta tha se është një kënaqësi e veçantë që të vlerësojë disa nga drejtuesit më të lartë, por edhe personalitetet më të spikatura të sportit të cilët për dekada me radhë, me përkushtim, pasion dhe lidership i janë përkushtuar rritjes dhe zhvillimit cilësor të sportit shqiptar, duke promovuar vlerat e tij më të mira.

Pjesë nga fjala e Metës:

Është kënaqësinë e veçantë të vlerësoj disa nga drejtuesit më të lartë, por edhe personalitetet më të spikatura të sportit tonë, të cilët për dekada me radhë, me përkushtim, pasion dhe lidership i janë përkushtuar rritjes dhe zhvillimit cilësor të sportit shqiptar, duke promovuar vlerat e tij më të mira. Të rëndësishme dhe jetike për sportin tonë kanë qenë reformat, përgjegjësitë që janë ndërmarrë, përhapja e veprimtarive sportive në niveli profesional, amator dhe zhvillimin e tij, sidomoshapja e klasave sportive. Zoti Mehdi Bushati do të mbahet mend gjithmonë si sportist i nivelit të lartë, falë talentit të jashtëzakonshëm, por edhe si titullar plot autoritet i ‘Dinamos’ edhe Kombëtares sonë,  si dhe kapiten i tyre pas një përfundimi me shumë sukses të karrierës sportive. Ai ju përkushtua drejtimit të sportit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për reformimin e strukturës dhe programeve sportive, në dobi të përmirësimit të kushteve ekonomike dhe stërvitore në të gjitha llojet e sportit shqiptar.

Jo pak herë ai është bërë garant për të ndihmuar të gjithë ata sportistë cilësorë, të cilët e kanë pasur të vështirë të bënin karrierë gjatë atij sistemi, për shkak të “luftës së klasave”.  Zoti Bushati mbahet mend si një mbështetës shumë i fuqishëm i sportistëve elitarë nga qitja dhe peshëngritja e të të gjitha llojet e sporteve. Ai ka qenë iniciator e realizues i shumë reformave në fushën e sportit në vitet 1980-1990. Ndaj ndihem shumë i kënaqur, ta nderojmë këtë personalitet që e meriton plotësisht vlerësimin nga e gjithë shoqëria. Na vjen keq që nuk kemi këtu zotin Azis Tahiri, një personalitet shumë i nderuar, por kemi Ermalin i cili është produkt i edukimit që babai ka bërë direkt në familje. Ermalin e mbaj mend edhe si një sportist shumë të talentuar. Zoti Azis Tahiri ka qenë një pedagog i dalluar në Universitetin e Sporteve dhe kudo ka shërbyer. Ka qenë  Zëvendëskryetar i Komitetit Shtetëror te Kulturës Fizike dhe Sporteve, Sekretar i përgjithshëm i  Federatës Shqiptare të Futbollit, organizator i spartakiadave kombëtare dhe manifestimeve të mëdha fizkulturore-sportive. Zoti Tahiri ka dhënë një kontribut të çmuar edhe me punimet e tij shkencore, veçanërisht për programet e edukimit fizik në shkollat tona. Një tjetër personalitet i sportit tonë është zoti Kristaq Miço. Angazhimi i tij në fushën e sportit është pjesë e rëndësishme dhe e suksesshme e jetës së tij, por edhe arritjeve në periudhën që ai ka drejtuar. Ai ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në të gjitha nivelet, nga mësues i edukimit fizik e deri si Kryetar i Federatës të Futbollit dhe në drejtimin e Komitetit Olimpik  Kombëtar Shqiptar, në vitet 1982-1988.

Zoti Lame Konomi, ose si e quajnë ‘babai’ i KS ‘Tirana’ është një figurë e dashur, që kujtohet me shumë respekt nga sportistë, trajnerë, mësues e punonjës të edukimit fizik dhe sportit. Ai ka qenë “babai” i Klubit ‘Tirana”, shumë i dashur dhe që kujtohet me respekt nga sportistët, trajnerët, mësuesit dhe bashkëpunëtorët e tij. Si shef i Klubit të Tiranës, apo ‘17 Nëntorit’ siç quhej në atë kohë, ai  ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të ndihmuar dhe arsimuar sportistët  në fakultete të ndryshëm. Mbahet mend që sportistët e Klubit Tirana, sidomos në vitet 1960-1970, gati  70 %  ishin me arsim të lartë, falë edhe kësaj mbështetje të tij. Falë këtij përkushtimit dhe punës së shkëlqyer së Lame Konomit, Klubi bardhë e blu, fitoi trofe të panumërta në të gjitha drejtimet, jo vetëm në futboll,  që ka qenë një nga periudhat më të lavdishme të Tiranës në atë kohë, por edhe basketboll për femra dhe meshkuj, qitje, atletik, gjimnastikë, mundje, pingpong e atletik. Sporti është në radhë të parë solidaritet, është frymë ekipi dhe mbi të gjitha është koha sot, jo vetëm të flasim më shumë për sportin, por të mendojmë dhe më shumë për sportin. Të rinjtë  dhe fëmijët tanë jetojnë në një shoqëri  shumë të ekspozuar ndaj problemeve sociale, ndaj është detyra e të gjithëve ne t’i afrojmë fëmijët me sportin, si një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për t’u rritur të shëndetshëm por edhe për t’u edukuar me vlerat më të mira sportive e njerëzore.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta meta dekoron drejtuesit sportive ilir meta meta dekoron drejtuesit sportive


Sondazh

Poll
Politike 30 Mars 2021, 08:25

FIER– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Fier, aty ku u takua me qytetarët. Ky aktivitet politik ishte parashikuar që të zhvill...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta