LIVE UPDATES
Politike

Meta vizitë zyrtare në Kroaci, takon homologen Kitaroviç: Të zhgënjyer për vendimin e KE

29 Tetor 2019, 14:00 Nga DOSJA
Meta vizitë zyrtare në Kroaci, takon homologen Kitaroviç:

KROACI- Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi sot vizitën e Tij shtetërore dy ditore në Kroaci, duke u pritur me nderime të veçanta nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović.

Pas ceremonisë zyrtare, presidenti Meta zhvilloi një takim me Presidenten Grabar-Kitarović dhe më tej, kryesuan bisedimet zyrtare mes delegacioneve respektive.

Pas përfundimit të takimeve zyrtare presidenti Meta dhe presidentja Grabar-Kitarović dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Deklarata e plotë e Presidentit Ilir Meta:

Shumë e nderuara zonja Presidente! Edhe një herë dua t’iu falënderoj për mikpritjen tuaj, por mbi të gjitha për mbështetjen e jashtëzakonshme, që Kroacia dhe ju personalisht, qeveria juaj, i keni dhënë Shqipërisë, jo vetëm në planin bilateral, por edhe në drejtim të procesit të integrimit europian, edhe pse jemi të zhgënjyer me mungesën e një vendimi nga Këshilli i fundit i vendeve të Bashkimit Europian.

Por ne e vlerësojmë shumë nismën kroate në bashkëpunim edhe me disa vende të tjera, si Bullgarinë, Rumaninë edhe Greqinë për të ndërtuar konsensusin e duhur brenda këtij Unioni.

Megjithatë, ne jemi të vendosur, bashkërisht edhe me Maqedoninë e Veriut, se do të dyfishojmë e trefishojmë përpjekjet tona në javët që vijnë, në muajt që vijnë, në mënyrë që të kemi mundësi për një vendim pozitiv së afërmi.

Në këtë drejtim jemi të lumtur që Kroacia do të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe jemi shumë të kënaqur për pozicionin mjaft të qartë të Kroacisë, që anëtarësimi i vendeve tona të Ballkanit Perëndimor në BE është e vetmja alternativë dhe e pazëvendësueshme nga çdo lloj opsioni tjetër.

Njëkohësisht, dua të shpreh edhe një herë tjetër kënaqësinë që gjatë këtyre dy viteve marrëdhëniet shqiptaro-kroate janë ngritur në nivele të jashtëzakonshme, ku spikat Marrëveshja e Partneritetit Strategjik midis vendeve tona, që ka shtruar një rrugë të gjerë për të ardhmen e një bashkëpunimi shumë të fuqishëm, shumë më konkret dhe shumë më efikas midis Shqipërisë dhe Kroacisë në të gjitha fushat.

Njëkohësisht dëshiroj t’ju falënderoj për ndihmën e Kroacisë pas tërmetit të shtatorit, pasi vendi juaj ishte ndër të parët që shprehu solidaritetin dhe kontribuoi me ndihma konkrete për të dëmtuarit nga ky tërmet.

Jam i sigurt se në të ardhmen, ne do të kemi arritje shumë të dukshme në të gjitha fushat sidomos në ato të infrastrukturës, të energjisë, të turizmit ku unë do të veçoja në mënyrë të veçantë rëndësinë e gazsjellësit Adriatiko-Jonian për të ardhmen e vendeve tona, por edhe të gjitha rajonit tonë dhe në mënyrë të veçantë bashkëpunimin tonë në fushën e mjedisit, ku ju personalisht, por edhe Kroacia luani një rol të rëndësishëm për të gjithë rajonin tonë, në veçanti për mbrojtjen e detit Adriatik, por edhe në përgjithësi.

Dhe për ne është kënaqësi të intensifikojmë bashkëpunimin me ju, por jo vetëm me ju, edhe me Malin e Zi dhe partnerët e tjerë të interesuar për të forcuar politikat tona për mbrojtjen e Adriatikut dhe në përgjithësi për mbrojtjen e mjedisit në rajonin tonë.

Sikurse ju e përmendët ne e festuam 10-vjetorin e anëtarësimit së bashku në NATO dhe ka qenë një rrugëtim i shkëlqyer mes vendeve tona nga viti 2003 deri përpara 10 vjetësh dhe vazhdojmë të jemi anëtarë mjaft aktivë në këtë aleancë me marrëdhënie të shkëlqyer edhe në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, ashtu sikurse jemi të lumtur që edhe Maqedonia e Veriut më së fundmi po bëhet anëtare e Aleancës dhe kjo është një gjë mjaft pozitive për sigurinë e të gjithë rajonit tonë.

Njëkohësisht dua t’iu falënderoj shumë sepse gjatë këtyre viteve edhe falë vëmendjes dhe kujdesit tuaj të veçantë kanë marrë një vëmendje më të madhe të gjitha interesat e komunitetit Arbanas këtu në Kroaci, që është një komunitet i përbashkët që përfaqëson një trashëgimi të përbashkët të dy vendeve tona dhe të dy popujve tanë.
Jam i sigurt se kujdesi juaj ndaj këtij komuniteti do të shtohet akoma më tepër dhe ne nuk kemi gjë tjetër veçse mirënjohjen më të thellë dhe më të plotë për ju,  sikurse do të bëjmë edhe ne përpjekjet tona që ashtu sikurse ju do të punonin më shumë për promovimin e gjuhës shqipe këtu, edhe ne të promovojmë gjuhën kroate në Shqipëri dhe kësaj t’i shërbejë edhe më mirë në të ardhmen bashkëpunimet në fushën e arsimit dhe universiteteve.

Së fundi, një komunitet i jashtëzakonshëm i shqiptarëve këtu në Kroaci që ka derdhur gjakun për çlirimin e Kroacisë, pro edhe që kontribuon sot edhe për zhvillimin e vendit tuaj i lidh shumë fuqishëm të dy vendet tona.

Unë jam shumë i lumtur që ata i përfaqëson edhe me një deputete shqiptare në parlamentin e Kroacisë, sikurse është edhe zonja Ermine Lekaj Prljaskaj dhe jam i sigurt që mbështetja juaj, e qeverisë tuaj për integrim edhe më plotë, edhe më të suksesshëm të tyre në Kroaci, vetëm se forcon miqësinë tonë të jashtëzakonshme dhe këtë lidhje të fuqishme e cila më shumë se sa politike apo ekonomike në radhë të parë është njerëzore.

Edhe një herë shumë faleminderit për mirëkuptimin tuaj, për mbështetjen tuaj dhe ju uroj një Presidencë sa më të suksesshme gjatë 6 muajve të ardhshëm të vendit tuaj në Bashkimin Europian, pasi kjo është tepër e rëndësishme për perspektivën, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit tonë, të Ballkanit Perëndimor që vështirë një vend tjetër anëtar i BE-së më mirë se sa Kroacia mund ta kuptojë. Faleminderit!”, – u shpreh Kreu i Shtetit shqiptar.

Presidenti Meta, në përfundim të takimit me Presidenten kroate, vizitoi memorialin “Zëri i Viktimave Kroate – Muri i Dhimbjes” ku vendosi një kurorë me lule dhe u përul në kujtim dhe në respekt të martirëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kolinda grabar-kitarovic meta ne kroaci ilir meta kolinda grabar-kitarovic meta ne kroaci

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë