Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për situatën e koronavirusit. Në një njoftim për mediat nga Presidenca, bëhet me dije se Meta po ndjek më vëmendje situatën e COVID 19, që është afruar shumë rreth Shqipërisë dhe për këtë kreu i shtetit kërkon që të merren masa të menjëhershme.
“Sot situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje”, shkruan Presidenti, duke shtuar se apelon që të ketë një angazhim të të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjenës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv që të merren masa kundër COVID 19.
REAGIMI I PLOTË
Kam ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet lidhur me pandeminë e coronavirusit, që për fat të keq janë rënduar së tepërmi, kur të gjithë do të donim që të ndodhte e kundërta. Në 31 janar të këtij vitit kam tërhequr publikisht vëmendjen për marrjen e masave sanitaro-epidemiologjike shumë të forta nga vendi ynë, edhe pse atëhere Italia kishte vetëm 2 të prekur nga coronavirusi. Sot situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje.
Duke vlerësuar: – kete situatë shumë serioze epidemiologjike rajonale; – faktin që situata në Itali është rënduar duke kapërcyer edhe “Zonën e kuqe”, me përshkallëzim në të gjithë territorin e saj me një mortalitet të lartë rreth 4,4%, dhe imponuar marrjen prej saj të masave shumë të forta kufizuese; – rritjen shumë të shpejtë të rasteve të infektuara në Greqi; – shfaqjen e rasteve të coronavirusit edhe në vende të tjera të rajonit tonë që rezultonin te paprekura; – në informacionin që Organizata Botërore e Shëndetësisë jep për karakteristikat e këtij virusi e rreziqet serioze që ai paraqet;
Apeloj: Është emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike; Për shkak se gjendja në Itali por edhe përhapja në rritje në Greqi, dy vende me të cilat kemi shkëmbimet më intensive, imponon aplikimin e masave të “Zonës së Kuqe”, si ato të marra në Itali, aplikimin e të gjitha kufizimeve e veprimeve që ky regjim kërkon, si dhe marrjen e masave organizative energjike dhe të monitoruara 24 orë në 24; Vënien në dispozicion të financimit të plotë, shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjeksor të mobilizuar për përballimin e situatës; Angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjenës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv.
Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Të dielën e shkuar, Partia Socialiste zhvilloi Kongresin tre ditor, ku diskutimet ishin të shumta dhe vendimet e marra po ashtu. Pas punimeve të Ko...
TIRANË- Ka njerëz që luftojnë fort për tu zgjedhur këshilltarë bashkiakë, por ka edhe nga ata që mandati ju troket në derë, por brava nuk hapet. E tillë ës...
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat në kuadër të 8 Marsit. Por Bushati nuk është ndalur me aq…Ish-krye...
TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të shpallë gjendjen e emergjencës deri më 16 mars për koronavirusin.Ed...
LUSHNJE– Zv.kryeministri Erion Braçe ka përditësuar gjendjen e situatës së lumit Shkumbin, i cili derdhet në Divjakë. Disa orë më parë, Braçe para...
Komisioni i Venecias ka kritikuar në mënyrë direkte një sërë rregullash e procedurash të ndjekura në procesin e vetingut të cilat mund të kenë krijuar probleme ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vizitës së Edi Ramës në Shijak, ku kryeministri përgëzoi për punën e bërë Elton...
SHKODËR– Presidenti Ilir Meta k aka komentuar nga Shkodra draftin paraprak të publikuar nga Komisioni i Venecias për emërimet në Gjyaktën Kushtetuese. I pr...
TIRANË– Kreu i PAA dhe aleati i PD Agron Duka ka komentuar manifestimin e Metës të cilën e ka quajtur të drejtë kurse akuzon Ramën dhe mazhorancën se ka ka...
TIRANË– Jozefina Topalli ka kritikuar ashpër kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një status në profilin e saj në Facebook, Topalli lë të nënkuptoh...