LIVE UPDATES
Politike

Komisioni i Venecias ‘shpartallon’ procesin e Vettingut

8 Mars 2020, 06:27 Nga DOSJA
Komisioni i Venecias ‘shpartallon’ procesin e Vettingut

Komisioni i Venecias ka kritikuar në mënyrë direkte një sërë rregullash e procedurash të ndjekura në procesin e vetingut të cilat mund të kenë krijuar probleme aq serioze sa Komosioni sugjeron rihapjen e vetingut për raste të caktuara magjistratësh të përjashtuar nga sistemi.

Në një draft oponion të lëshuar me kërkesë të shumicës socialiste në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni ka shqyrtuar dhe nxjerrë një sërë përfundimesh dhe këshillimesh në lidhje me procesin e vetingut të magjistratëve.

Komisioni i Venecias ka nënkuptuar në raport se procedurat e vetingut janë zbatuar në mënyrë të paarsyeshme—si në rastin kur magjistartëve u kërkohen fatura dhe dokumenta shpenzimesh për periudha shumë të hershme përtej edhe kërkesave të ligjeve fiskale për ruajtjen e dokumentave financiare.

Këto procedura, shprehet draft raporti i Komisionit të Venecias, krijojnë hapësirë për manipulime politike të procesit, duke i zbatuar këto rregulla në mënyrë preferenciale sipas interesit politik. Në një konkluzion domethënës raporti pohon:

Ndërsa reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut mbeten një prioritet dhe duhet të përmbyllen me sukses, është e nevojshme që të vlerësohet nëse rregullat, në mënyrën si po zbatohen (si përshembull kërkesa për të justifikuar paratë e fituara nga personi nën veting dhe të gjithë pjesëtarët e familjes së tij për një periudhë shumë më të gjatë se periudha që ligjet tatimore këkrojnë të ruhen dokumentat financiarë), çojnë apo jo në zgjidhje të mira dhe nuk lejojnë shumë hapësirë për manipulim politik”.

Komisioni kritikon, gjithashtu, rastet kur magjistratëve u është kërkuar llogari për të justifikimi i të ardhurat e bashkëshortëve të krijuara para martese. Ai ka dënaur gjtihashtu ngurtësinë në zbatimin e afatit në vetvete shumë pamajftueshëm për paraqitjen e dokumenteve:

“Duket se ka patur shumë raste kur gjyqtarët dhe prokurorëve nën veting preferuan të japin dorëheqjen më mirë se t’i nënshtroheshin kësaj procedure. Duket se disa persona nuk e kaluan vetingun sepse bashkëshorëtet nuk mund të shpjegonin të ardhurat e tyre të krijuara para martese. Duket gjithashtu se ka patur zbatim tejet të ngurtë të afateve proceduriale. Dokumentacioni duhet të paraqitet ngurtësisht brenda një afati dy javor, që ndonjëherë ka qenë e pamundur, veçanërisht kur dokumentat e certifikuara duhet të merreshin jashtë vendit. Asnjë zgjatje e këtij afati nuk duket të jetë dhënë ndonjëherë, madje edhe kur ka patur arsye për ta justifikuar.”

Komisioni këshillon rihapjen e këtyre rasteve kur prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme për të sjellë dokumenta për të justifikuar pasurinë e tyre:

“Në raste të arsyeshme, me afat shumë të ngurta për paraqitjen e dokumentave duhet të rihapen”.

Komisionin ka kritikuar si antikueshtetues vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për të emëruar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pa e përfunduar procesin e vetingut.

Komisioni ka sugjeruar, gjithashtu, kryerjen e vetingut nga KPK dhe KPA edhe për kandidatët për gjyqtarë kushtetues jashtë sistemit të drejtësisë, të cilët sot kontrollohen vetëm nga KED:

“Në mënyrë që të ruajmë të njëjtin standart të vetingut për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese, vetingu i kandidatëve që nuk vijnë nga gjyqësori duhet të kryhet nga KPK dhe nga KPA në vend të KED, sikurse kryhet tani”.

Komisioni ka këshilluar “rivlerësimin e modaliteteve akuale të vetingut, përfshi objektin e shtrirjes së procesit të vetingut… si dhe zbatimin e rregullave proceduriale, të tilla si afatet në mënyrë më pak të ngurtë.”

Në fund, Komisioni ka kërkuar përshpejtim e procesit të vetingut nga ana e KPK-së dhe KPA-së.

Marrë nga Exit

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i venecias procedurat e vettingut komisioni i venecias procedurat e vettingut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet