LIVE UPDATES
Aktualitet

Meta nuk i ndahet Bashës dhe Bardhit: Po të zgjidhja 20 shkurtin, do t’i shërbeja PS

25 Janar 2022, 15:50 Nga DOSJA
Meta nuk i ndahet Bashës dhe Bardhit: Po të zgjidhja 20 shkurtin, do

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta vazhdoi replikat në distancë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili tha se me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 mars 2022 do të dëmtohet partia më e madhe opozitare. Në Facebook, kreu i shtetit saktësoi se vendimin për dekretimin e datës së zgjedhjeve e ka kryer pas njoftimeve që ka marrë nga Kryeministria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, procedurë e sanksionuar nga Kushtetuta.

Më tej, kreu i shtetit shton se nëse do të zgjidhte afatin minimal të përcaktimit të datës së zgjedhjeve në 6 bashki të Shqipërisë (20 shkurtin) do të favorizonte partinë në pushtet, PS. Meta e mbyll deklaratën e tij duke iu drejtuar Gazment Bardhit se me datën 6 mars ai ka ndihmuar opozitën dhe nuk e ka ndihmuar mazhorancën socialiste.

DEKLARATA E DYTË E ILIR METËS:

2/ STOP GËNJESHTRAVE të deputetëve Basha-Bardhi për PRESIDENTIN E REPUBLIKËS!

Lidhur me gënjeshtrat e tjera të deputetit Bardhi, se gjasme, “Dekretimi i beftë i zgjedhjeve nga Presidenti ka patur një qëllim, për të vënë në vështirësi PD”, apo “lidhur me mungesën e konsultimit me forcat politike për caktimin e datës 6 mars 2022 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 Bashki”, bëjmë me dije kujtdo që ka interes, se:

Deputeti Bardhi, e di se, Presidenti i Republikës funksionon sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të shtetit në fuqi.

Presidenti i Republikës, nuk mund të dekretojë, apo të mos dekretojë datë zgjedhjesh sipas kapriçove dhe oreksit të forcave politike.

Se kur ato zhvillohen e dikton Kushtetuta dhe Ligji.

Deputeti Bardhi, e di që sipas Kodit Zgjedhor, Ligjit për Vetqeverisjen Vendore, Presidenti i Republikës, dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore vetëm pasi ai njoftohet zyrtarisht nga organet e njohura nga ligji për vakancat e krijuara.

Sipas ligjit këto institucione që kanë për detyrë të njoftojnë Presidentin e Republikës janë; Këshilli i Ministrave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Presidenti i Republikës, është njoftuar për herë të parë nga këto dy organe (KM dhe KQZ) vetëm në datat 17-18 janar janar 2022, dhe kjo vetëm pasi Presidenti i kërkoi këtyre informacion zyrtar.

E sqarojmë deputetin Bardhi që për zgjedhjet e pjesshme, afati minimal dhe maksimal, brenda të cilave zhvillohen zgjedhjet sipas Kodit Zgjedhor është nga 30-45 ditë, duke nisur nga momenti i njoftimit të vakancës.

I gjithë procesi i njoftimit të Presidentit të Republikës nga Këshilli i Ministrave, KQZ dhe Gjykata Kushtetuese, për vakancat e parakohshme të krijuara në këto 6 Bashki ka përfunduar në datën 20 janar 2022.

Presidenti i Republikës, i konsultuar me KQZ dhe me kërkesë të kësaj të fundit midis dy datave më të mundshme 27 shkurt dhe 6 mars 2022 dekretoi afatin maksimal 45 ditor, pra datën 6 mars 2022 si datën më të përshtatshme të mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme për këto 6 Bashki, pa kryetar.

Kjo pikërisht që, KQZ që ka përgjegjësinë e organizimit të tyre dhe gjithë forcat politike të kenë mundësi të realizojnë një proces dhe fushatë zgjedhore sa më të mirë dhe të përshtatshme.

Presidenti nuk u konsultua me asnjë forcë politike, por realizoi një takim me përfaqësues të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, për të përmbushur detyrimet kushtetuese, lidhur me datën e kërkuar nga KQZ dhe përgjegjësitë që ka Kuvendi në këtë proces.

Zoti Bardhi, duhet ta kuptojë që realizimi i zgjedhjeve në afatin maksimal 45-ditor, pra në datën 6 mars 2022, lehtëson punën e KQZ-së dhe ndihmon më së shumti forcat opozitare garuese, duke i dhënë afatin maksimal të njohur nga ligji.

Nëse Presidenti, do të kishte zgjedhur afatin minimal 30-ditor, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme, që përkonte me datën 20 shkurt 2022, atëherë kjo do të ishte në shërbim të Partisë në pushtet.

Presidenti favorizoi forcat opozitare dhe jo partinë në pushtet z.Bardhi!

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet/ Meta quan Bardhin “deputet”, sekretari i PD: Je shumë rëndë, president!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni