Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka një mesazh të fortë për të gjithë të rinjtë. Në një postim në mediat sociale, Meta shprehet se shumë prej të rinjve përballen me pengesa, përjashtime e zhgënjime dhe zgjidhjen e gjejnë duke u largua nga Shqipëria.
Më tej ai shprehet se ka një apel për të gjithë të rinjtë, ku u kërkon të bashkohen dhe të marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit. “Është koha të mbroni të ardhmen e Shqipërisë dhe unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë! Koha që zëri juaj të dëgjohet! Po, Shqipëria do bëhet nga rinia! Nëse jo ju, kush tjetër?! O sot, o kurrë!”, shkruan Presidenti.
REAGIMI I PLOTË
Të dashur të rinj e të reja, shpresa dhe garancia e lirisë, sovranitetit e së ardhmes europiane së Shqipërisë. Është fakt se shumë prej jush përballen ende me pengesa, përjashtime, moskuptime dhe zhgënjime të mëdha, që ju kanë detyruar të gjeni forma të ndryshme për t’u arratisur nga ky realitet i papranueshëm, deri edhe në largim masiv nga Atdheu.
Përgjatë gjithë historisë sonë, luftës për liri e pavarësi dhe përpjekjeve për demokratizim, progres e begati të Shqipërisë, veçanërisht në momentet e tragjedive, kriza dhe sfidave të mëdha, populli ynë është ringritur dhe udhëhequr nga idealet, guximi, energjia, talenti dhe forca e rinisë, duke i bërë ballë çdo lloj vështirësie dhe shpartalluar çdo lloj kërcënimi. Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, apeli im për të gjithë ju të rinj e të reja kuq e zi është: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!
Është koha të mbroni të ardhmen e Shqipërisë dhe unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë! KOHA QË ZËRI JUAJ TË DËGJOHET! PO, SHQIPËRIA DO BËHET NGA RINIA! NËSE JO JU, KUSH TJETËR?! O SOT, O KURRË! ??
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Shqipëria dhe Greqia kanë ngrirë negociatat për bisedimet mes tyre rreth Marrëveshjes së Detit. Ka më shumë se dy vite që palët nuk ulen në takime ...
TIRANË- Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Besnik Mustafaj ka deklaruar se kandidaturat e PD-së do të verifikohen brenda datës 15 shtator. ...
TURQI– Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka vendosur që këtë verë të kalojë pushimet në Turqi. Foto e publikuara nga JOQ, tregojnë Dakon, i cil...
TIRANË– Vilma Bello, deputetja e Partisë Socialiste, është në zi. Mësphet se Bello, ka humbur të vëllanë, Drini, në moshën 50-vjeçare, pas një betej...
TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”. Sipas Metës, ky ligj është rekomandim i përsëritur për Shqipërinë...
TIRANË -Ambasada italiane në Tiranë ka falenderuar presidentin Ilir Meta për pritjen që i rezervoi mjekëve italinë të ardhur në Shqipëri. Në reagimin e saj...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa denoncime në prpfilin e tij në Facebook, teksa shkruan se gjendja në spitale është mjaft e rëndë. P...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili ankohet për sjelljen e bashkisë dhe për një fabrikë që u ndot ambi...
TIRANË- Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim 7 mjekët e ardhur nga Italia në ndihmë të Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë. Takim...
TIRANË- Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka njoftuar sot se është firmosur marrëveshja me qeverinë italiane për marrjen e 90 milionë eurov...