LIVE UPDATES
Politike

Meta: Lë në heshtje ligjin për buxhetin 2022, kërkoj nga qeveria të marrë masa

17 Nëntor 2021, 14:15 Nga DOSJA
Meta: Lë në heshtje ligjin për buxhetin 2022, kërkoj nga

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka vlerësuar ta lërë në heshtje buxhetin e vitit 2022, mirëpo kërkon nga Këshilli i Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin.

Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”, duke kërkuar vëmendjen e Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin.’thuhet në një pjesë të reagimit të plotë.

REAGIMI I PLOTE

Deklaratë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mbi mosdekretimin me shpallje të ligjit nr. 105/2021 “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”.

Në seancën plenare të datës 28 tetor 2021, Kuvendi i Shqipërise ka miratuar ligjin nr. 105/2021 “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”, ligj të cilin i’a ka përcjellë Presidentit të Republikës për shpallje.

Qëllimi i ligjit është miratimi i buxhetit faktik të qeverisjes së përgjithshme të vitit 2020.

Objektivi që synohet është plotësimi i kërkesës ligjore (të neneve 62 e 63, të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar) për raportimin e zbatimit të buxhetit të vitit 2020, të llogarive vjetore për transaksionet financiare të entiteteve të qeverisjes së përgjithshme (qeverisjes qendrore, vendore dhe fondeve speciale të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe të trajtimit të pronave) dhe informimin për arritjen e objektivave, situatën e menaxhimit, të kontrollit të brendshëm financiar dhe auditimit të brendshëm.

Nga shqyrtimi i përmbajtjes së këtij ligji, në raport me dokumente dhe të dhëna të tjera zyrtare mbi zbatimin e buxhetit të shtetit (2020), veçanërisht konstatimet nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi zbatimin e tij, Presidenti i Republikës, sjell në vëmendje të Kuvendit, si dhe vë në dijeni edhe qytetarët mbi disa problematika të theksuara, që lidhen me planifikimin dhe zbatimin buxhetor.

Ligji nr. 105/2021 miraton buxhetin faktik të vitit 2020, dhe rrjedhimisht kthimi i këtij ligji për rishqyrtim në Kuvend, nuk do të përbënte ndonjë ndryshim thelbësor.

Për këtë arsye, Presidenti i Republikës ka vlerësuar ta lërë në heshtje këtë ligj, por duke kërkuar vëmendjen e Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin.

Presidenti i Republikës, fton Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin e Shqipërisë të reflektojnë mbi këto gjetje, mangësi në realizimin e treguesve fiskalë, që paraqiten në komentet si më poshtë:

• Mbi karakteristikat kryesore të situatës ekonomike e buxhetore për vitin 2020 të prezantuar në relacionin përmbledhës dhe materialin e buxhetit faktik:

I. Në dokument nënvizohet se; “buxheti i vitit 2020 u ndryshua me 4 akte normative të Këshillit të Ministrave, të cilat kishin qëllim zbutjen e efekteve ekonomike e sociale të pandemisë shëndetësore COVID-19, duke siguruar mbështetje për sektorin e shëndetësisë, shtresat në nevojë, personat e larguar nga puna në biznese etj”.

Pavarësisht ndryshimeve me aktet normative, mbështetja me qëllim zbutjen e efekteve ekonomike e sociale të pandemisë COVID -19, mbështetja buxhetore e drejtpërdrejtë e Shqipërisë e alokuar, ishte më e ulta në nivel rajonal dhe global.

Sipas raportit të FMN mbështetja direkte buxhetore për pandeminë në Shqipëri është rreth 19 miliard lekë ose 1.2% e PBB (përfshi dhe shumën 2 miliard lekë të Ministrisë së Mbrojtjes e cila është anuluar).

Në fakt analiza më e detajuar tregon se mbështetja fiskale për të adresuar efektet negative të pandemisë është me e ulët në rreth 16.6 miliard lekë ose 1.05% e PBB.
Ndërsa kjo mbështetje në vëndet e rajonit është mesatarisht 5.3% e PBB dhe konkretisht:

– Maqedonia 2.0%,
– Bosnja 5.2%,
– Kosova 5.6%,
– Serbia 5.6%,
– dhe Mali i Zi 8%).

Pra rezulton se Shqipëria ka dhënë mbështetjen fiskale më të ulët për të adresuar efektet negative të pandemisë në rreth ose 1.05% e PBB.

Në vazhdim nga raporti i FMN deri në muajin Tetor 2021,evidentohet se mbështetja buxhetore direkte për pandeminë për Shqipërinë vazhdon të jetë më e ulta në rajon dhe krahasuar në nivel global.

-Shqipëria ka alokuar 2.3% të PBB për pandeminë; ndërsa

-Bosnja 4.3%;
-Maqedonia 5.0%;
-Mali i Zi 7.6%;
-Serbia 12.2%; dhe
-Kosova 12.3%.

Ndërkohë që, mersatarja në nivel global është 10.2% të PBB.

II. Në dokument nënvizohet “se ndryshimet ne aktet normative kishin per qellim kryesor zbutjen e efekteve te pandemisë”.

Në realitet ndryshimet në aktet normative në shumicën e rasteve nuk adresuan problemet për lehtësimin e masave ndaj pandemisë, por adresuan uljen e parashikimit të të ardhurave dhe rritjen e investimeve kryesisht për rindërtimi.

Mbështetja për lehtësimin e masave ndaj pandemisë ishte vetëm 16.6 miliard lekë ose 1.05% e PBB, ndërsa rritja e shpenzimeve kapitale dhe kryesisht për rindërtimin në rreth 30.2 miliard leke ose 1.9% e PBB.

Akti Normativ Nr.6 datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime në Ligjin nr.88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”, reflektoi reduktimin në masën 20 miliardë lekë, të zërit “Të ardhura tatimore”, reflektoi rritjen e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore në masën 9 miliardë lekë ku, përfshirë edhe rialokimet e brendshme për masat Anti-Covid 19 duke arritur në 12 miliardë lekë, dhe reflektoi rritjen e deficitit dhe të borxhit.

Akti Normativ Nr.15 datë 15.04.2020 “Për disa ndryshime në Ligjin nr.88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020, i ndryshuar”, reflektoi alokimin e shpenzimeve në masën 7 miliardë lekë për financimit të masave të reja me karakter social në funksion të lehtësimit dhe mbështetjes së punëmarrësve dhe/ose shtresave të tjera të prekura nga pezullimi i proceseve të punës në shkallë vendi, si për biznesin e madh ashtu edhe për pjesën e mbetur të biznesit të vogël.

Akti Normativ Nr.28 datë 02.07.2020 “Për disa ndryshime në Ligjin nr.88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020, i ndryshuar”, reflektoi përsëri uljen e parshikimit të të ardhurave, rritjen e investimve për rreth 30.2 miliard lekë, si dhe rritjen e deficit dhe të borxhit

Akti Normativ Nr.34 datë 16.12.2020 “Për disa ndryshime në Ligjin nr.88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020, i ndryshuar”, reflektoi financimin e shpërblimit të fundvitit për kategorinë e pensionistëve prej 3.4 miliardë lekë, shtesën për 1 miliard lekë për financimin e skemës së ndihmës ekonomike & paaftësisë.

III- Në dokument nënvizohet se: “mbështetja e biznesit ishte jo vetëm nëpërmjet ndihmës së drejtpërdrejtë me fonde buxhetore, por edhe nëpërmjet instrumenteve indirekte dhe lehtësive fiskale, të propozuara në qershor dhe të miratuara nga Kuvendi në korrik të vitit të mëparshëm”.

Në realitet mbështetja e biznesit u reflektua kryesisht për pagat e punonjësve të mbetur pa punë, ndihmës ekonomike dhe papunësisë është 12.05 miliard leke rreth 0.76% e PBB.

Ndërsa nga garancitë sovrane të miratura në masen 26 miliard lekë u lëvruan vetëm 12.2 miliard lekë me përfitues 810 ndërmarrje.
VI- Në dokument nënvizohet se: “mbështetja për menaxhimin e shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale ishte një prioritet i rëndësishëm i buxhetit 2020”.

Në realitet për shpenzimet e shëndetësisë janë rialokuar vetëm 3 miliard leke ose vetëm 0.2% e PBB. Nga këto 2.5 miliard lekë drejtëpërdrejtë nga buxheti dhe 0.5 miliard lekë 507 milionë lekë ndihma, kryesisht nga organizata ndërkombëtare, për pajisje mjekësore, materiale mbrojtëse dhe medikamente.

Ndërkohë që, fondi prej 2 miliard lekë i rialokuar nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për shtresat në nevojë është anuluar.

Gjithashtu sipas të dhënave të INSTAT rritja më e madhe e shpenzimve të familjeve është shënuar në grupin “Shëndet” në nivelin 28,0 %.

Rritja e shpenzimeve mesatare mujore për familje për shëndetin ështe reflektim i rritjes së nevojës për të shpenzuar për të siguruar masa mbrojtëse ndaj infeksionit si dhe të trajtimit në kushte të shtëpisë të të infektuarve nga COVID-19.

Mbulimi i këtyre shpenzimeve është bërë nga buxheti vetjak i familjeve.
V- Në dokument nënvizohet se: “gjatë vitit 2020, programi i ndihmës ekonomike u zgjerua për të mbështetur me ndihmë ekonomike shtesë (dyfish) familjet që ishin përfituese në prill 2021, për një periudhë tremujore gjatë karantinës. Po ashtu, familje që kishin aplikuar, por nuk ishin kualifikuar për programin e ndihmës ekonomike përfituan secila një pagesë prej 16,000 lekë’’.

Në fakt dhe sipas të dhënave te INSTAT, numri i familjeve përfituese të ndihmës ekonomike u rrit nga 59 540 familje në fund të vitit 2019, në 60 464 në tremujorin e parë të vitit 2020 dhe në 63670 në tremujorin e dytë.
Ndërsa numri i familjeve në nevojë u rrit në mbi 5.3% në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e parë, ndihma mesatare e përfitimit në muaj për familje u ul ndjeshëm në – 12%.

Nga 5,463 lekë në muaj për familje, ndihma mesatare e përfitimit u ul në 4,965 lekë.
VI- Në dokument nënvizohet se: “Mbështetja e pushtetit vendor vijoi edhe në situatën e pandemisë Covid-19”.

Në realitet pushteti vendor përballoi goditjen më të madhe nga pandemia Covid-19.

Të ardhurat nga pushteti vendor u realizuan në masën 22 miliardë lekë, rreth 18.4 ose 5 miliardë lekë më pak se plani fillestar dhe 1 miliardë lekë më pak se të ardhurat sipas planit të rishikuar për vitin 2020.

Shpenzimet e pushtetit vendor u tkurrën nga 56.2 miliard lekë në vitin 2019 në 51.6 miliard lekë në vitin 2020.

Tkurrja e shpenzimve është rezultat i rënies së të ardhurave të pushtetit vendor dhe rënies së shpenzimeve të financuara nga transferta e pakushtëzuar.

Rënia e të ardhurave të pushtetit vendor ka ndodhur për shkak të një sërë faktorësh të lidhur me:

– përkeqësimin e gjendjes financiare të bizneseve dhe të familjeve për shkak të pandemisë po edhe të tërmetit të vitit 2019 në disa bashki të mëdha;

– aplikimi i masave fiskale lehtësuese për kategoritë në nevojë si edhe zhvendosja në kohë e pagesave për detyrimet vendore.

Buxheti vendor nuk pati asnjë kontribut shtesë si pasojë e efekteve negative nga buxheti i përgjithshëm.

Shpenzimet e përgjitheshme të buxhetit u rritën në 44.6 miliard më shumë se në vitin 2019, ndërsa shpenzimet e pushtetit vendor u tkurrën në 4.6 miliard lekë më pak.

Shpenzimet kapitale të buxhetit të përgjithshëm u rritën në 10.3 miliard lekë më shumë se në vitin 2019, ndërsa shpenzimet kapitale të pushtetit vendor u tkurrën në 5.0 miliard lekë.

VII- Në dokument nënvizohet se: “KLSH ka audituar përputhshmërinë e hartimit, zbatimit dhe raportimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2020, dhe se disa vlerësime të per vitin 2020 janë përmirësuar puna nga strukturat ekzekutive lidhur me zbatimin e detyrimeve të akteve ligjore e nënligjore dhe respektimi i kufiri te përcaktuar në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor për kontratat e koncesionit/PPP është respektuar’’.

Në dokument nuk ka një informacion të plotë mbi detyrimet e parapambetuara të cilat janë në rritje nga 4.84 miliard lekë në vitin 2019 në 6.97 miliard lekë në vitin 2020.

Një zë me peshë në ecurinë e detyrimeve të prapambetura mbetet ai i vendimeve gjyqësore administrative të formës së prerë.

Këto vendime kanë kryesisht në sfond largimet e padrejta nga puna të ish-punonjësve, të cilat në çdo rast implikojnë kosto buxhetore të paparashikuara.

Këto detyrime monitorohen dhe raportohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të monitorimit të përgjithshëm të detyrimeve të prapambetura.

Në realitet, dokumenti i buxhetit faktik nuk i referohet opinionit të KLSH-së në lidhje me nivelin real të detyrimeve të prapambetura të pushtetit qëndror dhe vendor, të rimbursimit të TVSH, të eficencës së ndërmarrjeve publike të energjisë dhe ujësjellësave, të eficencës së institicioneve buxhetore, të eficencës të kontratave koncesionare me mbështetje nga buxheti. Sipas raportit të KLSH-së, detyrimet e prapambetura të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore janë 14.3 miliard lekë. Stoku i detyrimeve të prapambetura për rimbursimin e TVSH-së është 11.8 miliard lekë. Ndërsa detyrimet e prapambetura nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare janë 388.5 milion Euro, pa përfshirë kamat vonesat.

VIII- Në dokument nënvizohet se: “gjatë vitit 2020, KM ka miratuar ne lidhje me vendimet e GJEDNJ-së, një vlerë totale prej 3.78 milion lekë, dhe se vlera totale e vendimeve të Gjykatës së Arbitrazhit të paguara nga buxheti i shtetit rezultoi në masën rreth 33.3 milion lekë’’.

Në realitet në dokument mungon një informacion i plotë i të gjitha detyrimeve nga vendimet që janë marrë nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut dhe nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Njëkohësisht mungon një analize e riskut për detyrimet potenciale që mund të merren nga këto institucione për procese të tjera në gjykim.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 ilir meta buxheti 2022 ilir meta

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale