Kuvendi merr "pushimet" për zgjedhjet lokale, Balla: Ngadalësojmë punën, deputetët do të shpërndahen në ...
Politike
Deputetja e PD në Fier: Krim çnjerëzor!Pse lihen të lirë vrasësit pas identifikimit?
17 Nëntor 2021, 12:03Nga DOSJA
FIER– Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në qytetin e Fierit, aty ku u gjet i pajetë dhe i groposur Mateo Vasiu. Teksa shpreh ngushëllimet, Bano kërkon të dijë se si mund të lihen të lirë vrasësit të cilët janë identifikuar si të tillë.
REAGIMI:
Ngjarja çnjerëzore në Fier na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të madhe. Si nënë, jam e tronditur sesi një krim i tillë makabër mund të kryhet ndaj një fëmije krejt të vogël e të pafajshëm. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së ëngjëllit të vogël, megjithëse e di fort mire se në këtë ditë të zezë nuk ka fjalë për ngushëllim. Kjo botë paska qenë shumë e ligë për shpirtra të bukur si yti, Mateo! Si përfaqësuese e Fierit në Parlament dua të shpreh revoltën që ka sot çdo shqiptar pse përbindësha të tillë lejohen të bashkëjetojnë pranë fëmijëve dhe familjeve tona! Si ka mundësi që vrasësit qarkullojnë të lirë, edhe pasi identifikohen nga policia? Mungesa e veprimeve konkrete nga qeveria për të luftuar krimin në çdo nivel po na kushton shumë rëndë si shoqëri. Të paktën, institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjykata duhet të na sigurojnë që përbindësha të tillë të mos shohin më dritën e diellit, për të mos dhunuar dhe për të mos marrë më jetën e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm!
TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga Rinasi se qeveria po harton pyetje që do u adresohen popullit për raste të tilla të rënda. Nga Rinasi...
TIRANË – Deputeti demokrat Edmond Spaho ka thumbuar sërish kryetarin e Partisë demokratike Lulzim Basha pasi ky i fundit mbylli fjalën e tij në seanc...
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama debatoi gjatë pasditen e sotme në seancën plenare me kryeopozitarin Lulzim Basha. Fillimisht, Rama justifikoi përdor...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka replikuar ndaj fjalës së kryeministrit Edi Rama. Nga Foltorja e Kuvendit, Basha i bën thirrje Ramës që të kërkojë fal...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet pr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk është takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha rreth një viti, ndërkohë që ka shtuar se do të shmang dhe t...
TIRANË – Presidenti i vendit Ilir Meta u rikthye të fliste për realitetin politik pas një kohe të gjatë shkëputjeje. Në intervistën e dhënë për emisi...