Dita e 10 e protestave/ Mijëra qytetarë marshojnë në rrugët e Parisit, përplasje me policinë, hidhet gaz lotsjellës në drejtim të 'maskave'
Protestat në Paris, policia vë në pranga 22 persona 28 Mars, 18:08 Dita e 10 e protestës/ Sindikatat thir...
Protestat në Paris, policia vë në pranga 22 persona 28 Mars, 18:08 Dita e 10 e protestës/ Sindikatat thir...
LAJM I FUNDIT/ Tërhiqet kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Lezhës 28 Mars, 14:41 'Rrjedhin' emra...
"Të thirret si dëshmitar"/ Gjykata e Elbasanit rrëzon poshtë kërkesën për Gazment Bardhin 28 Mars, 11:31 ...
Bashkë Fitojmë’/ Berati spikat me biznesmenë, Elbasani me pedagogë, kush janë të zgjedhurit e Berishës ...
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama debatoi gjatë pasditen e sotme në seancën plenare me kryeopozitarin Lulzim Basha. Fillimisht, Rama justifikoi përdorimin e fjalës “balonë tabake” ndaj deputetes së PD-së Jorida Tabake dje në parlament duke e konsideruar si metaforë dhe jo fyerje. Më pas ai vazhdoi me sulmet e ashpra ndaj opozitës dhe Bashës duke i konsideruar “bishti i ustait” referuar ish-liderit historik të PD-së Sali Berisha.
Duke u rikthyer te projektbuxheti i vitit 2022, kreu i qeverisë premtoi ulje taksash për punonjësit dhe bizneset e vogla. Në fund, ai i kujtoi Bashës bisedën pas arritjes së marrëveshjes PS-PD në 17 maj 2017, kur opozita pranoi të futej në zgjedhjet elektorale të kohës.
DEBATI
RAMA: Jam i detyruar të bëj një ndërhyrje kur kjo seancë i vjen fundi. Kjo seancë, ndoshta më e rëndësishme nga viti parlamentar, u karakterizua nga debate mbi buxhetin, por do mbahet mend për ca kohë për degradimin e gjuhës. Duke qenë se për këtë degradim u mor për zanafilë nga fjala ime, e ndiej për detyrë të sqaroj opinionin publik e zbardhur literalisht ajo që thashë, fjala ime ishte si më poshtë “Pyet atë që ke në krah, megjithëse ti je si balonë tabake’. Mua më kujton një moment te filmi ‘il postino’ (Postieri), kur nëna i qahet fshatit se postieri kishte turbulluar vajzën me metaforat e Nerudës. Është e paimagjinueshme teksa një metaforë kthehet në një akuzë, pas kësaj vazhdon një lumë i tërë balte, sharjeje dhe deri turrje për grushta duke turpëruar të gjithë parlamentin. Duke qenë se metafora ime kishte lidhje me shifrat si balonë tabake, e kisha që i jep shifrat si balonë tabake.
Më pas ministri i paditur që pikat e basteve janë drejtuar nga njerëz të tillë. I njëjti kryeministër që i ka dhënë leje drejtimi, duke ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar dhe me rradhë të tjera. Zoti Xhaferri sapo tha kjo është e vërtetë. Ky është problemi, me komunikimin dhe metaforat dhe akuzat që pretendohet se janë të ngritura me fakte. Për të gjithë këtë çarçaf, e kam ftuar zonjën Tabaku që të dërgojë në Gjykatë një fakt për të provuar të gjithë këto akuza dhe pa hyrë tek çfarë ka thënë gjykata, e cila ka kërkuar prova, po them ajo që ka thënë e paditura, që është e njëjta gjë që mua më është dashur të dëgjoj sa herë që kam shkuar në gjyq me ata që kam zgjedhur t’i dërgoj në Gjykatë. Më vjen mirë që edhe disa nga ju kanë zgjedhur rrugën e Gjykatës. Kur deri dje ata që thuheshin për mua, ju ishit pjesa më e zëshme e isos. Sot ndjeheni të lënduar se po iu thonë gjëra që juve ju skandalizojnë. E paditura thotë se ky është një opinion në çështje.
Kur përballë meje erdhi kryetari i Këshillit tuaj Kombëtar se tani e mësova. Ai erdhi përballë meje në Gjykatë dhe mbasi Gjykata i kërkoi që të shprehej për të gjitha akuzat tha; unë flas në emër të partisë, nuk kam gjë me këtë fare. Unë jam kot në gjyq. Më thotë dil e thuaj, e unë dalë në emër të partisë.
Bardhi: Saimir Tahiri…nuk gënjeu ai nuk kuptohet
Nikolla: Mos fol nga vendi!
Bardhi: Po është jashtë rendit të ditës.
Rama: Qysh prej kohës kur populli mori zë jam i vetmi kryeministër që ka kërkuar ndjesë dhe nuk do ta kisha fare për ulje, e nuk do ta ndjeja për ulje të kërkoja nëse do të kishte vend. Por nuk ka vend për ndjesë këtu. Mund ta baltosni këtë Foltore këtu, mund të ktheheni sa herë të doni me gisht duke treguar me radhë gra e burra, e duke i etiketuar me fjalët me të ulta, duke legalizuar fjalën; kriminel, trafikant etj. E dëgjuat Xhaferrin, e vërtetë është tha. Nuk do gjendet në fjalimet e mia që një personi t’i drejtohem me akuza penale, jo se nuk kam pasur përballë të tillë edhe në këtë sallë, por është gjuhë e ulët shumë për lartësinë që unë synoj kur flas dhe për respektin që kam për njerëzit dhe veten e të gjithë ata nga kjo anë (tregon maxhorancën) e për mësuesit e mi të gjuhës. Vazhdoni përpiquni sa të doni me këtë rrugë. Kjo është rruga që e dëmton shumë reputacionin e të gjithëve ne. Sepse njerëzit atje jashtë as nuk kanë kohë dhe detyrën që ta bëjnë diferencën. Dihet botërisht që midis një shfaqjeje kur pianisti thyen pianon, e atij me sonatën më të mirë, audiencën e ka ai që thyen pianon. Duke tërhequr audiencën damkosni veten si humbësa por edhe këtë fushë që quhet politikë. Dhe nëse nuk e keni mësuar akoma kjo nuk është rruga në zemrat e shqiptarëve për t’u bërë shumicë, kurrë mos e mësofshi. Me klithma, fajtime, kundër metaforve, harrojeni se dilni gjëkundi. Harrojeni se më bëni të ndryshoj mendim.
Për bashkëdeputetin tim të Durrësit. Bashkarisht ua komunikoj atyre që punojnë në qytetin e Durrësit. Punojnë shumë më mirë, shumë më fort sesa punon ky parlament. Marrin 300-400 mijë të vjetra, që nga janari s’do kenë tatim mbi paga. U themi atyre që janë në punë që punojnë më fort se ky parlament. Ky parlament edhe ato ditë kur punon, të bën të thuash ‘më mirë mos qoftë’. Ata marrin 400-500 mijë lekë të vjetra, që taksa e tyre mbi pagën do përgjysmohet. Ata janë një krah shumë i kualifkuar që marrin 1.5-2 milonë që e kanë pasur tatimin mbi fitimin. Me tatimin progrsiv shkonte 23%, edhe për këta nga 1 janari, tatimi i tyre do përgjysmohet. Edhe ata që merren me sipërmarrje të vogël, do paguajnë 0 taska, nëse kanë xhiro deri në 100 milionë nuk do paguajnë edhe as TVSH. Nëse shkojnë në 140, do paguajnë taskë, jo TVSH. U themi të mëdhenjve dhe të vegjëlve se nuk ka rritje taksash. Shkojmë bashkë Ferdinand te një familje me ndihmë ekonomike që ka 3 fëmijë. Mos shko t’ju flasësh ëpr krimin dhe drogën, por folu për DYfishimin e ndihmës ekonomike për secilin prej tyre që kanë të paktën 3 fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Shkojmë dhe bashkë, mund të shkosh dhe vetëm dhe te një sërë kategorish, edhe pensionistët. Janë 206 mijë me kategori në total. Buxheti i vitit të ardhshëm është 45 milionë dollarë. Për të vazhduar të kompensojmë faturat e tyre të energjisë për diferencën me 7.7 dhe 5.5. Patjetër t’ua themi konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël, sido të rrotullohet puna që kjo krizë të jetë në formë akute, që shpresojmë të mbyllet apo zbutet në 6 mujorin e vitit tjetër. Buxheti i shtetit do të paguajë, dhe ata nuk do të paguajnë siç paguajnë ata në të afërmit në Itali, të mos shkojmë më tej.
E fundit që kam. Fola dje për buxhetin, po e përsëris prapë se s’kam problem. Do të vazhdoj me kërkesë të bashkëdeputetit të Durrësit. E kuptoj shumë mirë se çishte gjithë ajo që ndodhi dje në aspektin e tensionit që ju keni por nëse doni ta ktheni timonin në atë rrugë është e drejta juaj, por mos prini që nga kthimi i timonit dhe këputja e urave të komunikimit me dhunë këtu në këtë Foltore të gjeni tek ne gjë tjetër veçse një mirësjellje formale. Gjithë ato që keni thënë dhe ato që keni ndërmend të bëni nuk i bëni dot pa ne. Nëse doni bashkëpunimin tonë dhe që ne t’ju dëgjojmë jo vetëm formalisht me respekt, askush nuk ka ndërprerë askënd. Nga kjo anë kur flitet nuk sulmohen njerëz. Nuk vijnë fjalë e faqes së ndaluar të gjuhës shqipe. Zgjedhja është e juaja.
Fole për një usta me referove mua, por në fakt është ustai yt. E që ai mbetet dhe ti je çirak i tij. E ndryshe nga ustai me Ipad, ti me Iphone, kështu do të jetë partia juaj, iPAD dhe iphone, shpresoj të mbesë iphone. Por qe puna për të zgjedhur në mes dy të këqijave, njerëzit zgjedhin origjinalin. Nga flokët dukeni njësoj, për shkak të hedhurës përpjetë. Fjalori sadist, merr qetësues para se të vish në sallë, kriminelë nën dhe. Ku e di se marr unë qetësues? E ke dëgjuar nga ustai. Janë vrarë ortakët me antitank kur ishe kryebashkiak? Ku e di ti? E ke dëgjuar nga ustai. Nuk je ustain, ky është ndryshimi, nuk je as kopje jo. Je një njeri që ke marrë përsipër të bësh atë që nuk të takon, meqë flet për familje, e edukata familjare. E nuk ka lidhur me historinë tënde, deri kur e takove ustain, e as me formimin tënd në Holandë. Se nuk ka njeri që vjen këtu e përfundon në imitacion të ustait
Je krejt unikal dhe i papërsërishëm jo vetëm i shqiptarëve, por dhe i qenieve njerëzore. Del këtu pa pikë turpi dhe tregon përgjimin e një komunikimi privat, Si s’të bën përshtypje fare që u prek ndjenjat grave. Nuk e bën ti, nuk je vetja. Je shëmbëlltyra e krijuar nga ustai. Po nuk u ndave, duke na sfiduar ne, ashtu siç sfidohen kundërshtarët në politikë, duke u gshirë se Edi Rama është armik e kundërshtar. Ustain tënd s’e kam pasur mik, por më gjeni një rast që kam thënë që është armiku ynë i përbashkët?! Është nëj strapallë e mbetur nga enverizmi dhe u ka ngjitur ju.
I ka ikur pentagrami ustait, duket goxha mirë kur flet, argumenton dhe lufton. Është çështje e mirkroçipit, se na turpërove të gjithëve me këto që fole sot. Fole për fjalor banal, për cilin? Për përgjime? Për çfarë? Kujtove se do dal e do them që s’e kam thënë unë? Ka kohë që ka dalë. E ka nxjerrë një media që ka futur personin që ka telefonuar, dhe sot keni hapur gjyqe për të. Po hapni gjyqe për vetvetem. Jeni hije në vetvete. Të dalë hija në dritë është normale. Jeni si hijet që duan të dalin në diell që përvëloheni. Hiqeni atë diell nga gjuha dhe pastaj hajdeni të bëni debat. Nuk zgjatem më tutje. Ti nisesh nga të paqena dhe bën përralla. Thua që ato lekët e atyre, ua jep juve. Unë të falenderoj për të gjithë fyerjet dhe sharjet e tua jometaforike dhe ndihem keq për ty bashkë me kolegët e mi. Kush fle me qenin, ngrihet me morra. Kjo është ajo që ndodh për fat të keq, është ajo që i ndodh kësaj partie këtu. Që na ka tërhequr në ekzaktësisht atë lloj balte, shijen e së cilës e kemi provuar. Tani po shkoni nëpër gjyqe, paçi fat. Mora fashikullin e zonjës Tabaku, nuk mora atë të Lulzimit se ka humbur gjyqin me mua. Nuk mora të ustait, se dhe ai ka gjyq me mua. I bashkon të gjitha që Lulzimi i thotë ustai im deri te gjenerata e këtyre të Holandës, se di ku është ajo sfera e lartë e akademikëve, I bashkon ajo që sapo keni filluar ta provoni. Problemi ësthë që ndërkohë e provoni, vazhdoni dhe bëni të njëjtën gjë me ne përsëri. Bëjeni, për ne s’ka problem. Sa herë që dilni këtu dhe përsërisniu kujtoni shqitparëve është që humbësa jeni, keni qenë dhe do të jeni. Më shqetëson ata që thonë. E keni të mundur ta çlironi këtë parlament dhe politikë e shoqëri nga makthi I këtyre seancave. U kujtoni që jeni thjesht bishti i ustait. Bishtri i shtrembër, i shtrembër mbetet.
E para për sqarim dola jashtë të marr një qetësues sepse po më dridheshin gjunjët nga muzika e gramofonit. Tani Lulëzim, bëre një gabim të vogël se… jo dua të mbledh mendimin, bëre një gabim të vogël kur the se kur jemi takuar bashkë unë i mbaja sytë përtokë dhe ti më shikoje në bebe të syrit. Sesi e realizojë këtë kur unë i mbaja sytë përtokë dhe ti më shikoje në bebe të syrit, kjo është vetia e nxënësit të mirë. Normalisht këto detaje nuk jepen, por më detyron sepse më the pse s’flet për buxhetin. Unë dje fola vetëm për buxhetin dhe ta kam thënë mos më ço tjetërkund se s’ja del dot me mua, rri te kjo pjesë.
Kur ti thua të gjitha ato që thua, unë pavarësisht se me eksperiencën, moshën, prap unë ai jam. Kur the mbaja sytë për tokë, m’u kujtua pse nuk dolëm në konferencë shtypi pasi mbaruam marrëveshjen, sepse më thoshe më jep fjalën që nuk do qeshësh kur të dalim jashtë. Se çdo gjë ok, por nuk e duroj dot humorin tënd. E vë re që edhe kur flet, edhe për vulgaritet, ti konsideron gabimisht vulgaritet një gjë që s’ka lidhje fare me vulgaritetin, por mënyrën e komunikimit me njerëzit real, po ti njeh shumë pak njerëz real. Duhet të ketë një arsye pse pastaj kur vjen puna te vota, ti merr aq sa merr dhe të jesh i sigurt që nuk është masakra zgjedhore. Mos më tërhiq në duele të pamundura për ty, mos i hy rrugës të bësh humor, se nuk di”, deklaroi kryeministri Edi Rama pasditen e sotme në parlament.
LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvend ‘i nxehtë’! Salianji përplaset me Braçen, Basha: Këtu ka kriminelë
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka replikuar ndaj fjalës së kryeministrit Edi Rama. Nga Foltorja e Kuvendit, Basha i bën thirrje Ramës që të kërkojë fal...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet pr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk është takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha rreth një viti, ndërkohë që ka shtuar se do të shmang dhe t...
TIRANË-Floriana Garo, drejtorja e komunikimit në ‘Foltoren’ e liderit historik të PD, Sali Berisha i është përgjigjur emisionit ‘Fiks Far...
TIRANË – Presidenti i vendit Ilir Meta u rikthye të fliste për realitetin politik pas një kohe të gjatë shkëputjeje. Në intervistën e dhënë për emisi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër në mëngjes, që në orën 8:30 të mëngjesit një konferencë për shtyp për ngjarje makabre të ndodhur sot në Fie...
TIRANË – Presidenti Meta u shpreh dhe për ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. Pasi kreu i shtetit akuzohet nga mazhoranca se ka cënuar marrëdhëniet shqi...
TIRANË – Presidenti i vendit Ilir Meta u shpreh krenar për themelimin e LSI-së. Për “Ora News”, kreu i shtetit la të kuptohet se mund të ...
FUSHË KRUJË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në vitin 2021 do të bëntë gjithçka që kryedemokrati të jepte dorëheqjen. Gjatë folt...
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka marrë dozën e tretë të vaksinës ditën e sotme. Me anë të një postimi në Instagram, Kim shkruan se ndi...