Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur lidhur me çështjen e detit me Greqinë dhe dekretin e fundit presidencial të shtetit helen për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon me 12 milje.
Sipas kreut të shtetit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009 u kërkua me insistim nga Partia Socialiste. Në një intervistë për ‘Ora News’, Meta shtoi se nuk do ti ikë përgjegjësive të tij dhe aq më tepër nuk do të ndaj përgjegjësitë me cilndo që ka ngrënjë një lugë çorbë të prishur.
Këshilli i Lartë i Shtetit në Greqi miratoi dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territorialë në detin Jon me 12 milje. A ka shkelur qeveria deri tani vendimin e Gjykatës Kushtetuese në atë masë sa të cënojë interesat e Republikës së Shqipërisë?
Ilir Meta: Ka patur vetëm qëndrime zyrtare, të përgjithshme, nga ana e institucionit të Presidentit të Republikës për këtë çështje, në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka patur asnjë replika dhe batuta. Përkundrazi, ka patur për fat të keq, përpjekje nga ana e kryeministrit për ta banalizuar rëndësinë e kësaj çështje dhe për ti ikur përgjegjësive për këtë çështje. Mungesës së koherencës dhe integritetit në qëndrimet publike për këtë çështje. Dhe natyrisht edhe lojërave të tjera, të cilat nuk mund të fshihen pas mungesës së transparencës.
Nga ana e presidentit ka patur gjithmonë qëndrime shumë të qarta, parimore, konstruktive, bashkëpunuese, në respekt të Kushtetutës dhe në respekt të vendimit të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, një vendim i kërkuar nga vetë Partia Socialiste, dikur përpara 10 vitesh, i cili precizon përgjegjësitë për një marrëveshje të tillë apo të ngjashme si ajo të çdo institucioni në Republikën e Shqipërisë. Që nga presidenti, qeveria, Kuvendi dhe gjithë institucionet. Në këtë drejtim, qytetarët duhet të jenë të sigurtë se presidenti i ka përmbushur me besnikëri dhe përgjegjësi maksimale të gjitha detyrimet e veta. Ndërsa përsa i takon reagimeve të kryeministrit, seriozitetit të tyre, besueshmërisë së tyre, mendoj se secili mund ta bëjë vlerësimin e tij, por e vërteta është që për këtë çështje të gjithë qytetarët., përfshirë dhe presidentin, më shumë informacion kanë marrë nga pala greke sesa një informacion të qartë dhe të përgjegjshëm nga kryeministri i Shqipërisë. Unë do të vazhdoj dhe po vazhdoj të bëj punën time në këtë drejtim me përgjegjshmëri të plotë, në mbrojtje, gjithmonë, të interesit kombëtar, tëp drejtave sovrane të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve tanë dhe do të vazhdoj të përmbush përgjegjësitë e mia dhe asnjëherë nuk do ti iki atyre, aq më tepër të ndaj përgjegjësinë time me cilindo që ka ngrënë një lugë çorbë të prishur.
Mos ndoshta, kryeministri me deklaratat e tij, shmang Grupin Negociator dhe e bën vetë negocimin?
Ilir Meta: Nuk mund të jetë i vlefshëm asnjë akt individual që del jashtë kompetencave që jep Kushtetuta dhe që përcakton qartë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, për çdo lloj aktori. Lojëra dhe manovra të caktuara thjesht mund të përdoren nga pala tjetër për të dëmtuar një proces të ardhshëm ndërkombëtar, interesat sovrane të Republikës së Shqipërisë. Ndaj unë kam bërë thirrje për të gjithë aktorët që të jenë të përgjegjshëm dhe ti përmbahen detyrimeve kushtetuese që gjithësecili prej tyre ka në një rast të tillë.
A duhet të marrë një autorizim nga Presidenti i Republikës për këtë?
Ilir Meta: Mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është tepër i qartë. Lojërat pastaj, jo nuk ka marrëveshje, jo ka dakordësi…
E ka quajtur vendim famëkeq kryeministri Rama
Është vendim i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kërkuar me insistim nga vetë Partia Socialiste. Tani se çfarë ka famëkeqe, kjo është një çështje që i takon atij të sqarojë, por autorizimin që kanë kërkuar, e kanë kërkuar gjithashtu në zbatim atij vendimi dhe e kanë marrë autorizimin pikërisht në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu Kryeministri shprehet se është e drejta e një vendi, është e drejta e Greqisë të marrë vendime të tilla, të dekretoj vendime të tilla dhe ne nuk ndërhyjmë. E vetmja zgjidhje e jona është të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Sipas Presidentit të Republikës a është kjo vërtet zgjidhje për këtë çështje?
Ilir Meta: Unë nuk ndaloj dot asnjë politikan shqiptar të bëhet zëdhënës i një pale tjetër, por është detyra ime t’u qëndroj besnik përgjegjësive të mia kushtetuese. Dhe u kam qëndruar atyre dhe do t’u qëndroj deri në fund pasi për këtë jam betuar mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Kush është betuar në ndonjë vend tjetër, le t’u qëndrojë betimeve të tij!
Pra ju nuk do ta pranoni zoti President që Shqipëria të përfaqësohet në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, pa zgjidhur vendimin e Gjykatës Kushtetuese?
Ilir Meta: Mendoj se Shqipëria do t’i zgjidhë të gjitha çështjet e brendshme dhe rajonale në datën 25 prill 2021.
Marrë nga Ora News
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHIJAK– Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiiaku i Shijakut Elton Arbana kanë dhënë çelësat për të tj...
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm në detyrë Genc Cakaj ka dhënë lamtumirën e tij duke falenderuar publikisht vetëm një person. Bëhet fjalë për ambasadoren ame...
TIRANË – Si rrallë herë, Mimi Kodheli ka rrëfyer për jetën e saj, ku nuk ka nguruar të tregojë dëshirat dhe pengjet, por jo vetëm.Në një intervistë për ”Wa...
Këto kohë asgjë nuk është më e rëndësishme se sa Corona, dhe kështu do të jetë edhe vitin e ardhshëm. Pandemia sundon gjithë shoqërinë, që nga marsi i kaluar. D...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka lëshuar dekretet e fundit për këtë vit, duke zyrtarizuar në detyrat e reja ministrjen e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë ...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur pengmarrje arrestimin e ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi nga Gjykata Specia...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar momentet më të vështira dhe më të gëzuara të vitit që po lemë pas.Manastirliu zbulon ...
TIRANË– Analisti nga Kosova Berat Buzhal, ndryshimet në qeverinë Rama dhe dorëheqjen e Gent Cakajt nga Ministria e Jashtme e ka cilësuar si një mesaz...
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka treguar qarkun, ku dëshiron të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në emisionin ̶...
TIRANË– Gazetari Berat Buzhala ka thënë se një mandat i tretë për Edi Ramën do të jetë i dëmshëm për Shqipërinë. I ftuar në emisionin “Open...