LIVE UPDATES
Aktualitet

Mësuesi në Korçë me koronavirus, dy nxënës shfaqin temperaturë të lartë, prindërit: Na njoftuan pas një jave, do deno

17 Mars 2020, 12:41 Nga DOSJA

KORÇË– Mësuesi i shkollës private “Omiros” në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për Abcnews.al se bëhet fjalë për një mësues në shkollën jo publike “Omiros”, atu ku edhe studion vajza e saj. Sipas gazetares, gjithçka është zbuluar pas një letre që drejtuesit i kanë dërguar prindërve të nxënësve duke i njoftuar se një pjesëtar i stafit ishte i konfirmuar me koronavirus dhe tashmë ishte i shtruar në spital në Greqi. Në letër, drejtoria i këshillon prindërit që të bëjnë kujdes pasi mund të jenë infektuar, edhe pse mundësia, sipas tyre është e ulët. Pjesëtari i stafit ka qenë më datë 14 mars për herë të fundit në shkollë dhe mund të ketë patur kontakte me nxënësit. Ky fakt, pra njoftimi pas një jave, i ka shqetësuar mjaft prindërit të cilët tashmë janë të irrituar me shkollën.

“Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë erdhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv. Duke pasur parsysh dhe propabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mëposhtme në rast se keni një prej shenjave të bëra publike e që lidhen me infektimin nga ky virus. Më poshtë kemi udhëzimet e Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik”, shkruhet në njoftimin e shkollës.

Gazetarja Xheladinaj shton më tej se fëmijët duhet të izolohen për dy javë që të shihen nëse kanë simptoma apo jo të Covid-19, gjë që mund të sjellë edhe infektimin e familjarëve. Në këtë moment, gazetarja filloi të qante teksa tha se edhe vajza e saj do të qëndronte e mbyllur dhe se ishte e frikësuar për këtë gjë. “Unë jam edhe vetë prind që ka një fëmijë në shkollën ‘Omiros’ dhe thuhet se edhe stafi mjekësor është detyruar për të dërguar këtë sms në grup te prindërit për të patur kujdes. Nuk është dhënë anjë sqarim nga ana e drejtorisë se për kë mësues bëhet fjalë, është shtetas grek apo shqiptar. Duhet thënë se është një shqetësim ky për prindërit të cilët kanë mbetur të shtangur. Unë ju kërkoj ndjesë edhe për shqetesim që po përcjell në këtë lidhje direkte…sapo ka ardhur njoftimi,”- tha gazetarja ndërsa nuk mban dot lotët. 

Nga ana e ISHP-së nuk ka patur asnjë njoftim në lidhje me këtë rast, ndërkohë që dy nga nxënësit kanë shfaqur tempëraturë të lartë. Ende nuk dihet nëse ata janë prekur apo jo nga Covid-19, por prindërit janë shprehur se do të denoncojnë neglizhencën e shkollës për mos njoftimin në kohë në lidhje me këtë ngjarje. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur dhe një viktimë. 7 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ledjona xheladinaj plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ledjona xheladinaj plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi


Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më