Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
ELBASAN- Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër skandal me të mitur që dhunohen në institucionin e dijes.
Një mësues dhunon fizikisht dhe psikologjikisht në shkollë fëmijën 6 vjeçar që vuan nga epilepsia. Mësuesi Besnik Kaca pranon që i ka bërtitur, por mohon të ketë ushtruar dhunë mbi të miturin dhe se e gjitha kjo është një sulm politik që po i bëhet atij.
Një qytetar nga Krraba e Vogël, Besnik Balla, ankohet në emisionin Fiks Fare se fëmija i tij është i traumatizuar nga frika dhe nuk do të shkojë në shkollë.
Sipas prindit, fëmijës 6 vjeçar të tij sikur të mos i mjaftonte mundimi nga sëmundja kronike e epilepsisë, dhunohet në klasë edhe nga mësuesi i tij.
Prindi i prekur nga kjo ngjarje tregon se mësuesi e ka goditur fëmijën e mitur, e ka çjerrë në qafë, të gjitha këto të dokumentuara me foto.
Gjithashtu mësuesi ka ushtruar jo vetëm dhunë fizike, por edhe psikologjike duke e detyruar vogëlushin të hajë ullinj me pretekstin se i kthjellon mendjen për mësimet.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9 vjecare të fshatit Krrabë e Vogël dhe e gjitha shkolla ka vetëm 3 nxënës, ku dy prej të cilëve janë fëmijët e Besnik Ballës, prindit denoncues.
Pavarësisht se prindi është ankuar në drejtori, në zyrën arsimore por edhe në ministri nuk ka marrë përgjigje ndaj dhe i është drejtuar emisionit Fiks Fare për ta ndihmuar.
Gazetarët shkojnë takojnë mësuesin që dhunon fëmijën. Duke mohuar dhunën e ushtruar kundrejt të miturit mësuesi thotë se janë duke e sulmuar politikisht.
Sipas tij është Rilindja që po hedh baltë mbi të politikisht meqenëse është sekretar i Partisë Demokratike në fshatin Funar.
Mësuesi në fund të bisedës me gazetarët u thotë atyre se pavarësisht se fëmija i sëmurë me epilepsi është shumë problematik ai nuk e ka dhunuar, por vetëm i ka bërtitur ndonjëherë.
Gazetarët e Fiksit shkojnë edhe në Zyrën Arsimore Elbasan për të marrë një përgjigje në lidhje me këtë problematikë.
Ndërkohë drejtuesja e institucionit duke qenë se është në një konferencë që zhvillohet online nuk mund të flasë me gazetarët.
Në përgjigjen me shkrim që ajoi kthen Fiks Fare thuhet se është në dijeni të rastit dhe se ky problem po trajtohet nga zyra arsimore dhe vendimin që do të merret në fund të këtij procesi do t’ja vendosë në dispozicion edhe emisionit.
Marre nga: TopChannel
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Një 37-vjeçar shqiptar lënë në paraburgim në arrest shtëpie pasi dhunoi ish-bashkëshorten e tij italiane.Shqiptari i cili aktualisht ishte i...
BERAT- Ora 20.00 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura,ndërkohë që të gjitha ...
SHKODËR– Reshjet intensive të shiut kanë krijuar situatë kritike të përmbytjeve në Shkodër.Sipas gazetarit Erion Skëndaj, mbrëmjen e sotme Liqeni i Shkodrë...
TIRANË– Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka kaluar një eksperiencë të keqe me përballjen ndaj pandemisë së koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë ...
SHIJAK– Moti i keq i ditëve të fundit ka rikthyer përmbytjet në lagjen “Erzen” të Shijakut.Reshjet intensive të shiut kanë bërë që uji të ‘shpërthej...
FIER- Elis Bushi, një prej 4 personave që tëntuan të vidhnin, mbrëmjn e djeshme banesën e Arben Çepeles, është arrestuar ditën e sotme. Policia bënë të d...
TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) pasi ka shqyrtuar dokumentacionin ka dhënë vendimin për të konfirmuar në detyrë gjyqtaren Marinela Osmani...
ITALI– Mjeku 54-vjeçar Marco Buglione ka qenë i pari që ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në qendrën e re të vaksinave anticovid në aer...
TIRANË- Sot dita e parë e shtrëngimit të masave. Që prej orës 20;00 ka hyrë në fuqi ndalimi i qarkullimit, orar i vendosur nga Komiteti Teknik me qëllim n...
VLORË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Me anë të një njoftimi zyrtar është bërë me dije se 59-vj...