LIVE UPDATES
Bota

Media në Hungari/ Taktikat tërhiq e mos e këput të Orbanit, liria e fjalës dhe e shprehjes janë nën presion

20 Shtator 2020, 09:10 Nga DOSJA

I pari ishte portali më i madh i lajmeve në vend. Pastaj një gazetë tradicionale javore. Rishtazi, radioja e vetme e pavarur që kishte mbetur. Peizazhi mediatik i Hungarisë po pëson ndryshime drastike: binzesmenë të afërt me qeverinë ndërhyjnë që publikime të pavarura të përshtaten me linjën e qeverisë, autoritetet i detyrojnë të heshtin edhe zërat e fundit të pavarur.

Rasti i fundit ka të bëjë me stacionin e lajmeve “Klubrádio”. Autoriteti shtetëror i mediave NMHH, i cili është në dorë të besnikëve të kryeministrit Viktor Orban, njoftoi në fund të javës së kaluar, se nuk do t’ia rinovonte licencën e transmetimit, e cila skadon në shkurt të vitit të ardhshëm. Arsyeja: transmetuesi ka shkelur vazhdimisht dispozitat e ligjit për media.

Bastioni i fundit i gazetarisë së pavarur radiofonike

Njoftimi e shokoi sidomos atë pjesë të publikut hungarez që është kritik ndaj qeverisë , por gjithashtu ka të ngjarë të ketë befasuar edhe mbështetësit e moderuar të partisë Fidesz të Orbanit. Për shkak se “Klubrádio” ka qenë prej kohësh bastioni i fundit i gazetarisë së pavarur investikative në Hungari, radioja e vetme në këtë vend të BE-së që është ende kritike ndaj qeverisë kishte një audiencë të madhe edhe në qarqet qeveritare. “Është pothuajse e sigurt që do të mbyllemi,” i tha György Bolgár, prezantuesi më i njohur i stacionit, Deutsche Welles. “Unë nuk mendoj se kemi një shans tjetër”.

Arsyet e dhëna nga Autoriteti i Medias për moszgjatjen e licencës së transmetimit janë fare të parëndësishme: ndër të tjera, “Klubrádio”, thotë NMHH, nuk e paska informuar NMHH-në në kohën e duhur për përqindjen e muzikës hungareze dhe të huaj në program, ndërsa shkelje shumë më serioze të medias proqeveritare nuk dënohen aq ashpër. “Autoriteti mund të kishte thënë thjesht se nuk na pëlqen analisti i “Klubrádio”-s, András Arató.”

Fyerje për median e pavarur

Rasti i “Klubrádio”-s është kulmi i një ofensive të qeverisë Orbán kundër medias se pavarur. Ajo filloi në pranverë me “Indeksin”, deri atëherë portali më i lexuar i lajmeve në Hungari. Kompania Indamedia, e cila administron të ardhurat dhe biznesin e reklamave të “Indeksit”, mori si menaxher Miklós Vaszily, i cili ishte i afërt me qeverinë. Ai paraqiti një plan për riformimin e ekipit editorial. Pasi ky bëri rezistencë, në fund të korrikut, kryeredaktori Szabolcs Dull, u shkarkua.

Szabolcs Dull - ehem. Chefredakteur des ungarischen Online-Portals Index (István Huszti)Szabolcs Dull, ish-kryeredaktor i portalit hungarez Index

Ditë më vonë pothuajse i gjithë ekipi editorial dha dorëheqjen në shenjë solidariteti. Që atëherë, “Indeksi”, i cili më parë shkëlqente përmes raportimit të mençur dhe investigativ, është bërë vetëm një hije e vetvetes. Ish-ekipi editorial dëshiron të hapë javët e ardhshme një portal të ri të pavarur me emrin “Telex” dhe aktualisht po rekruton mbështetës. Nëse “Telex” do të arrijë ndonjëherë  të ketë të njëjtën domethënie që ka “Indeksi”, kjo pritet të shihet në te ardhmen.

Nuk mund të ketë dyshim se “Indeksi” e trazoi shumë Orbanin dhe sistemin e tij. Një vit më parë, portali trajtoi rastin e një skandal seksual, ku ishte  përfshirë një kryetar bashkie në Hungarinë veri-perëndimore, çka fliste për arrogancën dhe hipokrizinë morale në radhët e partisë kristiane-nacional-konservatore “Fidesz”  Ajo më pas i humbi zgjedhjet lokale në pothuajse të gjitha qytetet kryesore në Hungari.

Kryeredaktori duhej të largohej

Pas këtij rasti me “Indeksin”, një tjetër kryeredaktor u përjashtua në një medium tjetër – këtë herë ai i së përjavshmes tradicionale liberale “168 óra”. Péter Rózsa duhej të largohej nga gazeta, sepse në të ishte botuar një fotografi gjoja private e familjes Orbán. Orbáni, të cilit i pëlqen të paraqitet si një njeri i mirë familjar, shumë kohë më parë, e kishte vendosur në internet fotografinë, e cila është shumë e njohur në Hungari,

Rózsa ishte pushuar nga puna nga Pál Milkovics, një sipërmarrës i afërt me qeverinë, i cili hyri në “168 óra” si bashkëpronar, në korrik të këtij viti. Më saktësisht: në kompaninë “Brit Media”, e cila është në sferën e ndikimit të mbrojtësit më fanatik të qeverisë, Rabbit Slomó Köves. “Brit Media” ka blerë pjesë në disa media të pavarura hungareze në vitet e fundit. Më pas tek ato nisi të vihej re një raportim më i butë – ose mungesa e investigimeve për aferat korruptive në sistemin e Orbanit.

Hungari | Media e pavarur nën presion (DW / S. Ozsváth)Revista e pavarur “HVG”, në ballinë me artikullin për blerjen e indeksit dhe  një Viktor Orban të lumtur

Këto manovra sipërmarrëse, të cilat shpesh zhvillohen në heshtje dhe për periudha të gjata kohore, janë pjesë e taktikës shkallë-shkallë të Orbanit për t’i zbutur mediat pak nga pak.

Me “Klubrádio” çështja është ndryshe – këtu është Autoriteti Shtetëror i Medias që vepron si të ishte një krah i zgjatur i qeverisë.

“Klubrádio” dikur transmetohej në të gjithë vendin, por menjëherë pasi Viktor Orbani mori postin në vitin 2010, nisi të kufizohej shtrirja gjeografike e sinjalit. Shumë shpejt stacioni kapej vetëm në kryeqytet, Budapest. Në të njëjtën kohë, autoriteti i ri i mediave NMHH filloi një luftë të vërtetë kundër radios. Pas vitesh nëpër gjyqe dhe falimentim financiar, “Klubrádio” fitoi sërish të drejtën e transmetimit.

Logjika e një sistemi diktatorial njëpartiak

Sidomos bisedat dhe telefonatat në mbrëmje janë të njohura për çështjet e rëndësishme politike që trajtojnë, mbi të cilat të ftuarit nga të gjitha kampet politike mund të shprehin pikëpamjet e tyre. “Ne po shqetësojmë,” i tha moderatori György Bolgár DW-se. “Dhe është në logjikën e paskrupullt të një sistemi diktatorial njëpartiak për të varrosur gjithçka që shqetëson ose për ta thithur atë.”

Fakti që ekipi editorial i “Indeksit” u rebelua kundër kësaj logjike, tërhoqi një vëmendje të madhe ndërkombëtare – dhe njohje në formën e një çmimi: Të enjten (17.09.2020), ish-kryeredaktori i “Indeksit” Szabolcs Dull mori çmimin e medias Potsdam M100. Fjala e rastit u mbajt nga Komisionerja i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq. “Është një nder për ne që po e marrim këtë çmim,” tha Dull për DW. “Por çmimi nuk më takon mua, por ekipit editorial të “Indeksit”. Unë jam i kënaqur me këtë shenjë solidariteti në një kohë kur vlerat evropiane të lirisë së fjalës dhe shprehjes po kalojnë një kohë gjithnjë e më të vështirë në Hungari.”

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota media në hungari media në hungari

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim