Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
GREQI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos rrëfen se në Shqipëri është ndier i rrezikuar për jetën e tij. Në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve kishtare, ai sjell në vëmendje episode nga bisedat me shoferin, teksa i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë i kërcënuar gjatë qëndrimit në vendin tonë.
“Po, shenjat i kemi akoma të dukshme. Më kujtohet shoferi im, Taqua i cili më thoshte se i kishin ofruar para që të më linte në një vend të shkretë. Pa ndihmën dhe forcën e Zotit, askush nuk mund të bëjë asnjë hap këtu”, deklaron kreu i kishës orthodokse në Shqipëri. Janullatos flet për një mision jo dhe aq të lehtë në Shqipëri për shkak të dyshimeve mbi figurën e tij. Këtë ai thotë se e vërteton edhe vonesa në dhënien e shtetësisë shqiptare.
“Unë arrita të marr nënshtetësinë shqiptare vetëm para dy vitesh. Kjo nuk është e rastësishme. Kishte një shqetësim dhe një fobi të çuditshme përkundrejt meje. Pra këtu ndeshemi edhe me pranimin edhe me frikën, dyshimet dhe pasigurinë. Prandaj them që ajo çka kemi bërë këtu është dhjetëfish më e madhe, pasi nuk u bë në kushtet e një qetësie dhe lirshmërie, por u bë në një periudhë me stuhi, dëborë”, thotë Janullatos.
Kryepeshkopi Janullatos thotë se shpeshherë, përplasjet mes dy vendeve kanë rënduar mbi Kishën Ortodokse. “Sa herë ka tensione mes dy vendeve, viktimat jemi ne. Në kuptimin që qarqet nacionaliste si nga njëra palë, ashtu dhe nga pala tjetër, godisnin në mënyrën e tyre me komentet dhe nënkuptimet e të tjera. Ndonjëherë mendoja se ndodheshim në një grykë, ku nga njëra anë ishin kallashnikovët dhe nga ana tjetër artileria e rëndë. Pa ndihmën e Zotit këtu nuk mund të bëhej asgjë”, deklaroi ai.
I pyetur për marrëdhëniet me komunitetet e tjera, Janullatos i quan ato vëllazërore, por sipas tij në Shqipëri veprojnë rryma të ndryshme që nuk e duan paqen mes komuniteteve fetare.
“Nëse ka të tjerë që duan të krijojnë çarje mes dy popujve, ne ndërtojmë ura vëllazërie. Disa ndoshta nuk do donin që gjërat të ishin kështu, të kishin këtë përqasje, do preferonin të kishte armiqësi. Ka forca edhe këtu edhe në vende të tjera që e dëshirojnë këtë. Këtu ka shumë rryma të nëndheshme me interesa të ndryshme”, deklaroi Janullatos.
Kreut të Kishës Ortodokse, agjencia i ka kushtuar edhe një dokumentar që tregon sesi Shqipëria u rilind nga hiri i ateizmit, falë veprës shpëtimtare të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
(Marrë nga Tema TV)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LUSHNJE– Personi në foto është Gëzim Saraçi, 50, vjeç i cili prej më shumë se 48 orësh është shpallur në kërkim policor, si autori i plagosjes së ...
TIRANË- Dosja.al raportoi ekskluzivisht mbrëmjen e djeshme deportimin me forcë të Harun Çelik, i cili tashmë ndodhet në Turqi dhe do përballet me ak...
ITALI– Një shqiptar është arr éstuar nga polícia italiane, pasi akuzóhet se rráhu partneren e tij. Sipas medieve italiane, shqiptari i identifikuar si Shpëtim S...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një parakalim i gabuar u ka marrë jetën dy këmbësorëve në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Si&cc...
GREQI- Më në fund, patentat shqiptare do të njihen në Greqi. Tashmë është çështje ditësh votimi i saj dhe hyrja e menjëhershme në fuqi.Miratimi i kësaj m...
TIRANË- Një 32-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi akuzohèt se në 1 janar ka aksidèntuar për vdèkje nga 40-vjeçare e cila po ngiste bi...
VLORË- Është sulmuar me gur makina e Syri Tv që përdoret nga gazetari Enriko Gabaj dhe operatori Gentian Këllçiu në fshatin Dukat. Operatori d...
KURBIN- Fshati Zhejë në Kurbin, i cili u godit nga tërméti i 26 Nëntorit, një pjesë e banorëve kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në çadra. Banesa e...
LIBRAZHD- Vdekja e 24-vjeçarit, Meleq Allidri, në mënyrë të papritur në njësinë administrative Rrajcë në Përrenjas ka prekur miqtë dhe familjarët e tij. ...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë që shënoi dhe dy viktímat e para për vitin 2020. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak për ak...