Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dalin jashtë kontrollit kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë. Një aks i cili ka nisur që në vitin 2007 dhe ende nuk ka përfunduar i shton buxhetit te shtetit para shtesë cdo vit. Por me financimet shtesë kostot janë rritur edhe me 29 për qind, duke shkuar nga 5,2 miliardë lekë në 6.7 miliardë lekë.
Punimet në rrugën Kardhiq -Delvinë, që kanë nisur që në vitin 2007, rreth 14 vite më parë, ende janë larg përfundimit, teksa kostot e punimeve po dalin jashtë kontrollit pasi financimet e buxhetit të shtetit po shkojnë për shtesa të punimeve. Ministria e Infrastrukturës ka financuar me 534 milionë lekë ose 4.3 milionë euro në 4-mujorin e parë të vitit 2021, vetëm shtesa punimesh në Lotet, 4,5,6 dhe 7 të rrugës.
Të dhënat zyrtare të azhurnuara në raportin e Monitorimit të Buxhetit për janar-prill 2021, tregojnë se me 4.3 milionë euro janë ndërtuar 600 metër nga rrugë nga financimi shtesë. Ndërsa në projektbuxhetin afatmesëm të publikuar nga Ministria e Financave rruga Kardhiq -Delvinë është programuar të financohet gjatë periudhës 2021 deri me 2024 me rreth 6,7 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë janë shtesa punimesh.
Ministria e Financave në buxhetin afatmesëm tregon kosto fillestare te lotëve që po kryhen punime ishte 5.2 miliardë lekë, por me financimet shtesë kostot janë rritur edhe me 29 për qind, duke shkuar nga 5,2 miliardë lekë në 6.7 miliardë lekë.

Rruga Kardhiq- Delvinë ka një histori të komplikuar dhe mungesë transparencë. Qeveria Berisha në vitin 2007 vendosi ndërtimin e këtij aksi, por punimet u ndërprenë për të rinisur në vitin 2018 për të ndërtuar rreth 16 kilometra, pasi punimet për 16 kilometra ishin tashmë të përfunduara. Projekti për 15 kilometrat e mbetura u rishikua, por kostot totale të rrugës mbeten jo transparente për shkak se ecuria e projektit raportohet i ndarë në 8 lote dhe i shtrirë në shumë vite. Rruga Kardhiq -Delvinë e është e kategorisë B me dy korsi më gjerësi që varion nga 10 në 17 metër.
Ky aks synon të shkurtojë distancën ndërmjet Tiranës dhe Sarandës, duke shmangur Qafën e Muzinës. Rruga e cila u konceptua për nxitjen e turizmit kryesisht u kthye në një sagë pa fund dhe kosto të pallogaritshme për taksapaguesit.Pak ditë më parë qeveria publikoi një video të shpimit tej për tej të tunelit të Skërficës 1,3 kilometër të gjatë, pjesa më e vështirë e punimeve, në lotin 7.
Qeveria njoftoi si afat për përfundimin total të punimeve në rrugë datën 7 gusht të vitit 2022, por në buxhetin afatmesëm ky aks do të financohet deri në vitin 2024. E gjithë vepra ka 8 lote nga të cilat punimet tashmë kanë përfunduar për 16 kilometra në lotët 1, 2 dhe 3, teksa punimet po vazhdojnë në lotët e tjera. Kostot e rrugës u rriten pasi qeveria vendosi vitin e kaluar për të rishikuar projektin në të gjithë gjatësinë e tij, për ta pajisur me sinjalistikë të gjitha lotët në gjatësinë prej 32 kilometër, funksion që normalisht e kryejnë kompanitë që realizojnë punimet.
Marrë nga SYRI.net
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në Shqipëri janë nëntë vatra zjarri aktive. Në një deklaratë zyrtare, vetë ministri Niko Peleshi tha...
VLORË– Shkrimtari dhe gazetari shqiptar, Ardi Stefa ka ndarë në ‘Facebook’ pamje nga ndërtimet që po bëhen në sheshin e Flamurit në Vlorë. Ai shkruan se ng...
TIRANË– Shkrimi i kreut të Kadastrës, Artan Lames ka sjellur reagimin e gazetarit Ylli Dylgjerit. Duke postuar një foto pranë detit, Dylgjeri bashkangjit d...
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotmë në Itali ku një shqiptar 42-vjeçar ka mbetur i vdekur në Montefalco, Appio Tuscolano, Itali.Mediat it...
TIRANË– Plagosja e 24-vjeçarit Markeljan Pepës, e cila ndodhi më 8 gusht, ende nuk ka asnjë autor të arrestuar. ‘Faxnews’ raporton se i riu ndodhet ...
TIRANË– Specialisti i informacionit Myfit Xheka, i cili u dhunua nga dy të burgosurit Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri, ka treguar gjithçka që ka ...
TIRANË– Efektivët Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmond Prenga janë vënë nën hetim nga Prokurori...
TIRANË– Punonjësi i policisë me detyrë ndihmës specialist informacioni, Ali Allmeta ka treguar se në ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan...
TIRANË– Punonjësi i sigurisë në burgun “313”, Gëzim Nikoçi ka lënë të nënkuptohej se plani i arratisjes nga Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjet...
KUKËS– Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve janë kthyer mbrëmjen e djeshme në Kosovë pasi ndihmuan autoritetet e Shqipëri...