LIVE UPDATES
Ekonomi

“Më thoshte që jam e përdalë, që puth burra të tjerë”/ Dëshmitë e grave të dhunuara gjatë karantinimit prej COVID

21 Prill 2020, 15:38 Nga DOSJA
“Më thoshte që jam e përdalë, që puth burra

“Para karantinës ai më ofendonte, më përulte, më thoshte që jam e përdalë, që puth burra të tjerë. Por ai nuk më kishte goditur kurrë më parë, jo deri më tani. Fundjavën e kaluar ai më goditi për herë të parë me grusht në kokë.”

Këto ishin fjalët e një gruaje që foli për strehën më të vjetër të Kroacisë, Shtëpinë e Grave Autonome të Zagrebit, siç u citua nga televizioni rajonal N1 më 8 prill.

Një tjetër tha: “Dhuna ka vazhduar me vite, por duke qenë se e pushuan nga puna dhe nuk shkon më atje, tani ka filluar të ndodhë çdo ditë.”

Kufizimet e lëvizjes, karantinat dhe, në disa raste si Serbia, oraret e mbylljes në shtëpi kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së COVID-19. Por ato kanë përkeqësuar gjendjen e shumë grave tashmë viktima të abuzimit në familje, thonë ekspertët dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Ivana Stoimenovska, një psikologe dhe këshilltare familje në Maqedoninë e Veriut, tha se izolimi i detyruar kishte rritur në masë të madhe rrezikun e dhunës në familje.

“Të gjithë ata që jetojnë në familje disfunksionale në këto kohë izolimi rrezikojnë më shumë të dhunohen, sepse stresi i shtuar, frustrimi dhe tensioni që sjell izolimi mund të forcojnë modelet disfunksionale të sjelljes midis anëtarëve të familjes ose partnerëve abuzivë”, tha Stoimenovska për BIRN.

“Kështu që një person i dhunshëm mund të bëhet edhe më i dhunshëm.”

Shifrat tregojnë rritje të dhunës në familje

Ndërkohë që statistikat zyrtare në disa vende të Ballkanit tregojnë për një rritje të dhunës në familje, ekspertët dhe OJQ-të thonë se të dhënat rrallë pasqyrojnë shkallën e vërtetë të problemit, pasi viktimat shpesh nuk raportojnë incidente dhe disa madje nuk e pranojnë se po abuzohen.

Shoqata Animus, një nga organizatat më të vjetra që ofron mbështetje dhe strehim për viktimat e dhunës në familje, tha se kishte marrë më shumë se 550 thirrje në linjën e saj të ndihmës që nga 1 janari, një normë dukshëm më e lartë sesa normalisht.

Në një rast, më 8 prill, një grua 42-vjeçare në qytetin portual bullgar të Varnas vdiq nga plagët e marra pasi u sulmua fizikisht. I dashuri i saj u arrestua.

Në Rumaninë fqinje, statistikat e publikuara nga policia më 13 prill treguan një rritje prej 2.3 për qind të rasteve të dhunës në familje në mars të këtij viti në krahasim me marsin e vitit 2019.

Në Moldavi, në tre muajt e parë të vitit 2020 policia regjistroi 267 vepra penale të lidhura me dhunën në familje, krahasuar me 231që u regjistruan për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Urdhrat për mbrojtje nga ana e policisë u aplikuan në 173 raste në tre muajt e parë të vitit 2020, nga 157 që ishte në tremujorin e parë të vitit 2019, tha për BIRN Dorel Nistor, kreu i Seksionit të Ndërveprimit me Komunitetin i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë së Moldavisë.

Në Mal të Zi, Maja Raiceviç, drejtuese e Qendrës për të Drejtat e Grave, tha më 5 prill se në mars thirrjet në OJQ-në e saj që raportonin dhunë në familje u rritën me 20 për qind gjatë muajit të kaluar.

Muajin e kaluar u bënë gjithsej 57 kallëzime penale për dhunë në familje. “Shumica e këtyre rasteve u raportuan pasi qeveria njoftoi masa kundër përhapjes së koronavirusit të ri”, më 13 mars, tha për agjencinë e lajmeve MINA një zëdhënës i gjykatës në Podgoricë.

Në Kosovën fqinje, policia raportoi 169 raste të dhunës në familje në mars, 36 për qind më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar.

OJQ-të të shqetësuara se autoritetet po e shpërfillin problemin

Në Kroaci, policia i tha BIRN se numri i rasteve të dhunës në familje ishte rritur nga 94 në mars 2019 në 120 në mars të këtij viti, por theksoi se rritja nuk duhet të interpretohet si një “rritje e përgjithshme e dhunës”, por ishte rezultat i përpjekjeve për të edukuar oficerët e policisë se si të identifikojnë vepra të tilla.

Në të vërtetë, Ministri i Brendshëm Damir Bozinoviç tha në një konferencë për shtyp më 8 Prill: “Nuk është regjistruar asnjë rritje në aktet kriminale të dhunës në familje.”

Por ata që gjenden në terren thonë se kjo shpërfill një rritje të thirrjeve për t’u akomoduar nëpër streha.

Shtëpia e Grave Autonome të Zagrebit tha më 8 prill se në shkurt dhe mars kishte marrë 19 kërkesa nga gratë për pranim në strehën e saj dhe po merrte rreth 10 thirrje të tilla çdo ditë.

Shoqata Domine në qytetin e Splitit në Kroaci, në brigjet e Adriatikut, gjithashtu raportoi një rritje të thirrjeve nga gratë që kërkojnë strehim urgjent ose ndihmë tjetër.

Paula Zore nga Platforma për të Drejtat Riprodhuese, një nismë për të drejtat e grave, tha se divergjenca në numër dhe interpretimi i ndryshëm i statistikave të tilla pasqyronte “trajtimin problematik” të problemit nga organet shtetërore.

“Ata nuk e marrin seriozisht dhunën ndaj grave dhe nuk e kuptojnë se si kjo situatë po shkakton një rritje të dhunës në familje”, tha Zore për BIRN.

Fakti që OJQ-të po shohin një rritje më të madhe të dhunës në familje sesa autoritetet e pasqyrojnë këtë problem tregon “një mungesë besimi në institucionet shtetërore”, tha ajo.

Po kështu, në Rumani, avokatia Giulia Crisan e OJQ-së ANAIS, tha se midis 13 marsit dhe 13 prillit shoqata e saj kishte marrë 74 thirrje që kërkonin mbështetje ligjore dhe psikologjike, krahasuar me më pak se 50 të tilla në janar dhe përsëri në shkurt.

“Ne po marrim thirrje të drejtpërdrejta nga viktimat që duan të dinë nëse mund ta lënë familjen në shtëpi, nëse mund t’i marrin fëmijët me vete ose të fillojnë procedurat e divorcit”, tha Crisan për BIRN.

“Por kemi gjithashtu raste në të cilat fqinjët raportojnë se një grua e vjetër po rrihet nga i biri pasi kanë dëgjuar zhurma dhe viktimën të qajë.”

Në Maqedoninë e Veriut, Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, ESE, me seli në Shkup i shkroi qeverisë këtë muaj dhe bëri thirrje për mbrojtje më të madhe për viktimat e dhunës në familje, duke përfshirë një “fond krize” për të siguruar mbështetje financiare.

Shumë viktima nuk kanë mundësi ose kanë frikë të raportojnë dhunën

Disa vende thanë se ata nuk kishin regjistruar një rritje të numrit të çështjeve të dhunës në familje, ose se të dhëna të tilla nuk ishin aktualisht të disponueshme. Megjithatë, edhe në këto vende, sektori i OJQ-ve thotë se dhuna është në rritje. Asnjë nga dy rajonet autonome të Bosnjës – Federata dhe Republika Srpska – nuk kanë raportuar një rritje të dhunës në familje që kur u vendosën kufizimet për frenimin e përhapjes së COVID-19, por aktivistët thonë që ata presin që shifrat të rriten në prill dhe maj.

“Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur një rritje të dhunës, por gratë janë nën kontrollin e bullizmit dhe nuk janë në gjendje të raportojnë dhunën”, tha Nada Goluboviç, drejtuese e bordit drejtues të fondacionit “Gratë e bashkuara” , për të përditshmen Nezavisne novine në Republikën Srpska më 13 prill.

Në Serbi, Qendra e Grave Autonome në Beograd tha në një njoftim për shtyp më 16 prill se gjatë muajit të parë të gjendjes së jashtëzakonshme ata kishin regjistruar një rritje të trefishtë të numrit të kontakteve nga gratë.

Mirjana Mitiç, punonjëse sociale në OJQ, tha se më shumë se 50 gra në javë po kontaktonin organizatat për ndihmë.

“Duhet të kemi parasysh se këto shifra shqetësuese regjistrojnë vetëm rastet në të cilat gratë kanë qenë në gjendje të kërkonin ndihmë”, tha Mitiç për BIRN.

“Shumë prej tyre nuk mund të telefonojnë sepse kanë frikë se partnerët e tyre të dhunshëm do t’i dëgjojnë dhe se më pas dhuna do të përshkallëzohet dhe ato nuk do të lejohen të përpiqen të largohen nga shtëpia.”

Mitiç tha se pothuajse të gjithë telefonuesit kishin përmendur gjendjen e jashtëzakonshme, izolimin ose shtetrrethimin në Serbi si “arsye për ndikimin në intensitetin e dhunës që ata po vuajnë.”

“Izolimi dhe ndërprerja e kontaktit të viktimës me njerëzit e tjerë janë modele të zakonshme të sjelljes së një autori”, tha Mitiç. “Kjo situatë ua bën atyre më të lehtë ushtrimin e kontrollit mbi viktimën dhe moslejimin e saj që të kërkojë ndihmë.”

Mungesë vendesh nëpër streha

Në Kosovë, kryeministri në largim Albin Kurti shprehu shqetësim më 16 prill për efektin e pandemisë në dhunën në familje.

“Si drejtues të institucioneve, ne jemi të shqetësuar se me situatën e izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhuna në familje është rritur”, tha Kurti dhe njoftoi një rritje të fondeve shtetërore për strehat me 900,000 euro.

Nazmie Abdullahu Leku, punonjëse sociale në Qendrën e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës, tha se situata ishte veçanërisht e vështirë për viktimat e dhunës seksuale të kryer gjatë luftës në Kosovë 1998-1999. “Konfliktet në familje janë shtuar”, tha Leku dhe ky është një “ri-traumatizim jo vetëm i viktimave, por edhe i fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes.”

Enver Cesko, kryetar i Shoqatës së Kosovës për Psikoterapi, tha për BIRN se një sërë organizatash, përfshirë shoqatën në fjalë, po ofronin shërbime online të shëndetit mendor. Cesko gjithashtu poston në Youtube video në gjuhën shqipe, angleze dhe turke me ushtrime për të ndihmuar shëndetin mendor.

Erza Kurti nga Rrjeti i Grave të Kosovës tha se dhuna në familje mund të shkojë ende në polici, spitale, streha ose institucione të tjera kur është e nevojshme, pavarësisht nga kufizimet në lëvizje.

Por në Moldavi, për shkak se strehat janë gjithashtu në karantinë dhe nuk mund të pranojnë banorë të rinj, Lilia Poting e OJQ-së Promo-Lex me qendër në Kishinau tha se organizata e saj kishte marrë me qira një apartament “ku mund të sistemohen njerëzit në nevojë”.

“Ne u bashkuam dhe u përpoqëm ta zgjidhim gjithë këtë problem”, tha Poting.

Zore, aktivistja në Kroaci, tha se organizatat e shoqërisë civile kishin paralajmëruar për vite me radhë për mungesën e qendrave të këshillimit dhe të strehimit. Ato po u dërgonin gjithashtu një mesazh të gjitha viktimave se qendrat e strehimit dhe të mbështetjes vazhdojnë të operojnë.

Kjo u jep viktimave “një ndjenjë sigurie”, tha Zore për BIRN. “Në të vërtetë, kur bëhet fjalë për viktimat e dhunës, ato mund të mbështeten te ndihma nga shoqëria civile, jo nga shteti.”

Marrë nga BIRN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale dhune gjate koronavirusit koronavirusi ne bote dhune gjate koronavirusit koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Prill 2020, 14:32

Postier në kohën e koronavirusit

LEZHË- Postierët janë një nga profesionet që nuk janë izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ku në këto ditë, veç shërbimeve të përh...

Ekonomi 20 Prill 2020, 10:33

TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga qeveria shqiptare përgjysmimin e tarifës së shkollimit. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së A...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj