LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më rrihte sa herë më tradhtonte”! Historia e dhimbshme e nënës 34-vjeçare: Burri më dhunoi edhe kur isha shtatzënë

10 Maj 2021, 12:35 Nga DOSJA
“Më rrihte sa herë më tradhtonte”! Historia e

TIRANË– Një nënë 34-vjeçare ka treguar historinë e trishtë të jetës së saj,s esi është dhunuar e tradhtuar vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, por jo vetëm. Në një rrëfim prekës në emisionin “Me Zemër të Hapur”, nëna e dy fëmijëve ka treguar momentet e tmerrit që ka kaluar gjatë 8 viteve të martesës së saj.

Ajo ka rrëfyer se dhunohej nga partnerit sa herë zbulonte që ai e tradhëtonte, madje e ka rrahur edhe kur ajo ishte shtatëzënë. 34-vjeçarja ka treguar se ndihet e kërcënuar, pasi edhe prindërit e saj e kanë braktisur.

Rrëfimi i 34-vjeçares:

“Unë jam njohur me bashkëshortin që në moshën 13-vjecare. Ai është 4 vite më i madh se mua. Ne kishim një lidhje e fortë dhe ne u dashuruam dhe unë u detyrova që të ikja me të. U fejuam në moshën 17-vjeçe por ai ishte një person i pa qëndrueshëm dhe mendoj se ai më kishte tradhtuar që në fillim. Familja ime nuk e deshi këtë martesë sepse ai nuk ishte i denjë pasi çdo prind mendon më të mirën për fëmijën e tij. Jam rritur pa praninë e prindërve pasi ata janë divorcuar dhe unë jam rritur me gjyshen nga nëna. 3 vite kam që kam komunikim me mamin, ndërsa babi nuk më pranon fare ai kur shkova ta takoja më tha “Për mua ke vdekur”. Dikur kam pasur një farë kontakti me babin, por që kur ai mori vesh se unë krijova një marrëdhënie me bashkëshortin.

Prandaj unë e kam duruar e duruar bashkëshortin sepse nuk doja që fëmijët e mi të rriteshin pa praninë e të atit. Nëna ime u martua dhe u zhduk përgjithmonë nga jeta ime, nuk më ka qëndruar kurrë afër. Edhe bashkëshorti prandaj më ka torturuar dhe dhunuar sepse ai e dinte që unë nuk kam asnjë mbështetje nga askush, nuk kisha ku të përplasesha tek askush. Kam pasur vetëm një shoqe tek e cila kam pasur mbështetjen në çdo moment. Që në fillim e kapa duke tradhtuar bashkëshortin me shoqen time të ngushtë tek shtëpia e tezes time. Unë shkova aty rastësisht dhe derën ma hapi bashkëshorti, kur e pashë me shoqen time aty u shtanga.

I thash; ‘të shporresh nga mua’. Mora nënën time në telefon dhe i thash që çfarë pashë, vjehrri im nuk e besoi, por kur ai ia pohoi vet atëherë ai e besoi. Kur i kërkoja ndihmë gjyshes ajo më thoshte se; ‘është turp të ndahesh se do thonë njerëzit që është njëlloj si nëna e saj’. Unë jam dhunuar shtatzënë 8-muajshe, sepse unë përsëri e kapa duke më tradhtuar, tentova të hidhem nga kati i 4, nuk mendova asgjë tjetër. Kur unë zbuloja tradhtitë ai më dhunonte pafund, këtë dhunë e kam përjetuar gati 8-vite. Kam jetuar me të për arsye se nuk kisha asnjë mbështetje, merrja një rrogë shumë të vogël dhe nuk përballoja dot jetesën. Ai nuk kishte asnjë lloj respekti. E dashura dhe bashkëjetuesja e tij më shkruan dhe më ofendon pafund me fjalët më të ulëta. Por unë jam dhunuar në sy të fëmijëve dhe ai ka dhunuar edhe djalin. Madje ne kemi pasur konflikt fizik mes njëri-tjetrit dhe ai pohoi se gjasme unë e kisha dhunuar.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rrefimi i 34-vjeçares rrefimi i 34-vjeçares

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj