LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më kërcënoi”/ Qytetari tregon si i ka shkuar Anisa Josifi në derë: Shoqja e saj u flet fëmijëve në shkolla për Zot

8 Korrik 2020, 19:10 Nga DOSJA
“Më kërcënoi”/ Qytetari tregon si i ka shkuar Anisa

TIRANË– Një dëshmitar që ka preferuar të qëndrojë anonim ka folur sot për ngjarjen tragjike të Kombinatit në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24.

Personi në fjalë, një familjar me origjinë nga Përmeti që banon gjithashtu në Kombinat, tregoi se e ndjera Anisa Josifi ka qenë në banesën e tij bashkë me tre persona të tjerë Dëshmitarë të Jehovait dhe madje me më të vjetrin është konfliktuar dhe ai e ka kërcënuar me jetë.

I kërkoj ndjesë familjarëve të viktimave të mos i lëndoj. Para 2 vitesh, Anisa bashkë me një vajzë tjetër dhe dy burra një 65 vjeç dhe tjetri rreth 35 vjeç kanë ardhur në lagjen tonë dhe kanë insistuar të futen në banesë me ato letra. Unë jam konfliktuar me atë që ishte më i madh, tjetri nuk fliste shqip. I huaji ishte me kostum të zi, kurse shqiptari me pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, nga dialekti them se nga Jugu. Anisën nuk e njihja më para kurse kunatin e Zhanetës e njoh shpejt, kam pasur muhabet, pinim dhe kafe. Kur pashë ngjarjen e kam bërë lidhjen me Anisën”, tregoi qytetari.

Ai deklaroi më tej se ngjitur me shkollën ndodhej dhe selia e tyre ku mblidheshin shpesh. Madje ai tha se pikërisht vajza që i kishte shkuar në shtëpi me Anisën ishte psikologe e shkollës dhe iu fliste fëmijëve për dëshmitarët e Jehovait ç’ka ka qenë një tjetër motiv për konflikt nga ana e tij.

Vinin tek një banesë rreth 100 metër larg banesës sonë. Unë i thashë largohuni dhe mos u ktheni më në këtë lagje. Ai personi 65 vjeç më ka kërcënuar dhe me jetë. Unë kam qëndruar rreth 2-3 muaj me Dëshmitarët e Jehovait shumë vite më parë, nuk më pëlqyen, shkova për të ikur jashtë vendit. Ika vetë nuk më larguan. Nuk e dinim për Anisën që kishte 15 muaj por para 1 muaj e gjysmë kjo vajza tjetër ka kaluar me ata dy burra prapë në atë lagje. Selia e dëshmitarëve të Jehovait është shumë pranë shkollës 9-vjeçare dhe psikologia e shkollës është shoqja e Anisës. Shtëpia është dhënë me qira për selinë e tyre. Unë i kam thënë je me dëshmitarët e Jehovait dhe nuk të lejohet të futesh në shkollë aq më tepër që janë fëmijë. Ajo tha unë kam hequr dorë nga ajo fe. E tërhoqi mësuesja i tha mos u merr me atë person. Janë të sektit të Jehovait, jam shumë i bindur se i kam lexuar ata libra, para 18-20 vitesh. E kam pyetur fëmijën tim për psikologen, të dy, se i kam pasur të dy fëmijët në atë shkollë dhe më kanë thënë që na ka folur për Zotin. Iu kishte dhënë dhe një libër brenda ambienteve të shkollës dhe unë e kam grisur. Kjo psikologe është në shkollë prej 1 viti e gjysmë ndoshta”, tha qytetari.

Ai deklaroi më tej se nuk i ka parë më këta persona tek kjo seli që ditën që doli ngjarja. “Janë zhdukur, unë kam lëvizur por nuk i kam parë më. Që në atë moment që e dhanë televizionet në darkë janë zhdukur”, deklaroi ai.

Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë u gjetën të vdekura mbrëmjen e 2 korrikut në banesën e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spital.

Hetimet zbuluan se 30-vjeçarja Anisa Josifi kishte vdekur 15 muaj më parë dhe kufoma ishte mbajtur në banesë nga nëna dhe motra, të cilat i lyenin trupin me vajra e lëndë të ndryshme duke e mumifikuar. Vdekja kishte ardhur si pasojë e mosushqyerjes për një kohë të gjatë, ashtu siç vepruan dhe Zhaneta dhe Blerta. Sipas kësaj të fundit, nëna kishte vdekur më 2 korrik. Dyshohet se riti i kryer prej tyre kishte ardhur për shkak të besimit tek ringjallja.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim