Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Këtë javë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” është trajtuar një temë delikate. Griselda, një vajzë 17-vjeçare kishte thirrur nënën e saj. Arsyeja pse, ishte se nëna gjatë gjithë kohës e monitoron dhe nuk e lejon të dalë me shoqet. Griselda kishte një kërkesë të veçantë për të.
Griselda: Para pak kohësh, unë kam pasur probleme me shëndetin, me oreksin.
Ardit Gjebrea: Nuk kishe oreks?
Griselda: Jo!
Ardit Gjebrea: Pse?
Griselda: Nga problemet në familje. Jam tip shumë i mbyllur.
Ardit Gjebrea: Sa kile ke qenë?
Griselda: Kam qenë 28 kile.
Ardit Gjebrea: Sa….
Griselda: 28!
Ardit Gjebrea: ëoë!
Griselda: Tani jam 56!
Ardit Gjebrea: Po pse nuk haje?
Griselda: Unë jam tip që gjendjen që kemi ne në familje, jam shumë tip i mbyllur.
Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë gjë specifike me mamin apo probleme në familje me të tjerët dhe ti e vuaje?
Griselda: Probleme me të tjerët, por edhe me mamin më shumë. Në 9-vjeçare kur kam qenë, mami nuk më linte të dilja me shoqërinë, me shok.
Ardit Gjebrea: 15 vjeç, le të themi.
Griselda: Po!
Ardit Gjebrea: Ku doje të shkoje ti?
Griselda: Të dilja me shoqërinë, me shoqet, me shokët, për kafe..
Ardit Gjebrea: Kafe.. 15 vjeç? Një minutë se po më duket vetja si mami yt… Është normale 15 vjeç?? Jo- thotë publiku…
Griselda: Ose në ndonjë vend…
Ardit Gjebrea: Po shoqet e tua dilnin 15 vjeç për kafe?
Griselda: Po dilnin.
Ardit Gjebrea: O jam unë mbrapa botës dhe nuk di se ç’bëhet! Ok.. Pra mami nuk të linte të dilje me shoqet.
Griselda: Po!
Ardit Gjebrea: Ndoshta jo për kafe por në shtëpitë e tyre të shkoje të linte?
Griselda: Kam shkuar vetëm një herë tek shtëpia e shoqes time dhe atë ditë që kam shkuar më ka marrë shumë herë në telefon.
Ardit Gjebrea: Mirë! Është normale.
Griselda: E vuaja këtë pjesë. Kur shkoja në shtëpi, e mbyllja derën me çelës dhe qaja. Edhe gati ditë për ditë kemi me mamin këtë lloj konflikti, që i them pse nuk më le të dal..
Ardit Gjebrea: Kjo ka ndodhurvetëm kur ke qenë në klasë të 9 apo vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite?
Griselda: Jo, vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Ardit Gjebrea: Pra dhe tani që ti je bërë 17 vjeç, ti nuk del me shoqet?
Griselda: Jo, nuk dal.
Ardit Gjebrea: Fare, fare?
Griselda: Fare, fare. I takoj vetën në klasë.
Ardit Gjebrea: Po çfarë të thotë mami kur ti ankohesh?
Griselda: Thotë që ka ardhur kohë e keqe. Nuk e njeh shoqërinë..
Ardit Gjebrea: Më trego pak një ditë tënde të zakonshme, cila është?
Griselda: Ngrihem në mëngjes për në shkollë.
Ardit Gjebrea: Shkon vetë?
Griselda: Jo, me mamin. Më përcjell mami në shkollë. Mbaron mësimi, kur dal nga mësimi prapë e gjej mamin aty. Dhe nisemi të dyja domethënë për në shtëpi.
Ardit Gjebrea: Pastaj mbasditen mbyllur në shtëpi?
Griselda: Po, gjithë ditën mbyllur, nuk dal.
Ardit Gjebrea fton në studio mamin e Griseldës ku i kanë përgatitur një “surprizë”. Zonja Dallëndyshe shikon vajzën e saj teksa pi kafe me dy vajza të tjera.
Ardit Gjebrea: Po pinë kafe. Janë në qejfin e tyre..
Dallëndyshe: Jooo!
Ardit Gjebrea: Si jo ? Po është me shoqet.
Dallëndyshe: Do jetë këtu brenda, se nuk pi goca ime kafe nëpër lokale.
Ardit Gjebrea: Duke parë ti këtë pamje, çfarë mendon, nuk të pëlqen? Që është me dy shoqe po pi kafe.
Dallëndyshe: Këtu në studion tuaj më pëlqen, por në lokalet e tjera jo.
Ardit Gjebrea: Tani t’ja ndërpresim kafen apo ta lëmë të pijë kafe?
Dallëndyshe: (Qesh) Ajo s’pi kafe, s’ka pirë asnjëherë kafe.
Griselda: Të kam thirrur se dua të të falenderoj për gjithë sakrificat dhe mundimet që ke bërë për mua. Kur kam pasur probleme me oreksin, që jam shtruar dhe në spital dhe je kujdesur shumë. Të kam thirrur dhe për disa kërkesa që dua t’i plotësosh. Siç e shikon jam ulur në kafe me shoqe dhe dua që tani të më lësh dhe me shoqërinë të dal. Dua të m’i plotësosh..
Ardit Gjebrea: Një kërkesë ka, se thotë kam kërkesat e mia. Në fakt një ka… të më lësh të dal me shoqet. Se duket sa shumë kërkesa ka.
Dallëndyshe: Unë kërkesat me thënë të drejtën, nuk është se nuk ia plotësoj. Kam gjithë problemin se dua të mbarojë shkollën. Edhe një vit ta bëj pak.. sa të mbarojë shkollën.. Gocën e madhe e kam të urtë, më ka shoqe vetëm mua.
Ardit Gjebrea: Do ja japim atë lejen Griseldës?
Dallëndyshe: Ama edhe ajo të më japi..
Ardit Gjebrea: Çfarë kërkon ti nga Griselda?
Dallëndyshe: Unë dua të hajë çfarëdo gjelle, nuk më ha Ardit.
Griselda: Po! /tvklan.al
(E.S. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ndryshimi i klimës prek gjithçka që analizohet në këtë artikull, shkruan The Economist. Kjo çështje duhet të trajtohet sa më parë dhe qartë N...
Nëse mendojmë se bota e fëmijëve janë vetëm lodrat gabohemi. Ata mendojnë për bashkëmoshataret e tyre. Amina në Fier, vetëm 8 vjeç i është drejtuar emisi...
Në aeroportin e Rinasit janë mbledhur familjarë të azilantëve që po depërtohen nga Franca. Kërkesa e tyre, kryesisht për azil ekonomik, është refuzuar për të di...
POGRADEC– Almir Daci i njohur si xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin 3 vite më parë humbi jetën në Siri. Në banesën e tij jetojnë ende dy prindërit ...
Shqipëri- Të hartuara me shpejtësi dhe mungesë të plotë transparenca kontratat koncesionare me Partneritet Publik -Privat kanë nisur të marrin para ekstra nga b...
ITALI – “Do të fitojmë sa për një ditë shtesë, duke punuar një ditë më pak, ”- njëzet vjet pas kësaj deklarate, faktet mohojnë qartësisht Romano Prodin.Fj...
IQOS, pajisja elektronike e Philip Morris, që ngroh por nuk djeg duhanin, del në shitje dhe në tregun amerikan. Hyrja e IQOS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
TIRANË- Disa javë pas urdhërit të ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi për t’i kaluar analizat laboratorike të ushqimeve, ky koncesion ende nuk...
Shqipëri-Në kontratat koncesionare, të cilat janë shtuar dukshëm vitet e fundit, po rezulton që kompanitë private janë të mbrojtura dhe të gjithë rrezikun po e ...
TIRANË- Në kohën që kryeministri italian Giuseppe Conte viziton Shqipërinë, biznesi italian që operon në vendin tonë shpreh shqetësimin për përkeqësimin e ...