LIVE UPDATES
Aktualitet

PËRGJIMI: ‘Më fusje kë shok të doje, sillje Bajon çdo ditë në shtëpi’/ Thellohet skandali i abuzimit në Sarandë, P

28 Prill 2020, 19:40 Nga DOSJA
PËRGJIMI: ‘Më fusje kë shok të doje, sillje Bajon

Fiks Fare vazhdon të sjellë fakte të reja nga denoncimi i abuzimit seksual i minorenes nga Saranda. Vet vajza ka regjistruar ballafaqimin me babain e saj, ku e akuzon se ai e ka rrahur dhe i ka sjellë shokët tij në shtëpi.

Në këto audio regjistrime babai rrugës për në polici, i premton vajzës se nuk do të sjellë më në shtëpi as shokët e tij dhe as Bajram Tushën. Një natë para se vajza të pyetej nga psikologu presioni i prindërve, policisë dhe Bajos ndaj saj, ishte shumë i madh.

Vajza ka regjistruar babain kur e rreh pasi ajo i kërkon të nxjerrë nga shtëpia Bajon. Bajo, siç e thërrasin ata Bajram Tushën, qëndron në shtëpinë e tyre deri në orët e para të mëngjesit. Në momentin kur vjen policia, inspektori i zonës Bujar Nikolla i kërkon të largohet madje dëgjohet t’i thotë se ai duhet të ikë pasi nuk lejohet që të ketë armë. Armë me të cilën Bajram Tusha dëgjohet që të qëllojë para se të vinte policia.

Policia u njoftua nga babai i vajzës pasi ai dyshonte se djali Denito Ruçi, i dashuri i vajzës ishte shumë afër më shtëpinë dhe mund të rrëmbente vajzën. Gjatë kohës që Tusha qëllon me armë, dëgjohet se babai e inkurajon atë, madje i thotë që ta qëllojë “qenin” duke ofenduar me fjalë banale.

Pasi policia vjen në banesë, prindërit e mbyllin vajzën brenda shtëpisë dhe nuk e lejojnë atë që t’i takojë ata vetëm. Vajza i përgjërohet policëve që ta dëgjojnë, por ata i thonë se nëse nuk pushon do ta dërgojnë në spital dhe se djalin do ta fusin në burg. Vajza ndihet shumë e frikësuar dhe gjatë gjithë kohës dëgjohet të bërtas dhe të kërkojë ndihmë. Njëri nga policët i kërkon asaj të dalë në dritare. Kur polici afrohet, vajza i flet me një zë shumë të ulët, pas kësaj dëgjohet nëna e cila i ulëret duke thënë “Mos e beso, mos e beso sepse të gënjen”.

Në këto audio, kuptohet se vajza është nën presionin e vazhdueshëm të prindërve të cilët duan me çdo kusht ta largojnë nga djali. Më i “devotshëm” duket të jetë Bajram Tusha i cili edhe pasi vjen policia nuk pranon të ikë në shtëpinë e tij, pasi sipas tij duhet të ruaj vajzën.

Kur vajza ballafaqohet me të atin. Babai i lutet vajzës te heq dorë dhe i premton se nuk do të sjellë asnjë nga shokët e tij në shtëpi. Sidomos Bajon “Bajon s’ta sjell” i thotë ai. Gjatë kësaj kohe në bisedë futet edhe e ëma e cila pranon që babai e ka rrahur vajzën. Në një moment ai i rrëmben vajzës telefonin pasi sipas saj dyshoi se ajo ishte duke regjistruar. Vajza dëgjohet të ulërasë, të kërkoj ndihmë dhe e quan atë “pedofil i dreqit”

Situata në këtë familje duket të qetësohet vetëm në orët e para të mëngjesit, kur policia i thotë vajzës që nëse ajo nuk rri urtë, atëherë atë do ta çojnë në spital dhe sipas tyre me këtë sjellje ajo do të marrë në qafë edhe djalin, të dashurin, i cili do të përfundojë në burg.

Hetimi i prokurorisë

Pas marrjes së deklaratës së djalit, dhe pyetjes së vajzës nga psikologu, që në orët e para të hetimit prokuroria nxorri urdhër arresti për Bajram Tushën. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie me vajzën, por kjo nuk ka qenë kundër dëshirës së saj. Nën hetim nga prokuroria vazhdojnë të jenë edhe tre persona të tjerë, ndër ta dyshohet të jetë edhe babai i minorenes.

Pas këtyre ngjarjeve, brenda pak orësh Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkëpunim me prokurorinë nxorrën një urdhër mbrojtje për vajzën. Pas përfundimit të proçedurave ajo u dërgua menjëherë në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ku edhe ndodhet aktualisht.

Gjykata e Rrethit Sarandë ka vlerësuar si të vlefshëm arrestin e Bajram Tushës, masa e arrestit me burg është lënë në fuqi. Por pavarësisht këtyre fakteve prindërit e minorenës kanë bërë disa deklarata në media, ku akuzojnë për Denito Ruçin si manipulator dhe përdhunues të vajzës së tyre. Ata kanë kërkuar lirimin e Bajram Tushës, si i pafajshëm, edhe pse ky i fundit gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar të ketë kryer marrdhënie me minorenen.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bajram tusha dhunohet e mitura ne sarande bajram tusha dhunohet e mitura ne sarande

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj