Bullgaria i hap rrugë heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Rama e Meta: Lajm i shumëpritur
Heqja e Vetos nga Bullgaria, ministri i Maqedonisë së Veriut: Do shohim qëndrimin e Francës 24 Qershor, 14:19 ...
Heqja e Vetos nga Bullgaria, ministri i Maqedonisë së Veriut: Do shohim qëndrimin e Francës 24 Qershor, 14:19 ...
VD-PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Bushka: S'kemi pasur kohë të lexojmë shkresat, s'ishim në T...
Rama i kujton Bullgarisë si u zgjidh çështja e minoritetit: Me vetëm një telefonatë, këtë bëjn&eu...
Mesazhi i plotë i Ramës në Bruksel: Çmenduri! Shqipëria e RMV janë marrë peng, turp me Kosovën 23 Qe...
VLORË– Mbyllet dosja për atentatin ndaj Inez Hajrullës, ngjarje e ndodhur në datë 10 maj të vitit 2019. Gazetari Elton Qyno shkruan se pas 19 muajsh hetime, prokuroria ka kopsitur dosjen dhe ka vendosur që të çojë në gjyq grupin e qitësve.
Bëhet fjalë për një celulë personash që veprojnë në Vlorë, Fier dhe Tiranë, të cilët sipas akuzës kishin organizuar vrasjen e Hajrullës në maj të 2019-s, në kompleksin “Oslo” në Vlorë, ngjarje e cila dështoi. Siç shkruan Qyno, hetimet kanë provuar se organizator i këtij sulmi me dy kallashnikovë është Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipuri”, banues në Vlorë.
Të pandehurit e tjerë Igli Memaj “Suloti”, Gentian Dautaj (Zoto) dhe Fatmir Hyseni në rolin e ekzekutorëve, ku në fazën e hetimit të provave, ka rezultuar se Igli Memaj ka qenë në rolin e drejtuesit të mjetit tip “Land Rover”, ndërsa Dautaj dhe Hysenaj, kanë qenë të armatosur dhe ishin personat që do ekzekutonin Inez Hajrullan, Ervis Matodashaj dhe A. Shorajn.
Por krimi dështoi! Automatiku që mbante Fatmir Hyseni që njihet ndryshe dhe si Doqja dhe është në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, u bllokua dhe nuk realizoi dot asnjë qitje. E vetmja armë që qëlloi ishte ajo e Dautajt, po shtrirja në tokë e tre ‘shënjestrave’ bëri që edhe këto plumba të shkonin kot.
Pas atentatit të dështuar që la pas vetëm një kalimtar rastësor të plagosur, autorët u larguan në drejtim të kodrave të Babicës, ku dogjën automjetin dhe qëndruan të fshehur deri në momentin që erdhën për t’i marrë dhe për t’i çuar në Fier.
Kush e bëri transportin?
Sipas Qynos, këtu është futur në lojë Daut Elmazi, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj. Goxhaj dhe Serxhio Ademi ose “Çima” rezulton të jenë bashkëpuntorë në këtë ngjarje, në rolin e ndihmësit para dhe pas ngjarjes, duke u gjetur shtëpi me qira në Vlorë grupit të qitësve, duke i furnizuar ata me ushqime, veshmbathje e armë. Konkretisht, Serxhio në datën 10 maj 2019, ka qenë gjithë ditën me Daut Elmazin dhe së bashku kanë shkuar dhe marë grupin prej tre persona që kryen atentatin.
Hyseni, Dautaj dhe Memaj, kishin mbetur pa transport pasi makinën “Land Rover” e kishin djegur. Ndërsa Albano Goxhaj, ka qënë në rolin e ndihmësit pasi ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë, duke shkuar në vendgjarje, ku u dogj automjeti dhe ka marrë së bashku me Serxhon e Elmazin autorët e sulmit.
Tre personat janë çuar në qytetin e Fierit, ku Serxhio Ademi, ka pohuar se i ka strehuar në banesën e tij në lagjen “1 Maji”. Të pandehur për këtë çështje janë marrë dhe Xheladin Merko, Ardian Ahmeti për akuzën e “Përkrahje të autorëve të krimit” e “Moskallëzim Krimi”, Dejvison Serjani dhe Nensi Shaqiri, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.
Të gjithë emrat e përmendur janë gjetur, janë vënë në pranga e janë pyetur. Serjani dhe Ahmeti janë lënë në masën ‘detyrim paraqitjeje’, ndërsa Dautaj dhe Memaj janë ekstraduar nga Italia. Kurse për ‘Doqjen’ Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën kunati i “Didit” të Vlorës, nuk ka ende asnjë gjurmë. Ai duhet të japë llogari edhe për një tjetër ngjarje, pasi është i dyshuari kryesor për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, vrasje e ndodhur më 28 gushtit 2019.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prefekti i Qarkut të Tiranë është emëruar Toni Gogu. Me vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur që të lirohet nga detyra Suzana Jaho...
BERAT– Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Berat- L...
VLORË– Një biznesmen me inicialet V.M., ka marrë një mesazh me anë të një sasie të konsiderueshme tritoli. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në Dhërmi, ...
VLORË– Automjeti i llojit “Ford Focus”, që u gjet i djegur mesnatën e kaluar në Himarë, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale. Gazetari Elt...
BERAT-Gjykata e Beratit ka mbyllur dyert sot deri në një afat të pacaktuar pasi 6 punonjës dyshohet se janë me Covid. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se punon...
TIRANË– Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e marra që futen në fuqi mbrëmjen e sotme pas o...
TIRANË– Menaxheri i një qendre masazhi në Tiranë është prangosur nga Policia e Shtetit pasi biznesin e tij e kishte kthyer në një “çerdhe prostituci...
KORÇË– 50 mësues në Korçë dhe 20 të tjerë, në Pogradec janë infektuar me koronavirus gjatë ditëve të fundit.Burime për Dosja.al bëjnë me dije...
TIRANË- ‘Delir’ është qendra e masazhit, e cila ishte kthyer në një vatër prostucioni ku krahas shërbimeve të zakonshme, ku vajzat ofronin edhe shërbime e...
SHQIPËRI– 590 viktima, 12,718 të infektuar aktivë dhe 12,493 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e S...