LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Mbreti Zog pas dyerve të mbyllura’ shpallet libri më i mirë i vitit në Bukinist

23 Prill 2020, 13:24 Nga DOSJA
‘Mbreti Zog pas dyerve të mbyllura’ shpallet libri më i

TIRANË- Mbreti Zog pas dyerve të mbyllura i autorit Erald Kapri shpallet libri më i mirë i vitit. Në ditën ndërkombëtare të librit, një nga platformat më të mëdha të librit, Bukinist.al, shpalli sot librat më të mirë të vitit të votuar nga lexuesit. Librat u votuan mes disa rekomandimeve në 6 kategori të ndryshme. Libri më i mirë non-fiction dhe studimor u shpall ‘Mbreti Zog pas dyerve të mbyllura’ të studiuesit Erald Kapri.

Romani më i mirë u shpall ‘Diktatori në kryq’ i Mira Meksit, romani i përkthyer u shpall ‘Ishulli’ i Aldous Huxley. Libri më i mirë në poezi u shpall ‘N nji fije t’thelle gjaku’ te Ledia Dushit. Kreu i Bukinist.al, Albert Gjola vlerësoi botimet e këtij viti ndersa u shpreh se fituesit rekomandohen të lexohen nga lexuesit.

PËR ÇFARË FLET LIBRI ‘MBRETI ZOG’

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Ahmet Zogu u kthye në lajm, jo vetëm si “Mbreti i pashëm i vendit më romantik të Evropës”, bashkëshorti i “Trëndafilit të bardhë të Hungarisë”, “Duhanpirësi më i madh i kohës”, “Mbreti i çuditshëm”, “Monarku i maleve”, “Mbreti me thesar me vete” që jetonte në një kat të tërë të hotelit më të njohur të Londrës, por edhe si monarku i vetëm që shprehej i gatshëm të kthehej me armë në dorë.

Një histori që ndodhi pas “dyerve të mbyllura”, libri tregon prapaskenat për njohjen e Zogut si kreu i shtetit shqiptar në mërgim, ndikimin e kryeministrit britanik, Ëinston Churchill, liderit të Bashkimit Sovjetik, Stalinit dhe Presidentit të SHBA-ve, Franklin Roosevelt.

Rezistenca që nisi para 7 prillit 1939 e deri tek shpallja e Shqipërisë “Republikë Socialiste”, trajtohen në këtë libër. Viktima e parë e fashizmit, Zogu qëndroi në pritje si “gur i vlefshëm” i një loje shahu që nuk u përdor kurrë. Mbreti shqiptar fitoi admirim të heshtur, por mbeti një aleat i neglizhuar.

Robert Wilton, historian, diplomat, përkthyes dhe autor i “Merimanga e Sarajevës”, për këtë vepër ka thënë: “Shpesh, Mbreti Zog është trajtuar thjesht si figurë simbolike në analizën historike; relikë e një bote të humbur romantike ruritariane; heroi i Shqipërisë sovrane ose horri i saj, marioneta ose viktima e Italisë. Në librin ‘Mbreti Zog, Pas dyerve të mbyllura’, gjejmë një Zog të freskët, më real, aktiv, të apasionuar, madje ndoshta tragjik, të përkushtuar në lundrimin e rrjedhave të turbullta të luftës për kombin dhe vendin e tij.

Me fokus të paanshëm të një periudhe të kufizuar historike, me narrativin e mbështetur në punë arkivore të larmishme dhe të hollësishme, profesor Kapri, jo vetëm ka ndriçuar një aspekt të hulumtuar pak të diplomacisë së Luftës së Dytë Botërore, por gjithashtu e ka ringjalluar përceptimin tonë të kësaj pike kthese në historinë e Shqipërisë”

Gazmend Kapllani, drejtor i Katedrës së Studimeve Shqiptare Hidai Eddie Bregu, Universiteti DePaul, Çikago, SHBA, thotë: “Sa herë që lexoj një libër shumë të mirë, ndiej mirënjohje për autorin. Këtë ndjeva duke lexuar librin e Erald Kaprit, ‘Mbreti Zog, pas dyerve të mbyllura’. Historiografia shqiptare, pasi u dergj pothuajse për gjysmë shekulli në morgun stalinist, po ringjallet më në fund dhe kjo, falë pasionit dhe punës serioze të historianëve, arkivistëve dhe hulumtuesve si Erald Kapri. Ky libër përbën një kapitull të vyer të historiografisë sonë dhe të vetëdijes kombëtare njëkohësisht. Është një libër që meriton një auditor të vëmendshëm dhe të gjerë”.

Ndërkaq, Roderick Bailey, nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Oksfordit, autor i veprës “The Ëildest Province: SOE in the Land of the Eagle”, shprehet: “Është hera e parë që eksperienca e Mbretit Zog në Luftën e Dytë Botërore vjen e trajtuar në kaq detaje. Përmes një dokumentacioni të gjerë e të vlefshëm, të bazuar në kërkim të thellë, Erald Kapri ka sjellë një libër me rëndësi”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture erald kapri libri per mbretin zog mbreti zog erald kapri libri per mbretin zog mbreti zog

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet