LIVE UPDATES
Art&Argëtim

A ishte vërtet hebre Adolf Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun? Çfarë thonë prova të reja për origjinën e tyre

23 Prill 2020, 12:43 Nga DOSJA
A ishte vërtet hebre Adolf Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun?

GJERMANI- Adolf  Hitleri lindi 131 vjet më parë në Branau, një qytezë e vogël austriake në kufi me Gjermaninë. Udhëheqësi nazist, ka mbetur në histori si arkitekti i konfliktit më të përgjakshëm në historinë e njerëzimit.

Por emri i tij, lidhet edhe me projektin famëkeq të zhdukjes së plotë të një kombi të lashtë, sikurse është ai hebre. Historianët debatojnë ende sot mbi origjinën e urrejtjes së Hitlerit ndaj hebrenjve. Nëse nisemi nga libri i tij autobiografik “Mein Kampf”, që u bë njëherazi edhe manifesti i tij ideologjik, rrënjët e kësaj urrejtje gjenden tek vitet universitare në Vjenë.

Megjithatë studime të viteve të fundit, kanë hedhur dyshim se Hitleri është në fakt djali i paligjshëm i një hebreu gjerman. Një pretendim i ngjashëm, qarkullon edhe për bashkëshorten e tij Eva Braun.

Një studim më i fundit i botuar vitin e kaluar në Gazetën e Studimeve Evropiane, i drejtuar nga mjeku dhe psikologu Leonard Saks, ofroi prova të reja për origjinën hebreje të Adolf Hitlerit. Ky studim hedh poshtë pretendimet e historianit gjerman, Nikolaus von Preradoviç që ka deklaruar: “Asnjë hebre nuk ka jetuar në Grac para vitit 1856”.

Duke u bazuar në të dhëna nga arkivat austriake të viteve 1800, dr.Saks dokumenton se në fakt në Grac ka pasur një komunitet hebrenjsh që para vitit 1850. Dhe dr.Saks paraqet prova të shumta, se Preradoviç ishte një simpatizant i nazizmit, dhe që ndihej i fyer nga hipoteza se Adolf Hitleri ishte një Vierteljude (çerek çifut)”.

Pretendimi se Hitleri kishte prejardhje hebreje, u ngrit për herë të parë nga avokati i tij personal, Hans Frank. Në vitin 1930, 16 vjet para ekzekutimit të tij në Gjykatën Ndërkombëtare Ushtarake në Nuremberg, Frank pretendoi se kishte zbuluar të dhëna se gjyshi nga babai i Hitlerit, ishte një hebre që kishte jetuar në Grac të Austrisë.

Pretendimet e Frank u botuan për herë të parë në vitin 1953, si pjesë e kujtimeve që kishte lënë, pasi u ekzekutua me akuzën e krimeve të luftës. Sipas britanikes “The Sun”, Frank zbuloi prova se gjyshi i Hitlerit jetonte në të njëjtën shtëpi ku jetonte edhe gjyshja e Hitlerit, Maria Shiklgruber.

Mbi këtë të fundit dihet shumë pak derisa u bë 42-vjeçe. Ajo lindi djalin e saj Alois Hitler në vitin 1837, dhe nuk pranoi të japë detaje se kush ishte babai i tij. Prifti i zonës, e pagëzoi si Alois Shiklgruber, dhe ky u rregjistrua si “i paligjshëm” në regjistrin kishtar të pagëzimeve.

Më vonë, Shiklgruber u martua me Johan Hajdler, dhe mbiemri i saj ndryshoi nga Shiklgruber në Hitler. Se përse ndodhi ky ndryshim mbiemri në Hitler dhe jo Hajdler, kjo gjë mbetet e paqartë. Maria vdiq në vitin 1847 në Austrinë e Poshtme.

Vetë Hitleri urdhëroi SS që të hetonin mbi një pretendim të tillë, dhe ata supozohet se nuk gjetën prova të ndonjë lidhje mes Fyhrerit dhe hebrejve. Ndërkohë, në vitin 1937, Hitleri urdhëroi gjenealogistin Rudolf Kopenshtajner që të publikonte në media pemën e tij familjare, për t’i treguar të gjithëve se paraardhësit e tij të ishin gjermanë nga Austria.

Dyshime të ngjashme, sillen edhe rreth bashkëshortes së tij Eva Braun. Një dokumentar i transmetuar në televizionin britanik “Channel 4” në vitin 2014, pretendoi se Eva mund të ketë pasur prejardhje hebreje. Në të thuhet se analiza e ADN-së e mostrave të flokëve të marra nga një krëhër që pretendohet se i përkiste Braunit, sugjeron se diktatori fashist përgjegjës për vrasjen e miliona hebrenjve, mund të jetë martuar padashur me një grua me origjinë hebreje.

Krëhëri thuhet se u gjet në fund të Luftës së Dytë Botërore në dhonën e Braun në rezidencën alpine Berghof të Hitlerit në Bavari, nga një oficer i inteligjencës së ushtrisë amerikane. Ekspertët mjeko-ligjorë, zbuluan në flokët e gjetura një sekuencë specifike brenda ADN-së mitokondriale, një gjenom i vogël brenda mitokondrive të qelizës që kalohet nga nëna tek vajza

e pandryshuar ndër breza, që i përket haplogrupit N1b1, i cili ka lidhje me hebrenjtë Ashkenazi.

Ndihmës-fotografja Braun ra në dashuri me Hitlerin qëkur ishte vetëm 17-vjeç, edhe pse Fyhreri ishte 23 vjet më i madh në atë kohë. Hitleri e urdhëroi sekretarin e tij personal Martin Borman të hetonte origjinën e familjes Braun, për t’u siguruar që ajo ishte “Ariane”, dhe që nuk kishte paraardhës hebrenj.

Pasi u sigurua që nuk kishte asnjë të tillë, miqësia mes tyre përparoi. Por nga frika se marrëdhëniet mes të dyve do ta dëmtonte imazhin e tij publik, Hitleri nuk pranoi për shumë kohë që të martohej me Evën, dhe e mbajti lidhjen me të një sekret shtetëror.

“Channel 4” përdori flokët e gjetura në verën e vitit 1945 nga Pol Baer, ​​kapiten i ushtrisë amerikane. Në dokumentar shfaqen foto të Baer në Berghof atë vit, ndërsa krëhëri është vlerësuar si autentik nga ekspertët. Djali i Baer ia shiti krëhërin e Braun koleksionistit Xhon Reznikof.

Ndërkohë, prezantuesi i emisionit “ADN-ja e të vdekurve të famshëm”, Mark Evans ia bleu krëhërin Reznikofit për 2.000 dollarë. Më pas flokët e gjetura në të iu dërguan një ekipi ndërkombëtar ekspertësh mjeko-ligjorë për analiza.

Një zëdhënës i “Channel 4 tha”: “Në shekullin XIX, shumë hebrenj Ashkenazi në Gjermani u konvertuan në fenë katolike. Ndaj Eva Braun nuk kishte gjasa ta dinte prejardhjen e saj, dhe pavarësisht hetimeve as Hitleri”.

Ndërsa rezultatet e analizave, e nxisin më tej debatin, ato nuk janë shterruese. Për të vërtetuar se flokët vinin nga koka e Eva Braunit, Evans u përpoq të merrte një mostër nga AND-ja nga njëra prej 2 pasardhësve të mbijetuar të Eva Braunit, por që të dy refuzuan.

Përpjekja e producentëve për të blerë flokët e Hitlerit, përfundoi në një situatë të sikletshme, kur doli se flokët iu shitën televizonit për 3 mijë dollarë nga historiani kontrovers Dejvid Irving, që e mohon Holokaustin.

(Marrë nga Bota.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur adolf hitler eva braun origjina e hitlerit adolf hitler eva braun origjina e hitlerit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet