LIVE UPDATES
Politike

Mbi 400 dokumente mbi tryezë…I kërkoi ILD-së nisjen e hetimeve për tre prokurorë të Dibrës/ Ç’thuhet në dosjen

21 Maj 2021, 09:21 Nga DOSJA
Mbi 400 dokumente mbi tryezë…I kërkoi ILD-së nisjen e

Ditën e sotme, prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të nisë hetimin për tre prokurorë të Dibrës, mes tyre edhe kryeprokurorin e këtij institucioni. Dy prokuroret, për të cilat kërkohet hetim janë Belina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj, që janë marrë me hetimet e dosjes së bujshme 184 për krimet zgjedhore në Dibër, si dhe kreu i prokurorisë Dibër, Rifat Kojku.

Çela i ka kërkuar ILD të nisë hetimet për shkeljet individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Zeneli dhe Mehmetaj, ndërsa për Kojkun kërkohet nisja e hetimit për mënyrën se si janë ushtruar kompetencat, në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Por çfarë thuhet në dosjen që i ka mbërritur Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela?

Për prokuroren Xhoana Mehmetaj nga ana e Drejtorisë Gjyqësore pranë Prokurorit të Përgjithshme, Olsian Çela, në datën 26 janar të 2021, janë paraqitur disa konstatime që kanë të bëjnë me moskryerjen e asnjë veprimi procedural nga ana e prokurores Mehmetaj, për një kohë të gjatë në lidhje me këtë procedim penal, siguron “Top Channel”.

“Konkretisht Prokuroria e rrethit Gjyqësor Mat i ka kaluar aktet e këtij kallëzimi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, më datë 30.06.2020. Këto akte kanë mbërritur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër më datë 10.07.2020, kohë kur është regjistruar në këtë prokurori me Nr.421, datë 10.07.2010”, thuhet në dosje, ndërsa shtohet se për rreth gjashtë muaj, Prokuroria e Dibrës, e ka mbajtur materialin pa asnjë veprim.

Nga analiza e të dhënave statistikore të dala nga ky raport, rezulton se ngarkesa e referuar për prokuroren Xhoana Mehmetaj, është nën mesataren e ngarkesës vjetore të prokurorëve të kësaj prokurorie. Konkretisht prokurorja Mehmetaj, ka përfunduar 52 procedime penale kundrejt një numri 3 herë më të madh të procedimeve të përfunduara nga dy prokurorët e tjerë të kësaj prokurorie.

Ndërsa prokurorja Belina Zeneli ka përfunduar 20 procedime penale nga 207 që ka pasur nën hetim, numër ky disa herë më i vogël se totali i procedimeve penale të përfunduara nga kjo Prokurori gjatë vitit 2020.

Ajo që bie në sy nga analiza e raportit vjetor është fakti se prokurorja Zeneli, nuk ka bërë regjistrimin e asnjë materiali kallëzues apo referues gjatë vitit 2020, megjithëse ka mbartur një numër prej 399 materialesh procedurale. Një numër kaq i madh materialesh të paregjistruara, sipas raportit, përbën mosangazhim procedural të kësaj prokuroreje, për të vendosur brenda 15 ditësh, mosfillimin apo regjistrimin e procedimit penal, duke cenuar interesat e subjekteve të interesuara.

“Nga ana e tjetër, mosregjistrimi i 399 materialeve hetimore, dhe mbajtja e tyre në dorë, rezulton nisur nga numri i madh i tyre, të jetë rezultat i akumulimit prej një kohe të gjatë dhe moskryerja e asnjë veprimi nga ana e prokurores Zeneli.

Një situatë e tillë, mendojmë që ka ardhur dhe nga mosushtrimi i funksioneve të ngarkuara me ligjin Nr 97/2016 dhe nga ana e drejtuesit të prokurorisë. Konkretisht në ligjin Nr 97/16 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”, parashikohen këto kompentenca për drejtuesin e prokurorisë”, thuhet në dosje për prokuroren Zeneli.

Sa i përket drejtuesit të kësaj Prokurorie, Rifat Kojku, në dosje citohet se nuk i ka ushtruar këto kompetenca ligjore, duke sjellë si pasojë mosushtrimin e ndjekjes penale, për një numër tepër të madh materialesh procedurale, si dhe për zvarritjen e një numri procedimesh penale, të cilat kanë qenë në hetim nga prokuroret Blerina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj.

Po ashtu nga Kojku nuk rezulton të jetë kërkuar informacion për çështjet, të jenë kontrolluar këto materiale hetimore, apo të ketë marrë masa për evidentimin e këtyre problematikave dhe adresimin e tyre në organet e ngarkuara me inspektimin e punës së prokurorëve.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dosja 184 olsian cela rifat kojku xhoana mehmetaj dosja 184 olsian cela rifat kojku xhoana mehmetaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj