LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtrohet çifti rus në Durrës/ RRËFEHET gruaja: Paguam 15 mijë euro për shtëpinë, pronari i banesës na nxorri jashtë

24 Shtator 2021, 11:42 Nga DOSJA
Mashtrohet çifti rus në Durrës/ RRËFEHET gruaja: Paguam 15

DURRËS– Një çift rus ka rënë pre e mashtrimit nga një biznesmen në Durrës. Ata kanë denoncuar në ‘Faxweb’ se kanë paguar 15 mijë euro për një banesë mirëpo kur janë kthyer e kanë gjetur të mbyllur. Gruaja ruse tregon se në orën 9 të mbrëmjes janë kthyer në banesë, por nuk kanë mundur të futen brenda. Ata lajmëruan në atë kohë policinë e Kavajës e më pas pronarët e banesës ia dorëzuan çelësat. Mirëpo çifti ka zbuluar se pronarët e shtëpisë kanë rënë dakord për t’i bërë letrat brenda dy muajve mirëpo kjo gjë ende nuk është kryer. Gruaja ruse thotë se ende nuk e di se çfarë dëshiron pronari megjithatë insiston në dëshirën për ta blerë shtëpinë. Ajo thotë se nga ana e tyre nuk është shkelur asnjë kusht i kontratës ndërsa pronarët nuk u dorëzuan asnjë letër apo dokument të objektit të legalizuar.

Reagimi i plotë:

Ajo që ndodhi është se ne e duam shumë Shqipërinë dhe në fillim të këtij viti ne lindëm vajzën tonë dhe pas kësaj ne vendosëm të blinim një shtëpi dhe të qëndronim këtu për të jetuar. Pasi gjetëm një shtëpi që na përshtatet dhe filluam me procedurat për regjistrimin e kësaj shtëpie, pasi këtë kemi pasur në mendje, pra legalizimin, ne filluam të banojmë aty në marrëveshje me pronarët. Mirëpo pasi dolëm një ditë, kur u kthyem, shtëpia ishte e  mbyllur me çelës dhe tani ne nuk mund të hyjmë më në të. Përderisa nuk hyjmë dot, pasi nuk mund ta hapim, as nuk mund t’i marrim të gjitha gjërat tona dhe t’i përdorim në shtëpi, edhe pse deri më 31 dhjetor të këtij viti, sipas kontratës, ne kemi të drejtë të jetojmë atje, teksa jemi duke pritur letrat për legalizimin e objektit. Në muajin maj ne e gjetëm këtë shtëpi dhe kemi bërë një paradhënie, me shumën 15,000 €, të cilën ne e kemi në duar. (Tregon dokumentin) Pasi e noterizuam kontratën e kaparit tek noteri Albano Hidri në Durrës, pronarët e shtëpisë thanë që ne do të banonim në shtëpi dhe ata do t’i bënin letrat brenda dy muajve dhe pas kësaj ne do të paguanim të gjithë koston e shtëpisë. Ne nuk e dimë se çfarë do pronari, kur edhe noteri tani hesht, por di që ne ende duam ta blejmë dhe paratë tona janë ende në bankë, pasi ne duam të blejmë një shtëpi. Ne, nga ana jonë, nuk kemi shkelur asnjë kusht të kontratës, ndërsa nga ana e tyre që nga dita e parë pasi ne ramë dakord, nuk mora asnjë letër, asnjë dokument të objektit të legalizuar.

Ne mbërritëm në mbrëmje. Të shtunën në mbrëmje, në orën 9 me një fëmijë të vogël dhe një shi të tmerrshëm. Kur erdhëm zbuluam se shtëpia ishte mbyllur. Nuk kishim çelësa, thirrëm policinë. Kur mbërriti policia, shkroi një akt që deklaronte se shtëpia ishte e mbyllur dhe pas kësaj ne shkruam të nesërmen protokollin për policinë e Kavajës.

Dhe kur pronarët na dhanë çelësat e shtëpisë, para së gjithash, na u desh’ të bënim një pastrim të përgjithshëm kolosal për më shumë se një javë, dhe sa i takon shtëpisë, pothuajse asgjë nuk ishte funksionale, as edhe një llambë, e jo më një pishinë. Kishin një tualet dhe lavatriçe. Ne i ndryshuam dhe rreguluam të gjitha me shpenzimet tona. Ne kemi të gjitha dokumentet se sa kemi paguar çdo muaj për energji elektrike, për mirëmbajtjen e pishinës, etj., shkurt, për një shtëpi që supozohej që ishte e jona, por që tani nuk e marrim dot më.

Tani të gjitha veprimet janë shkruar. Unë e dua Shqipërinë dhe dua të jetoj këtu për shumë vite. Isha shumë mirë këtu, prandaj kërkoj edhe një herë, që në këtë situatë që jemi, dikush të dëgjoi gjithçka dhe të kuptojnë se rasti ynë nuk do të ishte kaq i tmerrshëm për askënd si për familjen tonë, kështu që shpresoj që situata të zgjidhet. Ne vazhdojmë të kemi dëshirën për të blerë pasurinë tonë të patundshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet cifti rus mashtrohet cifti rus cifti rus mashtrohet cifti rus

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj