All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Masakra në Velipojë, Famullitari i Shkodrës: Parja e tepërt të ha kokën, njerëzit t’i thërrasin mendjes e të mos mend

27 Qershor 2021, 16:29 Nga DOSJA
Masakra në Velipojë, Famullitari i Shkodrës: Parja e tepërt
All - Paragraf - 1

SHKODËR– Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj në fund të meshës të kësaj të diele nga katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër i bëri apel shoqërisë e kryesisht autoriteteve përgjegjëse vendore e qendrore që të marrin masa e të reflektojnë pas masakrës së ndodhur në Velipojë e aksidentit të rëndë që shoi famijen Gushi në Vlorë.

Palaj nuk e cilësoi një situatë aspak normale këtë që po ndodh në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në meshë, ai tha se njerëzit duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos bëhen më kaq individualistë e të mendojnë vetëm për vete. Edhe për autoritetet famillari that ë njëjtat fjalë, teksa shtoi se duhet t’i mirëadministrojnë këto të mira që na ka dhënë Zoti, për të shmangur të këqijat.

Fjala e famullitarit të Shkodrës dom Vlash Palaj gjatë meshës të së dielës për aksidentin e rëndë dhe vrasjen tragjike:

Nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj asaj që ka ndodhur gjatë kësaj jave. Një javë me të vërtetë tragjike për vendin tonë dhe ju ftoj që të arsyetoni dhe të mendoni seriozisht për shkaqet e degradimit të jetës në mënyrë të tillë. Kemi një aksident që ndodh në jug të Shqipërisë ku shuhet një familje krejt, babai, nëna dhe dy vajzat, katër të vdekur për një aksident. Mbrëmë në Velipojë katër të vrarë dhe dy të plagosur. Kisha në urtinë e saj ka sintetizu gjithmonë të keqen duke thënë se mëkati çon në vdekje. Ku është mëkati në lidhje me këto dy situata? Po është mëkat i madh atëherë kur nuk mbahet ritmi i jetës, kur don të kalosh caqet e saj, kur don të kalosh limitet e saj, kur don të ecësh më shpejt se është e duhur dhe kur nuk do të mbash ritmin e jetës së fëmijëve në makinën tënde. Ajo që të vjen më keq është se aty ku në një farë mënyre njeriu nuk din me ju përmbajt ritmit të jetës e cila është e avashtë, është graduale, nuk është e shpejtë apo e ekzagjeruar dhe aty për shkak të këtij mëkati shkon e godet të pafajshmit sepse fatkeqësia në këtë rast është tek ato dy fëmijë të pafajshëm të aksidentuar.

Mbrëmë edhe në vrasjen në Velipojë edhe aty është mëkati sepse janë ngatërruar për shkak të një të mire publike dhe mëkati në këtë rast nuk është vetëm mes atyre dy familjeve apo atyre dy bizneseve atje por mëkati në këtë rast është një strukturë e mirëfilltë sepse ata ngatërrohen për një të mirë që nuk është e tyre por është publike. Do të thotë se ata ndihen më autoritar edhe ndaj atyre që kanë përgjegjësinë të përcaktojnë ndarjen ose funksionimin ose të mirën publike në funksion të qytetarëve dhe mëkati kalon direkt tek pushteti lokal por edhe ai qëndror. Nuk është normale kjo situatë absolutisht por çdo kush të reflektojë se aty ku njeriu abuzon me të mirën e tjetrit, ku njeriu jeton për të përfituar thjeshtë për interesin e tij prap është mëkat, ku aty ushtrohet logjika e mikut prap është mëkat sepse e pëson dikush që nuk ka faj dhe aty ku ka kompromise me bazë interesi të jeni të sigurtë gjithmonë se dikush do ta pësojë dhe do ta pësojë me vdekje.

Prandaj dikush ti thërrasë mendjes se papërgjegjshmëria e atyre që janë autoritete për administrimin e këtyre të mirave të cilat i ka fal Zoti, papërgjegjshmëria vret. Edhe mungesa e shpirtit, mungesa e vlerës së jetës që jetojnë vetëm për t’u pasuruar edhe ajo vret sepse ai mëkat, ajo vrasje që ka ndodhur e ka një zanafillë të saj. Nëse ti abuzon vazhdimisht me të keqen ta dish se një ditë e keqja do të bëjë shumë keq ty. Fjala e popullit është e patjetërsueshme dhe qëndron gjithmonë, parja e tepërt dhe fatkeqësisht ato struktura korruptive, mafioze të cilat abuzojnë edhe me të mirat e përbashketa të ha kokën. Prandaj të jetojmë me dinjitet, me atë që të përket, me jetu me ligjshmëri, me jetu me moralitet, me jetu me etikë, me jetu si një qënie shoqërore dhe jo individuale, personale ku vë mbi të gjitha interesin tënd vetjak. Një njeri që jeton me këtë logjikë herët a vonë do ta humbin vetveten por edhe jetën e vet. Nëse mbjell keq, keq do korrësh dhe nëse jeton me të mirën ke shpresë se do të korrësh mirë por jo gjithmonë edhe kjo sepse ai i pamunduari shpesh herë godet të pafajshmin prandaj uroj që çdo kush të reflektojë mbi këtë situatë dhe të mbajë një qëndrim të drejtë sepse një ditë do ti japim llogari Zotit por ka për të qenë ai procesi final por edhe në këtë jetë do të shkojë çdo gjë në vend thotë Krishti dhe s’do mbesim asgjë pa dalë edhe gjatë rrjedhës së saj. Të jetojmë me dinjitet e ndershmëri duke e vlerësuar tjetrin të ngjashmin tënd dhe nëse beson në Zotin i bie të jetë vëllai jot sepse Zoti për ne është Atë. Dhashtë Zoti që dikush të ketë kurajon që kur e sheh se nuk është në gjendje të administrojë ashtu siç duhet të mirën e përbashkët të dorëhiqet e të largohet. Uroj që dikush vërtetë përballë kësaj katastrofe, një familje të shuar dhe dy familje të tjera të shkatërruara dikush të ketë kurajon për të thënë se unë nuk bëj për këtë punë dhe ia lëshoj vendin dikuj tjetër. Të lutemi për këto shpirtra që Zoti të ketë mëshirë për këto jetë që shkojnë kot për gjëra të kësaj bote. Nëse ti fiton gjithë botën por humb jetën tënde atëherë e bjerr shpirtin tand.

Katër persona përfshirë dhe kamarierin 20-vjeçar Myzerim Zeneli mbetën të vrarë pak pas mesnatës së kaluar duke shkaktuar një masakër në Velipojë. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç u vranë, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve. Viktima më e pafajshme në këtë mes ishte kamarieri Zeneli që e kishte dhe ditën e parë të punës.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dom vlash palaj famullitari i shkodrës dom vlash palaj masakra ne velipoje dom vlash palaj famullitari i shkodrës dom vlash palaj masakra ne velipoje

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje