LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i Luan Marrës 1 ditë para arrestimit: S’kam bërë seks me kunatën

27 Tetor 2021, 20:44 Nga DOSJA
Rrëfimi i Luan Marrës 1 ditë para arrestimit: S’kam

TIRANË- Masakra e Kozarës ku u shua një familje e tërë në Shkurt të vitit 2006 në Kozare të Kuçovës bëri bujë të madhe në atë kohë. Në këtë tragjedi mbetën të vrarë Shpëtim Marra, gruaja e tij Florije Marra e cila ishte dhe 4-muajshe shtatzënë, si dhe djali 2-vjeçar i çiftit, Artiol Marra.

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm Luan Marra, vëllai i Shpëtim Marrës, i cili nuk e pranon autorësinë. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus e ka trajtuar me detaje këtë histori, përmes 3 puntateve të dedikuara.

Së fundmi, emisioni Uniko ka publikuar dëshmitë e Luan Marrës në muajin Tetor 2006, kur dhe u arrestua zyrtarisht disa muaj pasi kishte ndodhur masakra. Pretendimi që ngriti policia në atë kohë ishte vrasje për shkak se Luani ka patur marrëdhënie intime me kunatën e tij, bashkëshorten e Shpëtimit.

Në një nga këto marrje në pyetje, atë të datës 29 Tetor 2006, Luan Marra pyetet disa herë nga hetuesi i çështjes në atë kohë, Sokol Bizhga, nëse ka patur marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e vëllait. Por Luan Marra nuk e ka pranuar asnjëherë këtë gjë.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: Çfarë mund të na thoni lidhur me debatin që është bërë në shtëpinë e Shpëtimit kur ai është kthyer për herë të fundit nga Greqia dhe në këtë debat sa persona keni qenë dhe në çfarë date dhe ore është bërë debati?

Luan Marra: Nuk mbaj mend që kur është kthyer Shpëtimi nga Greqia për herën e fundit unë të kem bërë ndonjë debat me të për çështje lekësh në shtëpinë e tij. Unë nuk i kam pasur lekë borxh Shpëtimit dhe nuk kisha përse të bëja debat me të, kështu që edhe për datën dhe orën se kur mund të jetë zhvilluar ky debat unë nuk kam se çfarë të the.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: A të ka thënë Shpëtimi se unë të kam marrë në Greqi edhe në vitin 2004 edhe në vitin 2005 për të punuar dhe lekët që m’i ke borxh duhet të m’i kthesh?

Luan Marra: Unë dua të them se është e vërtetë që Shpëtimi më ka marrë në Greqi në vitin 2004 dhe 2005, por kur ika herën e dytë në Greqi, lekët që i kisha borxh unë ia lava Shpëtimit. Lekë të tjera nuk di që t’i kem borxh.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: A të ka thënë Shpëtimi kur është kthyer nga Greqia për herë të fundit në shtëpinë e tij në debatin që keni bërë, se lekët që më ke borxh duhet të m’i kthesh sepse edhe unë jam në borxh?

Luan Marra: Siç e thashë edhe më lart, unë nuk i kam pasur lekë borxh Shpëtimit dhe nuk më kujtohet që ai të ketë kërkuar një gjë të tillë.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: A të ka rënë në sy se Shpëtimi kishte filluar të dyshonte në marrëdhëniet e tua me Florijen?

Luan Marra: Shpëtimi asnjëherë nuk ka dyshuar për marrëdhëniet e mia me Florijen dhe nuk kishte asnjë arsye se përse duhet të dyshonte. Unë dua të them se marrëdhëniet e mia me Florijen kanë qenë të mira si kunata me kunatin. Shpëtimi nuk kishte përse të dyshonte se unë kisha marrëdhënie intime me Florijen.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: Pavarësisht se Shpëtimi dyshonte ose jo, ti a ke pasur marrëdhënie intime me Florijen dhe a keni bërë seks bashkë?

Luan Marra: Jo kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk kam pasur marrëdhënie intime me Florijen dhe nuk kemi bërë seks bashkë.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: A i ka mbetur hatri nga Florijes kur nuk i ke kthyer lekër që i kishe borxh Shpëtimit dhe a e ka shprehur ajo një gjë të tillë me ty?

Luan Marra: Unë nuk i kam pasur lekë borxh Shpëtimit, kështu që edhe Florijes nuk kishte se përse t’i mbetej hatri për një gjë që nuk ekzistonte.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: A mund të na thoni diçka për faktin kur një herë në mbrëmje siç shkoje zakonisht në shtëpinë e Shpëtimit kur ai ka qenë në Greqi, derën ta ka hapur Florija dhe ti je hedhur dhe e ke kapur nga gjoksi e pastaj ke mbyllur derën e jashtme?

Luan Marra: Jo nuk është e vërtetë! Unë nuk di që ta kem bërë një gjë të tillë.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: A ka pasur dyshime Iliri (vëllai tjetër) se kishte marrëdhënie të fshehta me Florijen?

Luan Marra: Unë nuk di që Iliri të më ketë shprehur një gjë të tillë. Ai edhe mund të ketë pasur dyshime, por mua nuk m’i ka thënë kurrë. Ndoshta dyshimet e tij mund të kenë qenë pasi mund t’i ketë thënë ndonjë fjalë Majlinda.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: Cila janë dyshimet që sipas teje ka pasur Majlinda për ty dhe Florijen?

Luan Marra: Them që ajo ka dyshuar vetëm për faktin që unë flija tek shtëpia e Shpëtimit por ajo nuk më ka parë kurrë që unë të kryeja marrëdhënie seksuale me Florijen.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: A të ka thënë Shpëtimi ty që të mos flesh më në shtëpinë time sepse nga tani e mbrapa do të flejë Dhurata? Kur ta ka thënë këtë fjalë dhe në çfarë vendi keni qenë ti me Shpëtimin?

Luan Marra: Këtë fjalë Shpëtimi ma ka thënë përpara se të shkonte në Greqi për herë të fundit. Dua të saktësoj që për herë të fundit Shpëtimi shkoi në Greqi në datën 15 Nëntor 2005. Bisedën e lartëpërmendur me sa më kujtohet e kemi bërë tek shtëpia e babait ku kemi qenë gjithë pjesëtarët e familjes, si unë, Shefqeti, Bajamja, Dhurata dhe Shpëtimi. Gruaja ime dhe e Shpëtimit nuk kanë qenë. Me sa kujtoj, Shpëtimi më ka thënë se ti Luan nuk do të shkosh më të flesh në shtëpinë time sepse nga koha që unë do të shkoj në Greqi e mbrapa, aty do të flejë Dhurata dhe jo ti Luan. Unë i thashë se nuk kam se si të fle në shtëpinë tënde tani sepse jam martuar.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: Çfarë dini tjetër ju lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në shtëpinë e Shpëtimit?

Luan Marra: Unë deri tani kam thënë shumë gjëra e hollësi të cilat i kam thënë me përgjegjësi, por tani do të kërkoja nga ju që të shkruani për gjithë ato që tregova, të deklaroj:

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Sokol Bizhga: Çfarë do të deklaroni?

Luan Marra: Unë do të deklaroj se autor i ngjarjes së datës 9 Shkurt 2006 jam unë

Marrë nga Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artiol marra florije marra luan marra sokol bizhga artiol marra florije marra luan marra sokol bizhga

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet