Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Helmimi në Krujë, Fuga-opozitës: Turp të keni, ngrohni karrigen në vend që të…
27 Tetor 2021, 20:04Nga DOSJA
TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka ngritur disa pyetje për helmimin e banorëve në Krujë. Me anë të një postimi në Facebook, Fuga i është drejtuar opoztës, që nuk e ka ngritur sa duhet zërin për ngjarjen. Fuga më tej shkruan se e gjithë qeveria dhe mediat duhet të jenë në Krujë, duke investiguar atë që ka shkaktuar helmimin e banorëve.
Shkrimi i Plotë:
Kush e helmoi popullin e Krujës? Cfarë bëhet? Njoftohet se 500 të shtruar në spital me helmim në Krujë. Dhe media nuk çon gazetarë të investigojë dhe të raportojë nga Kruja. A thua se duhet të shkojë në Kazakistan. Krujë, o Krujë është, një vrap pele larg nga kali i Skënderbeut në Tiranë. Të na raportojnë live nga terreni, familje më familje, nga spitali, nga ujësjellësi. Kush u helmua, me çfarë kurohen, si është gjendja në spital, cilat lagje janë prekur? Raportojnë nga studiot hypur në majë tavolinash! Në vend të kësaj merren gjithë ditën se çfarë i tha kryetari i komisionit drejtoreshës së administratës të Kuvendit!
Dila jashtë! Nuk dal! Mos dill Do dal! Po turp mo nuk kemi!
Gjithë qeveria duhet të ishte në Krujë sot! Kërkim ndjese dhe marrje masash urgjente. Kemi helmim masiv të popullsisë. Ndofta edhe me dashje! Ujësjellësi i Krujës jep njoftime, athua se është në retë e Salisalltikut, kur duhet të ishte vendosur para akuzës! Menjëherë. A e kontrollojnë cilësinë e ujit cdo orë, apo varja? Krutanë hesapi, le të helmohen! Turp! Unë pres që prokuroria të akuzojë ujëssjellësin për helmim masiv të popullsisë!
Cfarë faktesh pret të mbledhi? Faktet janë brenda në spital! Mire çeveria asht n’gjum or tej, po deputetët e opozitës ç’më rrinë në kolltuqe të ngrohtë në vend të zaptojnë bashkinë e Krujës dhe ujësjellësin për ta tundur atë vend! Hajde opozitë, hajde! Apo merren me kalin e ngordhur të zgjedhjeve të 25 prillit të njohura nga partnerët ndërkombëtarë! Paskan bërë zbulimin e madh se zgjedhje qenkan të parregullta meqë nuk votuan emigrantët! Cfarë komedie! Helmim masiv !
TIRANË– Rezart Velmishi, shef i sektorit kundër narkotikëve nuk ka ditur të thotë nëse është identifikuar pronari i parcelës me kanabis në të cilën u...
TIRANË– Pastori Akil Pano ka postuar një formular që plotësohet nga fëmijët në kopshtet e Tiranës dhe në vend të fjalës ‘nëna’ e ‘babai’ është shënua...
KRUJË– Qytetarët e Krujës mund të jenë helmuar nga kultivuesit e kanabisit në këtë zonë. Nga raportimet në media, mësohet se pista e parë ku po hetoh...
TIRANË- Një makinë është djegur mbrëmjen e sotme në rrugën para shkollës Harry Fultz. Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihet një makinë e cila ka marrë ...
TIRANË– Bashkia e Tiranës ka marrë nën kontroll Sarajet e Toptanëve pa pasur ende një Vendim të Këshillit të Ministrave për shpronësimin e pronarëve....
TIRANË- Një prej pronarëve të Sarajeve të Toptanëve është shprehur se bashkia Tiranë nuk mund t’i marrë në kontroll pa dalë vendimi i Këshillit të Mi...
TIRANË- Prej 2015 rrugëve të Tiranës u janë shtuar koristë e biçikletave, duke ngushtuar rrugët për të nxitur pedalimin dhe dekurajuar automjetet. Q...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është treguar i gatshëm për të dëshmuar në Komisionin Hetmor për Zgjedhjet e 25 prillit. Në një deklaratë për mediat, p...
DURRËS- Studentët kanë nisur të çregjistrohen nga Universitetet për shkak të bëres së vaksinimit me detyrim. Me anë të një postimi në Facebook, avok...